Mjeshtrit e Taekwondo-së festuan 20 vjetorin e themelimit të këtij sporti në Malësi

Tuz, Malësi – 17 Shkurt – Anëtarët e hershëm të këtij sporti, mjeshtrit e Taekwondo-së (Master DAN), me një darkë solemne kremtuan 20 vjetorin themelimit të këtij sporti olimpik në Malësi.
Qëllimi i bashkimit në këtë darkë modeste ishte që mjeshtrit në fjalë të kujtojnë ditët e tyre të kaluara në përpjekje për ta avancuar këtë lloj sporti.
Vlen të përmendet që mjeshtrit e këtij sporti gjatë këtij bashkimi erdhën me idenë që në të ardhmen të formojnë shoqatën e mjeshtërve të Taekwondo-së me qellim që ti mbajnë mjeshtrit bashkë dhe të punojnë në projekte të ndryshme për të mirën e sportit.
Kjo shoqatë sipas tyre do të u mundësojë mjeshtërve të këtij sporti, të cilët shumica nuk janë më aktiv në sport, të kontribuojnë në zhvillimin e Taekwondo-së në Malësi.
Këta sportist ishin fëmijë të cilët u rritën dhe zhvilluan duke ushtruar këtë sport, që edhe pse tashti shumica janë të përkushtuar në sfera të ndryshme, ata sportin e kanë në gjak dhe janë të vendosur që në një mënyre të mbesin të lidhur me Taekwondo-në dhe ta ndihmojnë atë.
Darka solemne u zhvillua në ambientin e restorantit Troja në Tuz.

Duhet përmendur se iniciatorët që para 20 viteve sollën këtë sport në Malësi ishin i ndjeri Tomë Bojaj dhe Nikollë Gegaj i cili edhe sot vazhdon me klubin Besa. Edhe pse në kushte jashtëzakonisht të pafavorshme ata arritën në zhvillimin e këtij sporti tek ne. /Malesia.Org/

FOTOGRAFITË KOMENTOJE