Përsëri problem me flamurin, tani me atë të Kosovës

Shtypi malazez edhe kësaj here i jep rëndësi ngritjes së flamurit, por tani të Kosovës, në muret e jashtme të shkollës së mesme në Ulqin. Sipas të përditshmes Dan, me 17 shkurt të këtij viti, në muret e jashtme të kësaj shkolle është valëvitur flamuri i Kosovës. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me rastin e 28 nëntorit, por atherë është valëvitur flamuri shqiptar.

Në një aneks të këtij shkrimi përmenden edhe gjobat që dalin nga ligji i ri për përdorimin e flamujve të shteteve tjera. Kujtojmë se me ligjin e ri parashikohet që nëse njëperson fizik “në një vend publik pa leje përdorë flamurin, stemën apo simbol të një shteti tjetër, do të dënohet me një gjobë prej 200 € deri në 1.000 € ose me burgim deri në 60 ditë”

Në shkollën e mesme në Ulqin mësimi ndiqen në dy gjuhë, por që pjesa më e madhe e nxënesve mësimin e ndjek në gjuhën shqipe. /Ulqini Online/

KOMENTOJE


foto: FB