Televizioni Kombëtar Klan filloi transmetimin në formatin HD 24h

Në mbrëmje të datës 4 mars 2012, për herë të parë në historinë e medias në Shqipëri, por edhe në rajon një televizion privat fillon të transmetoj programet e veta në formatin HD. Televizioni Kombëtar Klan është televizioni i parë i cili mori guximin ti futet një rruge të tillë teknologjike.
Të dielen spektakli i madh “X Factor Albania” ishte ai i cili startoj transmetimin në këtë format, duke qenë programi i parë në HD të cilin e realizon TV Klan duke vazhduar pastaj me të gjitha programet e tjera, nga edicioni i lajmeve, deri te spektaklet e ndryshme, emisionet politike etj.
Tv Klan me siguri është televizioni i vetem në Ballkan dhe më gjërë i cili transmeton, prodhon dhe regjistron 24h në HD.
Në një intervist për “abc news” Aleksander Frangaj drejtor i përgjithshëm i TV Klan tregoi për kostot, sakrificat, vullnetin etj të cilat ai ka ndërmarrë për të arritur deri në këtë pikë. “Risija në tregun mediatik shqiptar lidhet pikërisht me një frekuencë të re, pra një kanal tjetër televiziv që transmeton 24 orë në HD. Jo vetëm kaq, por ky transmetim është krejtësisht falas, pa asnjë kuotë mujore. Njëkohësisht, për të mos u ndalur këtu, një sistem i tillë transmetimi ka një tjetër specifikë, televizioni rregjistron, prodhon dhe transmeton në HD. E ky është televizioni kombëtar Klan. Përmes një fraze të tillë, mund të përmbledhim zhvillimin më të ri në fushën e teknologjisë audiovizive i përqafuar nga një televizon i tillë”, është shprehur Frangaj, duke treguar se këtë gjë e bëri më shumë për pasion se sa për përfitim për arsye se tregu në Shqipëri është shumë i vogel dhe është e veshtire të ketë përfitime.
Për fillim këtë luks mund ta ndjejn vetëm qytetaret e Tiranës, ndërsa Frangaj prëmton se një luks të tillë do ta kenë të gjithë qytetaret e Shqipërisë. Ai gjithashtu është shprehur se edhe televizionet e tjera të cilat janë pjesë e Media6 do të fillojn transmetimet në HD, si Klan Kosova, abcnews etj.

HD nuk është një risi në Shqipëri, për arsye se edhe televizioni Top Channel ka lançuar disa programe në HD përmes digitalb. Por, e veçanta e TV Klan është se ky televizion regjistron, prodhon, dhe transmeton 24h programet e veta në HD.
Jemi të gjithë të vetëdishëm për programet e ndryshme, emisione politike, kulturore, humoristike, spektakle në studio gjigande, skenografi të ndryshme nga më të mirat në rajon, të cilat prodhohen nga skenograf me fam europiane, bashkëpuntore të ndryshem nga vënde të ndryshme Europiane, e sidomos nga Italia e cila është e njohur për spektakle të ndryshme, teknologjin e fundit, gazetar të aftë, të gjitha këto dhe shumë më shumë i posedojn Televizionet në Shqipëri të cilat me siguri janë më të mirat në rajon.
Media ka rëndësi të madhe në çdo shoqëri demokratike, për këtë arsye duhet të jemi krenar që shqiptaret kanë media të tilla.

D.S