Rrugëtimi poetik i Zef Përgegës – Nga Rafael Floqi

Zef Pergega , është një poet që ka krijuar individualitetin krijues, jo vetëm në poezinë e sotme shqipe që krijohet në mërgim, por individualiteti dallohet edhe ne nivelin e poezisë së sotme shqipe. Tashmë poezia e tij ka fituar një vlerë dhe peshë të vertetë artistike. Kjo gjë më dukshëm vërehet, sidomos në krijimet poetike të librit të fundit të këtij autori. Poezia e tij, ka marrë vlerë që duhet respektuar, sepse ka tërhequr vëmendjen e lexuesit, për më tepër të asaj kategorie që leximin e poezisë e bëjnë më kujdesshëm dhe në mënyrë profesionale. Tonaliteti, individualiteti i unit poetik, madje dhe figuracioni eshte i ngjyer, i ngulfatur, në shumatoren e përceptimeve dhe përjetimeve të poezive të tij, me tematikë nga vendlindja, nga raportet me njerëzit e tjerë, dhe vleresimi i kundrimit poetik e bën poezinë e tij shpesh herë mjaft piktografike gjë që reflekton një figuracion e ndjenjë shumëplanëshe.

Vëllimi i tretë të Zef Përgegës « Lëreni kohën të flasë » sjell një qerthull poezish që diku- diku rregëtijnë si zjarre malli, e diku si hire shpresash , ku mes prushit e hirit xixëllojnë aty-këtu mes vargjesh perla autentike metaforash që të befasojnë dhe të rrëmbejnë. Ky vellim vjen pas dy vëllimeve te para « Dheu i Atit » dhe « Kallnuer në Detroit. Ndersa «Dheu i Atit » nje zberthim metaforik i fjales atdhe eshte me teper nje klithme per lirine . Ai eshte sikurse thote e ne parathenien e atij libri Marash Mirashi eshte nje zgjim i endrres se lirise qe materializohet mese miri ne poezine lajtmotiv « Nëse ». Vete evoluimi qe ai ka shenuar nga libri i pare botim i vitit 2009 « Dheu i Atit » dhe « Kallnuer në Detroit » dhe libri i fundit Lëreni kohën të flasë » eshte nje triptik tematik i gjithe rugetimit poetik te autorit Atdheu-Mergimi-Universi i lirise.

Janë këto disa nga arsyet pse themi se Zef Pergega është nga ata poetë që poezinë e ka pasion, dhe atë e krijon jo për të plotësuar ndonjë vakum krijues, por thjesht shkruan për të shprehur ndjenjën dhe përkushtimin e tij letrar. Zefi pavarësisht trajtimit te gjinive te tjera i ka mbetur besnik krijimit të poezisë duke u dalluar si një krijues që më me përkushtim merret me të. Te poezia e Zef Pergeges spikasin tiparet e njëe poezie që ngërthen në vetvete sa modele dhe stilema mirditore të poezise së tij të trevave të Lezhes të kultivuara qysh në kohën e rinisë së hershme dhe të shprehura qysh në librat e parë të tij , me të vetmin ndryshim se melankolia për Atdheun, tani sikur e ka ndryshuar baraspeshën. Tashti kundrimi i fenomeneve bëhet nga larg dhe është bërë obsesion i tij krijues, duke e bërë poezinë më meditative, më të përjetuar dhe shumë më të dhembshme, ngase edhe ato nota lirizmi edhe ato fije gëzimi, sikur i këputen nga një jetë e të qenit larg Atdheut, larg realitetit për të cilin ai jeton dhe krijon. Por të qenit larg vendlindjes i jep atij distancën e duhur nga tabloja poetike për ta bërë poezinë e tij jo vetëm emocionale por edhe racionale. Psh ne vellimin e pare poezia Kthehu dallendyshe shpreh deshperimin e gjendjes se autorit te nje azilanti ne pritje “dallendyshe ktheju,toka ime, Vlugu i ngrire, qielli grisur gri,gjak pikon prej plumbit ne syrin emos kthimit”nje figuracion qe krijon nje imash makaber ku nuk besoj se mund te fluturojne dallendyshet. Apo ne poezine Cincinati ky xjerr ate varg lapidary per cdo emigrant qe kalon ne kalvarin e azilit : ku cekici i drejtesise preu nje jete ne mes “

Poezia e Zeg Pergegës është një kondesat përjetimi. Uni i tij poetik shpreh një njerën anë realitetin në anan tjetër filozofimin për situatën. Realiteti të emigruarit në Amerikë, ai për jetim i parë i jetës të re emigrantëve të rinj të Ameriëks, zor se mund të thuhet më shkurt se sa në këto dy vargje të poezisë « Më përket dhe i përkas », ‘Të ardhurit e ngulin idenë e kthimit, /pa lëshuar çantën e ikjes’. Realiteti i ri, Amerika për autorin që kaloi si shumë prej nesh në kalvarin e emigracionit, është toka e premtuar, është toka e qumështit dhe e mjaltit,.

Malli për vendlindjen është sa i ndjerë aq dhe dramatik, sa i deklamuar aq dhe i për jetuar, ndaj dhe poeti guflon «Të gjithë dashuritë i mblodha si liqeni plot me kroje / mallin tënd dhe mallin tim për Shqipëri. Malli është tema e mjaft poezive lënda e cilave janë sa përjetime të gjalla, përsiatje e kujtime aq edhe përgjithësime të një filozofije konkrete të ditës që përbën edhe vetë mesazhin e tyre. Babai, nëna, familja,fëmijët janë fytyrat e mallit, si tek poezia « Qelizë e ndarë » ‘ Hallet zgjasin thonjtë / e përfyti na zënë në zyrat e shtetit, aty kujtohemi se në pasaportë i paskemi në listë etërit ‘ .

Një figuracion me veneracion të krishterë, të paparë ndonjëherë në letërsinë shqipe të pas diktaturës, ku të qenit i krishterë katolik për poetin nuk është vetëm çështje konfesioni, por dhe një shqetësim poetik , mjafton këtu të citojmë vargjet nga poezia « Në Mirditë » ‘ Krishtërimi atje rron me pemën, nëntëqind vjecare Uldi, Mali i shenjtë stinët i vesh me xhurdi /plisin në bardhë e zhgunin e Benediktit /Bibla i vallon në sy’, apo poezinë « Lutja e Nanës sime », ‘katolike ajo vatër në prushin e kumteve /trokiste heshtas një puhizë vjollcë, Nana mërmëriste orën e lutjeve’. Qysh ne vellimin e pare ndihet fryma e besimit si ne poezite ateizem , Lisus e deri tek poezia kushtuar fshatit te lashte te Berzanes.

Realiteti i Shqipërisë por edhe realiteti jetës në Amerikë janë tematika kryezore të poezive të Zefit , ndjeshmëria ndaj ngjarjeve të Kosovës e të Shqipërisë përbën grupimin më të madh të poezive , si : « Dikur dhe tani », « . Por analizës së fakteve nuk i kanë shpëtuar edhe dukuri shoqërore të jetës shqiptare , të politikanëve të përçudnimit të njerëzve dhe të vetë realitetit, si në poezinë : « Reklamë » , ‘kanaçet e shtypura të reklamave shqiptare , të njejtat fytyra me xhaketa të kthyera, të kapura pas një nallaneje’, apo poezi të tilla si « Jetoj », « Hamburger me gjymtyrë », « Hithri dhe Lisi ». Një sarkazmë e lehtë ndihet ndaj dukurive shoqerore të Shqipërisë së pas komunizmit, në disa poezi si ajo e lartpërmenduara që marrin madje edhe formën e fabulës. E ndersa ne vellimet e para ka me shume shfrim merzitie ne vellimin e fundit ka me shume analize dukurish sociale.

Por le të ndalemi tani tek vëllimi: « Lëreni kohën të flasë » Në fakt ky është vëllimi i tretë i autorit Zef Përgega që në ndryshim nga dy vëllimet e para « Dheu i Atit » dhe « Kallnuer në Detroit » sjell krahas lirizmit të indit poetik , më tepër pjekuri artistike si në vargëzim , në figuracion apo dhe në imazh. Ndersa tek poezite e vellimit te pare mund te kishte mangesi artistike ato ishin me teper nje gulsh shfrimi emocional jo krejt te formesuar ne vellimin e dyte e sidomos ne librin e fundit vihet re se autori eshte me i vemendshem me figuracionin dhe ritmin. Ky vëllim poetik që është libri i tretë me poezi i poetit tregon ecjen e tij ne rrugen e brishte te poezise në një total prej nente librash të gjinive të tjera, se bashku me librin e ri me publicistike i jep atij një vend të denjë në poezinë shqipe që prodhohet në diasporë dhe në Shqipëri .

KOMENTOJE