Vogëlushët e KF Malësia kryesojnë tabelën e kampionatit të Malit të Zi

Tuz, Malësi (10 Mars 2012) – Futbollistët e klubit të futbollit “Malësia” nga Tuzi, për moshën nën 12 vjeç kryesojnë tabelën për titull të kampionatit të Malit të Zi.
Vogëlushët e Malësisë kanë një rekord prej 33 golave të shënuar dhe vetëm dy gola të pranuar, pa asnjë humbje gjatë krejt kampionatit.

“KF Malësia” gjatë viteve të kaluara ishte pjesëmarrëse e disa turnamenteve ndërkombëtare në Gjermani, Austri e gjetiu, ku u renditen në mesin e ekipeve më të mira.
Loja e mirë e vogëlushëve malësorë u ra në sy edhe menaxhereve evropian ku disa nga ata vogëlush patën ftesa për pjesëmarrje në kampe futbolli nga ekipe evropiane. Veçojmë Xhonatan Dreshaj i cili ishte pjesëmarrës i kampit të klubit numër një në botë, Barcelonës.

Disa nga futbollistët e formacionit të parë janë: Luigj Camaj, Xhonatan Dreshaj, Leon Dushaj, Stefan Pllumaj, Kenan Orahovac, Enes Orahovac, Alden Shkriel, Nikollë Sinishtaj, Gjovani Camaj, Amer Shkriel, Anton Vulaj, Marjan Vulaj, Nikollë Gjonaj, Emanuel Camaj.
Trajner dhe menaxher i klubit është David Camaj; trajner i licencuar sipas kriteriumit të UEFA-së kurse Kryetarë dhe udhëheqës i klubit është prof. Pal Dreshaj.

Ne urojmë suksese edhe të mëtejshme futbollistëve të “KF Malësia” dhe shpresojmë se do të gjejnë përkrahje si morale ashtu edhe financiare nga të gjithë ata që kanë mundësi. /Malesia.Org/

KOMENTOJE


Shtutgard – Gjermani

Tuz

Lezhë – Shqipëri