Universiteti i Malit të Zi dobët i rënkuar në listën botërore

Universiteti i Malit të Zi rënkohet ulët në listën botërore dhe evropiane të universiteteve.

Universiteti i Malit të Zi në listën e organizatave të kolegjeve gjendet në vendin e 7403, njofton CDM.

Në listën e Shangai dhe atë të Londrës, të cilat konsiderohen si më prestigjiozet, UMZ nuk është listuar asnjë herë.

Në listën prestigjioze QS University Ranking, nga viti 2011 në listën e 700 më të mirëve gjinden edhe Universiteti i Beogradit dhe ai i Zagrebit kurse Universiteti i Lubjanës në këtë listë gjendet që disa vite me radhë.

Nga Universitetet nga rajoni në listën Shangai, vitin e fundit u listuan vetëm Universiteti i Lubjanës dhe ai i Zagrebit.

Rektorati i UMZ këtë rënkim të dobët e arsyeton me mungesën e informacionit nga ana e këtyre organizatave. /Malesia.Org/

KOMENTOJE