Incidente të reja në Maqedoni

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë ndodhur disa incidente në Maqedoni, që kanë përfshirë pjestarë shqiptarë nga njëra anë dhe maqedonas, nga ana tjetër. Këto zhvillime po shtojnë shqetësimet në këtë vend me marrëdhënie të brishta ndëretnike. Ndërkohë, policia njofton se ka arrestuar shtatë autorë të sulmit kundër pesëmbëdhjetë nxënësve shqiptarë dhe se do t’i kërkojë prokurorisë masën e paraburgimit për të ndaluarit. Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka dënuar incidentet dhe ka bërë thirrje që ato të mos përdoren për përfitime politike. /VOA/

KOMENTOJE