Tuz, Malësi (22.03.2012) – Nën organizimin e Shoqatës “Mjeshtrit e Taekwondo-së DAN Master” dje u organizua aksion i madh i mbledhjes së mbeturinave në më shumë se 15 lokacione në trevën e Malësisë, duke u përqendruar në vendet publike siç janë shkollat, Shtëpia e Shëndetit, Shtëpia e Kulturës, ndërtesa e Komunës urbane në Tuz, qendra e qytezës së Tuzit etj.
Iniciativës së Mjeshtreve të Taekwondo-së pozitivisht u përgjigjen dhe bashkëngjitën në aksion drejtoria, punëtorët dhe nxënësit e Shkollës së Mesme “25 Maj” në Tuz , Shkolla Fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz me paralelet në Sukruq, Vuksanlekaj dhe Milesh, Shkolla Fillore “29 Nëntori” në Dinoshë, Shkolla Fillore “Vëllazërim” në Skorraq, Shkolla Fillore “Gjergj Kastrioti” në Triesh, Medreseja në Milesh, udhëheqësia e KU Tuz, Stacioni Policor në Tuz, OJQ të ndryshme si ajo Rapsha, Trofta, Koha Jonë etj. Aksionit ju bashkëngjitën edhe banorë të profileve dhe moshave të ndryshme, nga fëmija deri te pensionistët.
Një nga nxënësit e shumtë të Shkollës Fillore në Tuz i cili ishte bashkangjitur aksionit, shprehet se është i lumtur që u organizua një aksion i tillë, pasi kjo është shkolla dhe oborri i tyre në të cilin kalojnë së pakut 8 orë në ditë.
Organizatori siguroi thasë për mbeturina dhe dorëza për të gjithë pjesëmarrësit në pastrimin e mbeturinave.
Ishte ky sigurisht aksioni më i madh i zhvilluar ndonjëherë në trevën e Malësisë.
Sipas fjalëve të organizatorit në këtë aksion me moton “Për Globin, Për Shëndetin” morën pjesë rreth 1500 aktivistë.
Aksioni njëkohësisht u zhvillua në: Traboin, Skorraq, Drume, Vuksanlekaj, Sukruq, Tuz, Milesh, Dinoshë, Triesh, Poprat, Cem i Trieshit dhe pran Liqenit të Shkodrës pikërisht në Vitojë.
Shpresojmë se kjo iniciativë do të shërbej për krijimin e ambientit të pastër dhe do të ndikoj njëkohësisht në ngritjen e vetëdijes së banorëve të Malësisë për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e ambientit; natyrës e cila varet nga ne, por gjithashtu do të shërbej edhe si vërejtje organeve kompetente të cilët e kanë për detyrë grumbullimin e mbeturinave të cilët po ashtu përkrahën aksionin.
Iniciatori i këtij aktiviteti “Mjeshtrit e Taekwondo-së DAN Master” që përbëhet nga 12 anëtarë: Driton Junçaj, Malot Gjuravçaj, Vilson Ujkaj, Aleksandër Camaj, Pashko Dedivanaj, Martin Bojaj, Pashko Dedvukaj, Robert Ivezaj, Nikollë Kalaj, Martin Lulgjuraj, Arben Vulaj dhe Arben Camaj ishin të koordinuar në të gjitha pikat e aksionit.
Atyre dhe të gjithëve që ju bashkëngjitën, urojmë për aksionin me shpresën që edhe në të ardhmen do të punojnë për të mirën e Malësisë. /Malesia.Org/
FOTOGRAFITË (Qendra e Tuzit, KU Tuz, Shtëpia e Shëndetit, QKI Malësia)
FOTOGRAFITË (Sh.F. “Mahmut Lekiq”, Sh.M. “25 Maj” Tuz)
FOTOGRAFITË (Sh.F. “29 Nëntori” Dinoshë, Priftën)
FOTOGRAFITË (Sukruq, Vuksanlekaj)
FOTOGRAFITË (Sh.F. “Vëllazërim” Skorraq, Traboin, Vitojë)
FOTOGRAFITË (Sh.F. “Gjergj Kastrioti” Triesh, Cem i Trieshit)
Falënderojmë të gjithë ata që kontribuon në përmbledhjen e fotografive.