Sportisti nga Malësia, Nreka Lulgjuraj i treti në ''Ultramaraton – Montenegro 2012''

Tuz, Malësi (03.04.2012) – Të shtunën e kaluar në Podgoricë u zhvillua maratona ”12.Ultramaraton – Montenegro 2012” ku morën pjesë 50 garues nga Gjermania, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi, në mesin e të cilëve ishte edhe sportisti ynë nga Malësia Nreka Lulgjuraj i cili në garën 50 kilometra nxuri vendin e tretë.
Lulgjuraj, 50 kilometra i vrapoi për 4:10,25 ku përpos që nxuri vëndin e 3 ai u shpall kampion i Malit të Zi.
Organizatorët e “Ultramaraton – Montenegro 2012” gjithashtu shpallen Lulgjurajn “Njeriu më i qëndrueshëm në Mal të Zi për vitin 2012”.

“Jam i kënaqur për faktin se arrita të renditem i treti në plasmanin gjeneral, të fitoj kupën e kampionit të Malit të Zi e gjithashtu edhe për çmimin “Njeriu më i qëndrueshëm në Mal të Zi për vitin 2012”. Përpos këtyre, arrita të përmirsoj rekordin e vitit të kaluar”, tha Lulgjuraj për portalin tonë.
Ai shton se në të ardhmen synon për rezultate edhe më mira.

Sportisti i suksesshëm nga Malësia, muajin e kaluar mori pjesë edhe në Ultramaratonën e Beogradit (Serbi) në të cilën morën pjesë 80 garues nga 8 shtete. Lulgjuraj në këtë garë nxuri vendin e 10.
Në këtë maratonë vendin e 7 e nxuri përfaqësuesi i Shqipërisë, Ervin Topçiu dhe Arlind Subashi gjithashtu nga Shqipëria, vendin e 8.
Lulgjuraj falënderoj Iniciativën Qytetare – Vasel Sinishtaj për sponsorizim që i mundësoi të mbulonte shpenzimet e udhëtimit.

Si edhe shumica e sporteve, në Malësi atletika-vrapimi është pothuaj krejtësisht e pazhvilluar, por edhe përkundër këtij fakti, vështirësive dhe mungesës së kushteve dhe përkrahjes, mungesës së trajnerit etj., Lulgjuraj vazhdon me arritjen e sukseseve. Prandaj, apelojmë te të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë të ndihmojnë këtë sportist që së paku ti mundësohet pjesëmarrja në gara jashtë vendit, pasi aty përpos tjerash ka shpenzime udhëtimi.
Ne i urojmë shëndet dhe suksese dhe në të ardhmen. /Malesia.Org/

VIDEO

Nreka Lulgjuraj

Nreka Lulgjuraj

Nreka Lulgjuraj

Nreka Lulgjuraj

Nreka Lulgjuraj

Nreka Lulgjuraj

Nreka Lulgjuraj

Nreka Lulgjuraj