Kohë më parë organizata Fronti i Bashkuar Shiptaro-Amerikan kishte reaguar ashpër me anë të një deklarate për opinion të rreh asaj se boshnjakët në Mal të Zi janë pjesë e planit kolonial që ka për qëllim për të minimizuar dhe margjinalizuar popullsinë shqiptare në trevën e Malësisë. Deklarata e cila u publikua në portalin tonë bëri bujë në opinionin dhe mediet malazeze të cilat u referuan në deklaratën në fjalë.
Fronti i Bashkuar Shiptaro-Amerikan i ka kërkuar qeverisë malazeze të ndalin me kolonizimin e Malësisë (zona Dheu i Zi) përmes boshnjakëve, në mënyre që të ndalin ndryshimin e përbërjes etnike të Malësisë banuar historikisht nga shqiptarët autokton.
Gazeta Dan shkruan se rreth këtij opinioni reagoi Partia Boshnjake duke thënë se tokat i kanë blerë nga shqiptaret dhe jo vjedhur e zaptuar.
”Boshnjakët të cilët u vendosën në Dheun e Zi pronën e tyre nuk e përfituan me mashtrime dhe vjedhje, por vetëm me mjete ligjore, duke blerë nga banorët lokalë. Me këtë në këtë zonë u investuan të paktën njëqind milionë euro, dhe vetë kanë marrë pjesë në ndërtimin e infrastrukturës. Me fqinjët e tyre shqiptarë, boshnjakët këtu por e dhe në Tuz kanë marrëdhënie tradicionalisht të mira. Prandaj, në Dheun e Zi popullsia boshnjake nuk është vendosur me ndonjë plan sekret me qëllim të margjinalizimit të shqiptarëve, por është një proces sociologjik i lëvizjes së popullsisë që manifestohet me disa ndryshime demografike” thuhet në reagimin e kësaj partie. /Malesia.Org/ /Ulqini Online/