Te dashur vellezer e motra, malesor e malesore te Malesise se Madhe!
Ne kete dite festive dhe reflektimi per gjithe ne eshte kenaqesi e imja personale dhe e institucionit qe une perfaqesoi tu dergoj te gjitheve pershendetjet e ngohta vellazerore duke u perulur me trup, mendje e zemer perballe gjithe asaj plejade heronjsh, deshmoresh, malesoreve e shqiptareve tane trima qe dhane jeten por dhe luftuan me heroizem te pashoq jo vtem per Malesine e Madhe por per gjithe Shqiparine tone te perbashket duke ngulitur ne memorien e te gjitheve Kryengritjen e Malesise se Madhe te vitit 1911 e sidomos duke i dhene treves tone e gjithe vendit pararendjen e Pavaresise se Shqiperise (me 28 Nentor 1912) ku nje vit me pare e konkretisht me 6 Prill 1911, Ded Gjon Luli me trimat malesore ngriten ne Decic Flamurin Kombetar te Gjergj Kastriotit-Skenderbeu.
Krenaria e te qenurit malesor e malesore i Malesise se Madhe por edhe shqiptar e shqiptare te Shqiperise tone te perbashket kane qene e jane vlera qe na lartesojne por edhe qe na kane dhene gjithmone shprese per dite me te mira ne te ardhmen tone te perbashket si qytetare te denje te botes se civilizuar, te kesaj bote qe ne kemi dashur, duam e do te duam per gjithe jeten te jemi.
Ne te tilla permasa edhe pse ne kohe te ndryshme perpjekjet e shqiptareve e ne vecanti te malesoreve per te kontribuar jo vetem ne lirine e vendit apo te treves se vet, por edhe ne kontributin tone per mbrojtjen e lirise e stabilitetit rajonal e me gjere kane qene e jane shume vendimtare dhe teper miqesore edhe pse e kemi paguar shume shtrenjte kete sakrifice me gjakun e dhjetra, qindra e mijra deshmoreve e per me teper edhe me gllaberim territoresh dhe padrejtesi te tjera nga vende te vetquajtura aspiruese te lirise. E megjithate ne jemi krenar per kontributin, vlerat dhe perspektiven euro-atlantike qe perfaqesojme sot, duke dhene shembullin se dime te respektojme, dime te ndertojme te ardhmen tone dhe se ofrojme vetem miqesi e paqe ne rajon, europe e me gjere.
Ajo cka na ben ne malesoreve me krenar ne kete dite eshte se kjo date historike festohet ne nje vit jubilar per gjithe shqiptaret kudo qe jane e konkretisht ne 100-vjetorin e Shpalljes se Pavaresise, Ngritjes se Flamurit dhe Krijimin e Shtetit Shqiptar ku plaku i urte, politikani i mencur, patrioti e flamurtari i lirise, burri i shtetit Ismail Qemali me 28 Nentor 1912 ne Vloren Heroike beri Shqiperine “me vehte e te mosvarme “ krahas shteteve e vendeve te tjera europiane e boterore. Pikerisht per kete Shqiperi qe luftoi edhe Ded Gjon Luli me trimat e tjere malesore ne Kryengritjen e Malesise se Madhe 1911, e per kete Flamur qe e ngriten malesoret ne Bratile te Decicit me 6 Prill 1911.
Ndaj per te gjithe ne malesor e malesore te Malesise se Madhe nen frymen e kesaj date historike ( 101 vjetori i Kryengritjes se Malesise se Madhe e ngritja e Flamurit ne Decic-6 Prill 1911 ) te jemi sa me te bashkuar, te largojme frymen e urrejtjes politike e s’miren qe shpesh na brengos ndergjegjen e dinjitetin tone , te ofrojme shanse e mundesi per mirekuptim e paqe. Te kuptojme se lirite e te drejtat e shqiptareve e ne vecanti te malesoreve ne shetin malazez nuk vijne duke u bere armiq me njeri-tjetrin por te jemi vellezer nder veti e qytetare te denje te Malesi se Madhe. Dashuria per treven e vendin tone vlen vetem atehere kur te jemi te bindur ne ate se: “ cfare ne bejme per treven e vendin tone e jo vetem te presim se cfare treva e vendi yne ben per ne “.
Lavdi te perjetshme Kryengritjes se Malesise se Madhe dhe 6 Prillit 1911. Lavdi heronjve e deshmoreve qe rane ne kete Kryengritje e per Flamurin Kombetar. Rrofshin treva e Malesise se Madhe dhe Shqiperia jone e perbashket.
Sytki Ndrecaj
N/Prefekti Malësi e Madhe