Më 5-6 prill 2012, Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, zoti Edmond Haxhinasto do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Malin e Zi me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Integrimit Evropian të Malit të Zi, zotit Milan Roçen.
Në programin e vizitës veç bisedimeve zyrtare ndërmjet dy ministrave të Punëve të Jashtme, janë parashikuar takime të Ministrit Haxhinasto edhe me Presidentin e Malit të Zi, zotin Filip Vujanoviç, me Kryetarin e Parlamentit, zotin Ranko Krivokapiç dhe me Kryeministrin, zotin Igor Lukshiç, njofton ministria i jashtme shqiptare.
Gjithashtu ministri Haxhinasto do të zhvillojë takime edhe me drejtuesit e partive parlamentare shqiptare në Mal të Zi, si dhe me drejtuesit e pushtetit vendor në Ulqin dhe Tuz. /Ulqini Online/