Pastrohet “depoja” e mbeturinave te ish Titeksi

Tuz, Malësi (06.04.2012) – Ndërmarrja publike “Cistoca”, gjatë ditës së djeshme me makineri dhe punëtorë pastruan mbeturinat rreth ndërtesës së ish Titeksit në Tuz.

Ishte ajo vërtet një pamje e shëmtuar dhe depo mbeturinash, me një fjalë bërllok sëmundjesh në vetëm disa dhjetëra metra nga Shkolla Fillore, Shkolla e Mesme, Shtëpia e Kulturës dhe Shtëpisë së Shëndetit.

Përkujtojmë se me datën 21 të muajit të kaluar nga “Mjeshtrit e Taekwondo-së DAN Master” u organizua aksion i madh i pastrimit të Tuzi dhe krejt Malësisë në të cilin morën pjesë numër i madh i banorëve të Malësisë, OJQ-ve dhe Institucioneve.
Vendi rreth Titeksit ishte i pa mundur dhe i rrezikshëm që të pastrohet pa mjetet speciale dhe makineri, prandaj duket se ky aksion u shkoj në vërejtje organeve kompetente të cilat më në fund reaguan dhe e pastruan këtë vend i cili me vite ishte terror ndaj natyrës.
Shpresojmë se ky ambient nuk do të lihet më të vij në gjendjen që ishte. /Malesia.Org/

Kështu dukej deri dje:

Gjatë pastrimit të djeshëm: