Haxhinasto vizitën në Mal të Zi e filloi me Malësinë

Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, zoti Edmond Haxhinasto, vizitën e tij në Mal te Zi e filloi me takimet në Komunën Urbane të Tuzit ku u takua me kryetarin e kësaj komune Fran Lulgjuraj dhe me përfaqësuesit tjerë të kësaj komune.

Haxhinasto vlerësoi marrëdhëniet e mira fqinjësore mes dy vendeve dhe avancimin e tyre edhe në të ardhmen.
Ai tha se vizita në Mal të Zi realizohet me qëllim të hartimit dhe realizimit të projekteve të përbashkëta ndërkufitare, por edhe të njoftohet me pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi, ku theksoi se shqiptarët në këtë vend kanë dhënë kontributin e tyre.

Nga e kaluara jemi të mësuar që përfaqësuesit e shtetit amë kalojnë për Tuz që së pari të takohen me homologët e tyre në Podgoricë dhe në fund vizitojnë bashkëkombësit e tyre në Malësi. Kësaj herë nuk ndodhi ashtu, Haxhinasto veproi ashtu si edhe është më reale.

Më pas Haxhinasto vazhdoi për Podgoricë ku pati takime homologun e tij Milan Rocen dhe zyrtarë tjerë malazez.

Përfaqësuesit e Shqipërisë dhe të Malit te Zi nënshkruan marrëveshjen për bashkëpunim në arsim me të cilën, siç u vlerësua, do te zgjidhet çështja e taksës së qëndrimit studentorë.

Qeveria malazeze do te beje c’eshte e mundur qe dokumenti sa me pare te hyje ne fuqi, theksoi ministri për pune te jashtme dhe integrimet evropiane Milan Rocen pas bisedimeve me kolegun nga Shqipëria Edmond Haxhinasto.

Haxhinasto dhe Rocen theksuan se po punohet me seriozitet në projektin e ndërtimit të rrugës Plave-Podgorice përmes Shqipërisë. Rocen shtoi se është biseduar edhe për vendosjen e lidhjeve ujore ndërmjet Virpazarit dhe Shkodrës, për rregullimin rrjedhës se lumit Buna, për aftësimin e hekurudhës Shkodër–Podgorice-Kollashin për qëllime turistike.

Haxhinasto vlerësoi se lidhjet ndërmjet dy shteteve janë shembull i marrëdhënieve të mira fqinjësore në rajon. Ai shtoi se dy vendet kane qëllimet e përbashkëta, duke shtuar se Shqipëria e përkrahe anëtarësimin e Malit te Zi në NATO.

Haxhinasto theksoi se pakica shqiptare në Mal te Zi ka dhëne kontribut të duhur për zhvillimin e vendit. Me ketë rast Milan Rocen shtoi se pakicat janë urë lidhëse ndërmjet dy vendeve. /Malesia.Org/