Gegaj: Boshnjakët në Malësi nuk janë kolonizatorë

Deputeti i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) dhe ish Kryetari i KU Tuz, Nikollë Gegaj për të përditshmen DN tha se boshnjakët në Dheun e Zi pjesë brenda Komunës urbane të Tuzit (Malësisë), nuk janë kolonizatorë.

Gegaj tha se boshnjakët në Malësi (zona Dheu i Zi) janë aty falë punës së tyre të ndershme, duke i blerë ato toka nga shqiptarët.
Ai gjithashtu shtoi se në Malësi jetojnë besimtarë të 3 religjioneve të cilët jetojnë në harmoni dhe unitet me njëri-tjetrin, dhe se ky është shembull për Mal të Zi dhe më gjerë.

Gegaj deklaratën e FBSHA e vlerësoi se shkrime të tilla nuk mund dhe nuk guxojnë të prishin marrëdhëniet e nacionaliteteve të ndryshme të banorëve të Malësisë.

Reagimi i Gegajt vjen mbas shkrimit të “Frontit të Bashkuar Shiptaro-Amerikan” i cili kishte reaguar ashpër me anë të një deklarate për opinion rreh asaj se boshnjakët në Mal të Zi janë pjesë e planit kolonial që ka për qëllim për të minimizuar dhe margjinalizuar popullsinë shqiptare në trevën e Malësisë.
Fronti i Bashkuar Shiptaro-Amerikan i ka kërkuar qeverisë malazeze të ndalin me kolonizimin e Malësisë (zona Dheu i Zi) përmes boshnjakëve, në mënyre që të ndalin ndryshimin e përbërjes etnike të Malësisë banuar historikisht nga shqiptarët autokton.

Disa ditë më parë në të njëjtën mënyre reagoi edhe Partia Boshnjake. /Malesia.Org/