U mbajt “Karvani i miqësisë” në Cem të Trieshit – Tamarë për të pestën herë me radhë

Nën organizimin e bashkësisë lokale dy gusht, Fondacionit “Gusi”, OJQ „Grin Montains”, “Euro për Guci” ,”Zing” dhe OJQ “Triton”, më 12 maj 2012 në Cem të Trieshit për të pestën herë me radhë u mbajtë Manifestimi “Karvani i miqësisë 2012”,i cili ka për qellim promovimin e idesë për hapjen e kalimit kufitarë në Tamare si dhe hapjen e rrugës Guci – Vermoshë – Tamare – Dinoshë – Tuz.

Iniciator janë anëtaret e sektorit civil të Gucisë si dhe administrata e KU e Tuzit.

Të pranishmëve të shumtë ju Drejtuan Kryetari i KU të Tuzit Frano Lulgjuraj, përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Malit të Zi, për çështje kufitare, Milan Paunovic, Dr Rusmin Lalicic, si iniciator dhe një nga ideologët e idesë për të ndërtuar këtë rrugë, Koordinatori kryesore i Fondacionit “Gusi”, Huso Brdakic, si dhe Përfaqësuesi i Agjencisë së Komunikacionit Ervin Adrovic.

Kryetari i KU të Tuzit Frano Lulgjuraj ,në këtë tubim tha se nuk ka fjalë më të madhe se fjala miqësi, sepse miqësinë njeri nuk e ndërton vetëm, por për të duhet me pasur më shumë njerëz dhe partnerë.

Ky është takimi i pestë për këtë rast. Më parë këndej kanë shkuar karvanët me kuajt e ngarkuar me ushqim,ku këndej kanë kaluar gjumin e natës e ku poashtu në këto vende ka pasur edhe mullinj, ndërsa tani së shpejti këndej do të lëvizin automobila luksoze. Lulgjuraj ju falënderua organizatoreve, atyre nga Gucia, si dhe Adhurueseve të lumit Cem, duke u shprehur se është më se i kënaqur që janë këtu dhe që shoqërohen. Të gjithë së bashku, si Plava si Gucia, keni bërë shumë që ato treva dhe ajo bukuri të jenë më afër Podgoricës dhe bregdetit të MZ. Unë shpresoj se jo për shumë kohë do të dimë datën kur automjetet do të jenë në gjendje për të shkuar në Plave dhe Guci, ku kjo gjë do të jetë në interes të të dy rajoneve dhe të të dy shteteve, sepse sot bashkëpunimi është i domosdoshëm theksoi Lulgjuraj.

Dr Rusmin Lalicic, tha se është nderë dhe kënaqësi për të që për të pestën herë me radhë të udhëheqin këtë Karvan miqësie. Për shekuj me radhë, njerëz nga këto rajone,nëpërmjet karvanëve të bardhë apo nevojave të tjera të jetës kanë kaluar këndej, kanë bashkëpunuar, jetuar, e martuar,e gjithë kjo ka ndodhur deri sa ngjarjet e caktuara politike të vitit 1948, i kanë ndërpre këto rrugë. Ideja jonë është dëshmuar të jenë e justifikuara veçanërisht kur Qeveria e Malit të Zi dhe Shqipërisë e kanë pranuar dhe duan për të realizuar hapjen e kësaj rrugë, e cila në fakt do të shkurtojë distancën dhe do ta afroj Gucinë me Podgoricën, kështu që populli që banojnë përgjatë këtyre trevave do të jenë shumë më të lumtur dhe më të kënaqur. ”Unë jam i lumtur që ky kalim kufitar do të jetë i hapur dhe i ftoj të gjithë të vijnë atë ditë me familjet e tyre te marrin pjesë në realizimin e kësaj ëndrre shekullore”, theksoi Dr Lalicic.

Koordinatori kryesorë i Fondacionit “Guci”, Huso Brdakic, tha se Fondacioni është përfshirë në organizimin karvanit të miqësisë së bashku me njerëz nga KU e Tuzit, dhe se ajo ka mbajtur takime bilaterale me “njerëzit tonë nga qeveria, me shpresë, se do të na japin rezultatet e dëshiruara”.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Malit të Zi, për çështje kufitare, Milan Paunovic, përkujtoi aktivitetet që Ministria e Punëve të Brendshme ka pasur në të kaluarën në lidhje me projektin rrugor, si dhe marrëveshjen e propozuar për hapjen e kalimit të përbashkët kufitar.

Jemi angazhuar ne dhe institucionet e Shqipërisë për të ndërtuar një kufi të përbashkët kufitar dhe vendosjen e kontrollit të kufirit të përbashkët, dhe në dy vitet e ardhshme besoj se do të jete e hapur rruga edhe në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ndërtimi i kësaj rruge do të bëjë një kontribut të rëndësishëm në promovimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore ndërmjet dy shteteve, zhvillimin më të shpejte ekonomik dhe kontributin për integrimin e dy vendeve në BE theksoi Paunovic.

Përfaqësuesi i Agjencisë së komunikacionit Ervin Adrovic, shpjegoi se në tender janë lajmëruar gjashtë ndërmarrje dhe tha se është përpiluar projekti i kësaj pjesë, të cilës duhet ti shtohet segmenti i gjatë 312 dhe i gjere 6 metra, i cili do të kushtoj 135.000 eu.

Ky segment duhet të jetë i lidhur me rrugën për në Shkodër dhe vendeve ku do të jenë kalimi kufitar në Grabom. Tenderi është shpallur dhe hapja e ofertave të fituara nga ndërmarrjet do të jenë të hënën më 14 maj, me shpresën se për 15 ditë të gjitha formalitetet në mes kontraktuesit dhe nënshkruesit e kontratës do të jenë të përfunduara. Çfarë është e rëndësishme është që në tender kanë aplikuar gjashtë ndërmarrje dhe se këtë vit puna do të përfundojë – theksoi Adrovic. /Albert Camaj/