Festohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve edhe në Tuz (Foto + Video)

Fëmijët janë ardhmëria e jonë, është një thënie popullore. Sot për herë të parë në Tuz të Malësisë u festua “Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve – 1 Qershori”. Ishte një manifestim i mrekullueshëm, ku e gjithë vëmendja u kushtohej fëmijëve. Duke filluar nga kënga, recitimi, këndi për vizatim, palaço e lojëra të tjera, organizuesit i kishin përfshirë të gjitha. Ky manifestim shënon diçka të re për Malësinë dhe për të ardhmen e fëmijëve tanë.

Qendra e Tuzit ishte u mbushur me qindra fëmijë të shoqëruar me prindërit e tyre.

Është e rëndësishme që këta fëmijë të shijojnë atë qe e shijojnë fëmijët tjerë në botë, dhe atë ta shijojnë në vendin tonë.

Edhe pse për të paren herë u organizua një festim i tillë, organizatori OJQ “Koha Jonë” bëri një punë të qëlluar dhe organizim shumë në nivel. Ata premtuan se ky manifestim do të bëhet tradicional.

“Falënderojmë Fondin Humanitar “Malësia” dhe Shoqatën “Dedë Gjo’ Luli” nga New Yorku të cilët u treguan të gatshëm ti mbulonin financiarisht shpenzimet për një projekt të tillë kaq të bukur. Gjithashtu falënderojmë mediet, posaçërisht portalin tuaj, përfaqësues të ambasadave të ndryshme në vend që morën pjesë në aktivitet, mësimdhënësit që përgatitën fëmijët, kopshtet, prindërit, individ të ndryshëm dhe të gjithë të tjerët që kanë harxhuar kohë dhe energji të na përkrahin që ky projekt të realizohet sa më mirë”, theksuan nga Bordi Drejtues i OJQ” Koha Jonë”.

Dita e fëmijëve është vendosur me datën 1 Qershor sepse me këtë datë është mbajtur konferenca botërore e mirëqenies së fëmijëve në Gjenevë në 1925.

Këtë vit konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetimë kinezë të celebronin në festivalin e ”Anijes se Dragoit ”. Aktiviteti ndodhi të ishte në të njëjtën ditë me konferencën në fjalë. Festa e 1 Qershorit filloi të festohet pas dy vitesh. Shumë vende të botes e kanë pranuar atë si festën ndërkombëtare të fëmijëve dhe realizojnë festime të cilat kanë si qëllim të rrisin vëmendjen në drejtim të mirëqenies së tyre. /Malesia.Org/

FOTOVIDEO