“Malësia sot është më e gatshme të bëhet Komunë sesa ishte para 6 apo 7 viteve”, vlerëson deputeti i PDS-së (DPS) Nikollë Gegaj. Ai për gazetën “Dnevne Novine” tha se partia të cilës i takon nuk ishte asnjëherë kundër Komunës së pavarur, por për ta arrit atë, janë parakushtet të cilat duhet plotësuar në mënyrë që Komuna të jetë sa më efikase.
Gegaj beson se studim-fizibiliti do të vërtetoj qëndrueshmërinë ekonomike të vetëqeverisjes së ardhshme lokale të Malësisë.
Gjithashtu, Gegaj për ndryshim nga deputetët shqiptarë të opozitës, nuk shef asgjë të keqe në zhvillimin e referendumit në të cilin banorët e Malësisë do të vendosin a dëshirojnë Komunë të plotë. “Referendumi do të zhvillohet në territorin e Komunës urbane të Tuzit të cilën do ta shpallin Kuvendi komunal i Podgoricës”, sqaron Gegaj.
Përfaqësuesit e partive opozitare shqiptare e shohin si të panevojshme dhe padrejtë referendumin duke shpjeguar se Malësia duhet të fitoj statusin e Komunës si të gjitha komunat tjera në Mal të Zi. /Malesia.Org/