Suedezet i falin Kosovës stadiumin

Mbas disa muajsh stadiumi i famshëm Suedez “Rasunda” i ndërtuar në vitin 1937 në Stokholm me një histori mjaft të pasur sportive, ku ndeshje të mëdha sic ishte finalja e Kupës së Botës në vitin 1958 mes Brazilit dhe Suedisë. Në këtë ndeshje Brazili fitoj me rezultatin e thellë 5:2 ku ndër protagonistet kryesorë me dy gola të shënuar ishte i madhi Pele, që në atë kohë kishte vetëm 17 vjet.

Por, e gjithë kjo histori do të transferohët në Prishtinë, është pak e çuditshme por e vertet. Një vëndim i tillë për transferim është marrë që nga fillimi i vitit për shkak të vjetersisë që ka stadiumi. Por, një të ardhme të tillë për një stadium me një histori kaq të madhe nuk e kishte parashikur kush. Stadiumi do të paketohet dhe do të niset drejt Prishtinës si një dhurat për Federatën e Futbollit të Kosovës.

“I gjithë stadiumi Rasunda do të jetë dhuratë për Federatën tonë. Është e vështirë të vlerësohet se sa kushton, por dhurata përmban 37.000 ulëse, ndriçimin që përmbush kushtet e FIFA-s, sistem të zërimit, rrethoja alumini, katër porta, tridhjetë metra tunel për lojtarët, lozhën VIP, dymbëdhjetë arka, sallën e konferencave për shtyp dhe tetë zhveshtore”, ka thënë trajneri i përfaqësues së Kosovës Albert Bunjaku

Suedezet kanë prëmtuar se përveç dhurimit të stadiumit ata do të financojnë edhe tranfesrimin e materialeve nga Stokholmi në Prishitnë, duke i lënë Përfaqësueses së Kosovës vetëm një shqetësim, atë të nënshkrimit të faturave.

Në këtë stadium dy ndeshjet e fundit do të luhën miqësoret mes përfaqësueses së Suedisë me atë të Serbisë, si dhe ndeshjen e fundit do ta luajn Suedia me ekipin e Brazilit ku dhe do ti urojnë udhë të mbarë Stadiumit të tyre të dashur drejt Kryeqytetit të Republikës së Kosovës. / D.S. /