Politikanet dënojnë largimin e simboleve shtetërorë me rastin e inaugurimit të Urës në Cem të Selishtit

PSD (DPS) respekton vetëm flamurin e interesit

Heqja e flamurit të Malit të Zi dhe Flamurit të Kryeqytetit, me rastin e hapjes së Urës së rindërtuar në Cem të Selishtit në fshatin ‘’Dobrçin’’ të enjten paraqiti skandal e që autoritetet duhet të mbajnë përgjegjësi, kanë deklaruar për mediet malazeze përfaqësuesit e partive në Kuvendin e Kryeqytetit, të Komunës urbane të Tuzit dhe Gollubovcit. Për këtë dështim politikanët fajësojnë shefin e protokollit të Kryeqytetit Irena Rogosic, dhe i kanë bërë thirrje të japë dorëheqje.

Para fillimit të ceremonisë, në Plato pranë foltores ka qenë i vëndosur flamuri i Malit të Zi, dhe ai i Komunës së Podgoricës. Vendasit menjëherë kanë reaguar dhe kanë kërkuar që aty të vendosin edhe flamurin shqiptar. Situata u zgjidh vetëm atëherë kur i larguan flamujt që ishin të vendosur më parë.

Kryetarja e klubit të këshilltarëve të LPN ( PzP) në Kuvendin e Podgorices, Branka Bosnjak, mendon se flamuri i shtetit nuk ka pas nevojë të jetë në inaugurimin e Urës.

Sipas sajë ata zhvlerësojnë simbolet kombëtare me vënien e tyre kudo dhe në të gjitha rrethanat. “Fakti është se shumë njerëz të cilët nuk janë të kënaqur me simbolet shtetërore dhe se është koha me e duhur për ndryshime në këtë ligj, në mënyrë që të gjendet një kompromis. Nuk ka nevojë qe askush në Mal të Zi shumëkombëshe të ndjehet, në këtë drejtim, i diskriminuar. Gjithashtu duhet të përcaktojmë qartë përdorimin e simboleve.

Hapësira për marrëveshje ka por jo vullnet politik. Kjo qeveri qëllimisht manipulon në këtë mënyrë që të bëjë ndarje, në të cilën “Kalëron” tash 20 vjet. Nëse me plan ishte vendosur flamuri shtetëror dhe flamuri i Kryeqytetit, nuk është dashtë që të hiqet, kushdo që ka bërë kërkesë. Jam Legaliste, dhe mendoj se ata që është miratuar duhet të respektohet”, theksoi Bosnjak. Bosnjak poashtu ka kritikuar faktin që të gjithë ishin të heshtur në këtë rast. “Sikur kjo të kishte ndodhur në Golubovcë, që dikush të kërkojë heqjen e flamurit, apo vendosjen e flamurit serb, do të ishte bërë një skandal dhe të gjitha mediet do të shkruanin ato ditë, por tani të gjithë heshtin” shtoi Boshnjak.

“Diskutimet për këtë kanë humbur, për arsye se është në pyetje Tuzi. Ata e dinë se ato treva do u nevojitën për arsye se po afrohen zgjedhjet. Shqiptarët duhet të mendojnë për shkak se ata disa herë kanë qenë të mashtruar për statusin e komunës dhe një numër të gjërave të tjera të premtuara. Ata i kanë tradhtuare shumë herë kaq shumë duke u përpjekur për ti “blerë” me disa detaje të vogla, ashtu siç është, në fund të fundit, kjo urë e vogël që e kanë ndërtuar. Pika kyçe dhe projektet kyçe gjithmonë mbeten të parealizuara.

Unë mendoje se numri i personave naiv nga dita në ditë është duke u zvogëluar dhe se të gjithë e kanë tëqartë se kjo qeveri shikon vetëm interesat e tyre personale”, theksoi Bosnjak.

Kryetari i Klubit të këshilltareve të Nova, Goran Radonic, pyet se çfarë duhet flamuri në Urë. Ai tha se nuk mbanë mend se në ndonjë Urë valëvitet flamuri, për shkak se ajo do ishte plotësisht e pakuptimtë. “Rasti në Tuz, tregon qartë se janë trazuar marrëdhëniet midis partnerëve të koalicionit e që dikur pajtoheshin me çdo vendim, sidomos kur është dashur të fitojnë shtetin e pavarur. Është e qartë se këto janë probleme shumë më të thella të cilat manifestohen vetëm në këtë mënyrë. Vetëm të kujtojmë disa vite më parë, kur kryetarët e komunave të opozitës problematizonin mbi flamur apo himnin kombëtar. Edhe atëherë është rrit në nivelin e skandalit publik. Ater nuk ka pasur analistë, politikanë, avokatë, gjyqtarë të cilët nuk kanë pasur nevojë apo detyrë që atë gjë ta gjykojnë. Diçka do duhej të ndryshohet në simbolet shtetërorë, ashtu që mos të kenë pakënaqësi aq shumë nga të gjitha anët”, theksoi Radonjic.

“Fakti që ata hoqën flamurin e Malit të Zi dhe të kryeqytetit vetëm për shkak se nuk ka qenë flamuri shqiptar, më së miri flet fakti se si Miomir Mugosa, në gjendje të frikës dhe interesave parazgjedhore, harron në të Madhin Malin e Zi dhe në Podgoricën e vjetër, e që lavdërohet nga agimi e deri ne muzg të natës për këtë”, theksoi Milan Knezevic, Kryetari i klubit të këshilltareve të PSP (SNP) në Komunën e Gollubovcit. “Duke njohur atë si një politikan pragmatist që nuk e ka problem as për të ndryshuar as anenë tjetër as kapelën, më çudit fakti se si nuk e ka vendosur në valixhen e tij për çdo rast, një flamur shqiptar dhe kështu të ja ruajnë fytyre flamurit malazez. Kjo doli se shqiponjës së flamurit malazez edhe shqiponjës së flamurit shqiptarë janë shkurtuar krahët dhe se atë ditë nuk kanë pasur mundësi të fluturojnë në Komunën urbane të Tuzit”, deklaroi Knezevic.

Këshilltari i Lidhjes Demokratike në Komunën urbane të Tuzit, Nikollë Camaj, mendon se heqja e flamurit shtetërore dhe atij të kryeqytetit dhe mos vendosja e flamurit shqiptarë, paraqet skandal dhe provë, se në këtë shtet dikush mund të kenë gjithçka dhe të bëjnë çfarë të donë.

“Dikujt dukshëm i ka penguar flamuri shqiptarë, dhe kjo paraqet dukshëm armiqësi personale dhe qëndrimin e kryeqytetit sa i përket flamurit shqiptarë. Nuk është ky raport i shtetit as i kushtetutës, por raport i kryeqytetit ndaj shqiptarëve, që sot i takojnë Podgoricës, por shpresojmë se nuk do jenë gjatë pjesë e kryeqytetit. Nëse aq u pengon flamuri ynë pse do tu pengonim më tutje. Largimi i simboleve shtetërore ashtu si ka bërë Irena Rogosic , paraqet mllef dhe inatosje, të saj apo të atij që i ka urdhëruar ti largoje. Dikush do të duhej të mbajë përgjegjësi për qëndrim të tillë ndaj simboleve shtetërore por edhe ndaj të drejtave të pakicave”, theksoi Camaj.

Këshilltari i Listës për Tuz, Muhmaed Gjokaj, deklaroi se shefi i protokollit Irena Rogosic, duhet të japë dorëheqje. “Askujt nuk i pengon flamuri shtetëror, ashtu që nuk do të duhej as Mugoshës, të i pengoj flamuri i pakicave pa qofshin në pyetje shqiptarët, kroatet, boshnjaket etj. Nëse kjo i ka penguar shefit të protokollit, atëherë ajo do duhej të japë dorëheqje, dhe ne atë mënyrë të shqyrtohen ndjenjat e saj në drejtim të pakicave. Individë të tillë duhet të hiqen nga shërbimet publike. Shqiptarët kanë treguar se janë për bashkëjetesa, por se ata duhet të filloni ti kuptoni dhe ti respektoni”, theksoi Gjokaj.

“Shteti i Malit të Zi duhet drejtat e pakicave ti sjellin në renditje dhe me ligj të përcaktohet nëse simbolet e pakicave kombëtare mund të dalin jashtë apo jo”, deklaroi këshilltari i IQ, Smail Cunmulaj. “Për shkak të paqartësive ligjore ndodhin skena të papëlqyera. Duhet rregulluar çështja se a guxohet apo jo të përdoren simbolet kombëtare të pakicave, në Mal të Zi e jo të provokohen në këtë mënyrë. Të njëjtën situatë e kemi në Komunën urbane të Tuzit, ku në sallën e parlamentit valojnë flamujt e popujve pakicë që nuk janë të rregulluar me ligj. Nuk jemi të kënaqur me këtë tretman dhe është më se reale se do të ketë këso lloj situatash”, ka thënë Çunmulaj.

“Për dështim në hapjen e Urës, duhet të përgjigjet aji që i ka vendosur flamujt”, deklaroi Këshilltari i PB, Nedzat Dresevic.

“Kam dëgjuar se çfarë ka ndodhur dhe unë mendoj se është një dështim. Ai që organizoi aj do të duhej të jap përgjegjësi për ketë”, theksoi Dresevic.

Kryetari i Kuvendit të KU të Tuzit, Fadil Kajoshaj, deklaroi se në çdo rast flamuri shqiptarë, duhet të jenë aty sepse ata janë shumicë në komunën urbane të Tuzit. Kajoshaj theksoi se askush nuk guxon të hiq simbolet shtetërore. “Shefja e Protokollit në mënyrë arrogante ka hequr flamurin. Ne këmbëngulim se kudo që të jetë flamuri shtetërore, të jenë edhe flamuri shqiptar”, theksoi Kajoshaj.

Kryetari i Komunës urbane të Tuzit, Fran Lulgjuraj, deklaroi se ai respekton protokollin e Kryeqytetit . Ai po ashtu shtoi se si qytetarë dhe si Kryetar i Komunës, respekton flamurin e shtetit dhe të gjithë simbolet e saja. “Normal se si anëtar i popujve pakicë normal që respektoj edhe flamurin kombëtar të shqiptarëve, dhe të gjithë të tjerët. Sa i përket kësaj ngjarje vetëm dua të them se unë jam dakord me ata çfarë kanë thënë Kryebashkiaku dhe shefi i protokollit edhe pse mendoj se ka pasur tentativa që kjo ngjarje të politizohet dhe që hapjen e Urës ta vendosin në planin e dytë. Komuna urbane e Tuzit, nuk e ka shërbimin për protokoll, ose protokollin kështu që unë e respektoj protokollin e Kryeqytetit”, deklaroi Lulgjuraj. /Albert Camaj/