Festivali “I këndojmë lirisë” organizohet çdo vit në Klinë (Kosovë) me datat 6,7,8 qershor, për nderë të ditëlindjes së komandantit Mujë Krasniqi – Kapuçi i cili i këndoj dhe u flijua për lirin e Kosovës.
Në festivalin garues morën pjesë afër 50 ansamble, shoqëri, dhe grupe nga të gjitha trojet shqiptare dhe nga diaspora.
Shoqëria nga Hoti u paraqit me një program burimor :
1. Kanga për krye krahit,
2. Kcimi shqip,
3. Melodi instrumentale,
4. Kangen me tepsi,
5. Kangen e grupit,
6. Valle.
Ketë program juria e udhëhequr nga albanologu Zumer Neziri e vlerësoj me vendin e tretë.
Shoqëria falënderon organizatoret, komunën e Klinës, Lek dhe Artur Camaj me shoqni për pritjen vëllazërore, po ashtu falënderon edhe sponsoret e udhëtimit Mark Gojçaj dhe Gjoëk Gojçaj.
Shërbimi informativ i SHKA Dedë Gjon Luli
