Sot në orët e mesditës, në vreshtat e “Agrokombinatit”, në Gollubovc, është vrarë 24 vjeçari Mark Gjurashaj, me banim në Podgoricë.
Sipas medies malazeze Gjurashaj vdiq si pasojë e therjes me thikë pas konfliktit në mes të dy grupeve të punëtorëve. M.M. 48 vjeçar, nga Knjazevci i Serbisë, në këtë konflikt përdori thikën duke e lënë Gjurashajn në vënd të vdekur. Trupi i të ndjerit është dorëzuar në obduksion, ndërsa M.M. është arrestuar. Hetimet për këtë krim me pasoja tragjike janë në vazhdim.
Albert Camaj