Përfaqësuesit e partive shqiptare flasin për pjesëmarrjen e përbashkët në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Të ndarë nuk kemi shansë

Përfaqësuesit e partive parlamentare shqiptare kanë mbështetur thirrjen e deputetit të Forcës Demokratike Genci Nimanbegu, për pjesëmarrjen e përbashkët në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në një deklaratë për “Dan”, ata kanë thanë se thirrja e Nimanbegut është e justifikuar, por nuk përjashtojnë as bojkotimin e zgjedhjeve.

Deputeti i Perspektives Vasel Sinishtaj, mbështet pjesëmarrjen e përbashkët të përfaqësuesve të popullit shqiptar në zgjedhjet e ardhshme. Nimanbegu në mënyrë të justifikuar bënë thirrje për unitet, por pyetja është a e kemi zgjidhjen e cila çon ka ribashkimi, ndërkaq për të arritur këtë gjë ne duhet të pranojmë rezultatet e zgjedhjeve të fundit si një realitet, ka thënë Sinishtaj.

Ai thekson se Pushteti ua ka hequr edhe ato të drejta që ata kishin, ashtu që edhe në rrugën për bashkim do të ketë shume pengesa dhe kërkesa të ndryshme në mes njeri tjetrit.

Nëse qasjet e propozuara janë me qëllim që puna të bëhet me qëllime të mira, në mënyrë që të fitohen mandatet që na takojnë ne si përfaqësues autentikë të pakicës shqiptare, do të ketë marrëveshje, por në qoftë se kërkesat janë maksimale nuk do të gjejmë gjuhën e përbashkët dhe të gjithë së bashku shtrenjtë do të paguajmë për gabimet tona ka thënë Sinishtaj.

Kryetari dhe deputeti i Partisë më të vjetër shqiptare LDnëMZ Mehmet Bardhi, deklaroi se ai së shpejti do të mbajë një takim me të gjitha partitë shqiptare. Ai shtoi se Partitë shqiptare të ndara nuk kanë asnjë shans që të arrisin një rezultat të mirë zgjedhor. Gjatë këtij muaji, do të iniciojë takimin për diskutim dhe do të shoh se si kolegët e shohin situatën që ndodhemi.

Do të diskutojmë për zgjedhjet që na presin dhe mënyrën në të cilën do të marrim pjesë. Unë nuk e përjashtoj as mundësinë e bojkotit ka thënë Bardhi.

Ai rikujton se popullit shqiptar ua kanë hequr të drejtat e fituara, mes tjerash nuk u respektohen as të drejtat politike as nacionale.

Në këtë kuptim, kemi humbur të drejtat që na takojnë. Ligji zgjedhor na lënë në dilema të mëdha dhe ne do të shohim se si dhe në çfarë mënyre, do të veprojmë, apo a do të marrin pjesë në zgjedhje fare deklaroi Mehmet Bardhi.

Albert Camaj