Aspekti historik dhe ai psikologjik ne rrugen e gjate te Malesise se Madhe, per mbijetese, per ate c’ka eshte shqiptare, autoktone ne rrenjet e lisit te mocem te identitetit kombetar, po i fton krijuesit e kesaj treve ne lemin e te gjitha zhanrreve te krijimtarise artistike, per te shendritur visaret e jetes se kesaj toke ne nje cep te Ilirise. Pjese e ketij perkushtimi dhe detyre atdhetare eshte edhe romani “Vdejka e valeve” i autorit malesor Dr. Anton Gjuravcaj, i cili u promovua me 24 qershor 2012, ne nje nga klasat e kishes se Shen Palit, nen patronazhin e shoqates Malesia e Madhe. Krijimtaria letrare e ketij autori, i cili ne profesion eshte mjek ne Podgorice ka marre jehone ne treven ku jeton dhe me tej mbasi eshte perkthyer edhe ne gjuhen serbo-kroate dhe botuar ne Prishtine e ne Tirane. Ai sic mjekon dhe sheron dhimbjet fizike ne trupin e njeriut eshte treguar nje perdorues i talentuar ne perdorimin e “bisturise” ne operimin e fjales se lire, te ngarkuar me mesazhe ne dije, kulture per historine tone.
Moderatori i takimit Ruzhdi Gjokaj, pasi i beri nje prezantim autorit dhe vepres se tij tha se Malesia e Madhe popullohet tani nga 12 mije banore, prandaj ajo ka nevoje per secilin poet, shkrimtar dhe krijues per ta ruajtur trashegimine tone te lashte. Vepra si te Dr. Antonit jane te mirepritura ne shtepite malesore dhe te vlefshme per te ardhmen e brezave tane ne mergim, per te kuptur se ne nuk e harrojme prej nga kemi ardhur.
Me pas e mori fjalen Dom Fran Kolaj, i cili nder te tjera percolli mesazhin se populli shqiptar e vecanerisht ai qe ka merguar ka nevoje ti caset librit. Kjo eshte nje domosdoshmeri qe intelektualet ti casen krijimtarise dhe jo percarjes. Nga intelekuali eshte e nevojshme te zberthehet identiteti i familjes dhe e kombit, te zbertheje argumetin e dhunes ndaj femrave dhe perdhunimit te tyre, shfrytezimit te femijeve per pune ne meditje, shitjes se tyre dhe gjakmarrja, qe eshte shfaqur ne kombin tone. Te vazhdoni te kontriboni pozitivisht per te verteten. Flamuri nuk na ndan, por na bashkon. Le te vdesin valet e zeza te ndarjes dhe te shohim per dite e me teper nga valet e jetes.
Nje veshtrim mbi vlerat e librit “Vdejka e valeve” me nje gjuhe te pasur dhe te rrjedhshme ne mesazhe jetesore te ketij romani e beri me profesionalizem Prof. Lulash Palushaj. Sipas tij eshte e veshtire qe njeriu, krijuesi ta tregoje talentin dhe diturine ne kushtet e pengesat qe ndeshet banori malesor ne tokat e veta shekullore ne Mal te Zi, por Dr. Antoni, si njeri qe e njeh medicinen, ka ditur ta shpalose edhe melhemin per shpirtin dhe per fjalen. Romani nis me nje ender feminore dhe vazhdon udhen e gjate derisa ballafaqohet me realitetin e hidhur, ne nje bote te mbushur me personazhe plot me enigma, ku me teper flet heshtja dhe veprimi. Edhte kjo nje enderr, qe fluturon nga nje breg ne tjetrin, nga nje lendine ne tjetren, nga nje lum ne tjetrin, derisa ndalet ne nje cerdhe te nje zogu te vetmuar, qe mendon sesi te fluturoje ne nje qiell me zogj te zinje. Nje alegori e gjalle e autorit, qe dialogon me te gjithe shpendet, qe personifikojne lirine. Ne shtate kapitujt e librit pershkohen etapat e pushtimit turk, komunist te Malesise qe autori nepermjet personazheve, te cilet i ka skalitur me nje gjuhe te pastert dhe me fantazi na jep nje veper dinjitoze ne sherbim te komunitetit dhe historise. Autori heq nje paralele midis Pashajt te osmanllise dhe policit te komunizmit qe bejne te njejtat tortura mbi njerezit qe kundershtojne regjimin. Te vrasim friken, se ajo eshte armikja me e madhe e njeriut. Ec dhe ec shqiptari….dhe me ne fund takon Gjergjin… Gjergjin e Madh te kombit tone.
Historiani i diaspores Mark P. Gjokaj falenderoj autorin per kete veper te mertituar, mbasi ska si te ndodhte ndryshe kur ai vjen nga nje familje, qe jane pishtar te arsimit dhe shkences shqiptare. Vrejtja e tij mberthehej ne kontekstin se ne promovime nuk duhet spjeguar e gjithe permbajtja e librit, sepse i humbet interesi per ta lexuar, por diskutimi duhej te pervijohet mbi shtysat dhe terrenin ku autori eshte nxitur ta ndertoje vepren artistike dhe lojen e personazheve te saj, sepse ne fund te fundit eshte lexuesi gjykatesi me i mire, i cili e perjeton vepren sipas shijeve te tij artistike. Gjokaj falenderoj shoqaten Malesia e Madhe per keto aktivitete dinjitoze ne fushen e letersise dhe artit ne Michigan.
Elinda Marku e vlesoj librin ne aspektin gjuhesor, duke thene se kishte lexuar shume libra te krijueve malesor, por nuk kishte mundur ti kapercente deri ne fund kapitujt. Ajo tha se libri ka nje gjuhe te pastert dhe nje matafore fantastike qe te kujton trumcakun e Migjenit.
Ne fjalen e tij te shkurter Pergega vlersoj kontributin e shkrimtareve malesore dhe te shoqates Malesia e Madhe qe eshte nje ure e kultures. Nje komb eshte i forte jo per financen, por sa libra ka ai. Kohen e matjes me kulture e ka kuptuar me se miri krijuesi qe ndjen peshen e dhimbjes dhe te cenimit te vlerave te lirise.
Luigj Gjokaj tha per bashkemalesorin e vet se ne Malesi nuk kemi shume intelektual, por po rritet per dite nje plejade krijuesish si autori i librit “Vdejka e valeve” dhe jam i sigurte se me keta burra do te kemi rrefleksion kombetrar
Romancieri i ri Dr. Anton Gjuravcaj eshte nga Trieshi i Malesise se Madhe. Babai i tij ka qene Dr. Prof. i gjuhes dhe letersise shqipe ne Malesi. Ka botuar nje monografi “Malesia ne kenget epike e lirike” Xhaxhaj Zefi eshte marre me poezine popullore, ndersa xhaxhaj Gjergji ka doktoruar ne Shkup dhe ka shkruar ne proze mbi Malesine e mbi Shkodres. Duke qene se ne proze Malesia ndjehet mangut, autori kishte preferuar ti kushtohej kesaj gjini letrare. Gjithashtu ai ka botuar librin poetik “Balade vertikale” 1994 dhe librin me tregime “Memonto” 1995. Autori me fjale bujare dhe te zgjedhura i falenderoj te gjithe te pranishmit dhe ne vecanti folesit e rastit dhe i ftoj forcat krijuese te diaspores qe te ndermarrin hapa te metejshme ne drejtim te perkthimit te botime qe vijne nga vendlidja ne gjuhen anglese. Ne fund te ketij aktiviteti familja i ftoj te pranishmi ne nje kotej, ku vazhduan diskutimet tej parashikimt.