Realiteti që e thonë dhe e argumentojnë shqiptarët në Malësi dhe trojet tjera shqiptare të administruara nga Mali i Zi është plot dhembje. Keq e më keq është gjendja edhe në Kosovën Lindore, por Evropa me syzat e saj sheh vetëm bardh dhe qeras Malin e Zi e Serbinë dhe sikur i lut që të bëhen pjesë e Evropës. Podgorica e Beogradi ushtrojnë dhunë, arrestojnë shqiptarë, krijojnë klimë frike, ua mohojnë të gjithë të drejtat shqiptarëve dhe asgjë kurrkujt. Shqiptarët atje protestojnë, ankohen, qajnë në letrat dërguar qendrave të vendosjes dhe prapë Evropa vë syzat, hedh shikimin drejt Serbisë e Malit të Zi dhe sheh vetëm bardh. Çetnikët ulërijnë me klithma shtrigash në kufi e brenda Kosovë s. Lëndohen dhjetëra policë të Kosovë s dhe asgjë. Bota e Evropa heshtin, A nuk është ky parakalim fashistë sh e çetnikësh ? Syzat e Evropë s shohin bardh. Ky është një lloj e veçantë i syzave. Evropa ka edhe një palë syza të tjera dhe ato i vë kur shikon drejt Kosovës dhe Shqipërisë dhe ato syze shohin shumë zi e krejt pak bardh. Dikush duke lexuar këtë shkrim do të thotë se edhe Shoqata e Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj” sa herë flet për Malin e Zi e Serbinë ka syze që shikojnë vetëm zi, por nuk është kështu. Ne shohim saktë dhe bazohemi në faktet reale që na ofrojnë vëllezërit tonë nga Malësia e Kosova Lindore.
Opinioni në Kosovë është informuar për shumë nga veprimet e Podgoricës ndaj malësorëve dhe për mohimin e vazhdueshëm që pushteti i bën të drejtave elementare të shqiptarëve atje e veçmas nga 9 shtatori i vitit 2006 kur zhvilloi aksionin famëkeq e plot dhunë e burgosje të quajtur “Fluturimi i shqiponjës”. Opinioni di mjaft edhe për dhunën dhe arrestimet e vazhdueshme që Serbia i bën në Kosovën Lindore. Opinioni di, por s’ka çfarë të bëj e qeveritë e Shqipërisë e Kosovës ose heshtin krejt ose flasin me zë të mekur se nuk duan t’ia prishin tymin e duhanit Evropës me syze. Ne në këtë reagim nuk do të ndalemi në gjërat e thëna e të ditura, por do ua shtojmë edhe një argument. Urojmë që personazhi i kësaj ngjarje të vërtetë të mos pësojë edhe më shumë.
Një vëlla yni në Malësi, që është profesor i dalluar, ishte pranuar në Komunën urbane të Tuzit për të udhëhequr sektorin e sportit. E kishin pranuar këtu me shpresën se atij do t’i pëlqejë kolltuku dhe do të rri nën hije. Por, ai vazhdojë të punonte. Kishte krijuar një ekip futbolli me rininë malësore dhe po i ushtronte e mësonte mirë. Ata filluan të korrin fitore pas fitoreje dhe fëmijët malazez ktheheshin në shtëpi të dëshpëruar nga humbja dhe qanin. Prindërit malazez u mbushen plot inati se nuk mund ta përballonin humbjen e fëmijëve të tyre të ledhatuar nga do çuna malësorë. Këtij vëllait tonë tërthorazi ia tërhoqën vërejtjen disa herë duke e këshilluar që ta harrojë këtë aktivitet e t’i lë malësorët e rinj të bredhin rrugëve ashtu kot, por ai nuk ndalej. Sukses pas suksesit dhe e mbushi kupën. Pushteti në Podgoricë dhe ca shërbëtorë të tij shqipfolës e sahanlëpirës punuan planin dhe vendosën ta shuajnë vendin e punës së këtij vëllait tonë, vend të cilin e kishin themeluar vetë e me gjithë aktet normative. Ky vëllai ynë malësor u ankua andej e këndej . Shkroi shumë letra dhe kot. Vendimi mbeti në fuqi. Ani çka të e fundit edhe një shqiptarë me shumë pa punë. Syzat e Evropës edhe këtë herë kanë parë bardh sepse është në pyetje Mali i Zi. E sa për shqiptarët atje pse janë shkolluar more ? Ata është dashur, si dikur gjyshërit e tyre, të jenë analfabet e të merren vetëm me bujqësi. Për zyre janë malazezët e serbët. Kjo logjikë e poshtër jeton ende në kokat plot urrejtje në Mal të Zi e Serbi.
Rrahman Jasharaj, zëdhënës dhe koordinator për trojet etnike i Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë- Malësi e Madhe “Martin Dreshaj “