Portali MALESIA.ORG me një pamje dhe version të ri

Të nderuar vizitorë ju njoftojmë se nga sot portali MALESIA.ORG kaloi në një version të ri më të avancuar.
Versioni i ri nuk ka ndonjë ndryshim në përmbajtën dhe materialin përveç ndryshimeve në funksionalizim më të mirë dhe sigurt. Pra portali do të mbetët si gjithmonë i njëjtë, por me disa përmirësime që do të bëjnë portalin më të lehtë dhe funksional për lexuesit.
Për dallim nga versioni i më parmë, shtohen mundësi si p.sh; do të theksohen top artikujt (më të lexuarit), mundësia për të komentuar brenda çdo artikullit, artikujt e ri gjithmonë në dukje, youtube videot brenda artikullit, arkivi/kalendari i cili u mundëson të gjeni artikujt sipas ditës-muajit-vitit e tjera opsione që do ti mësoni.
Stafi i Malesia.Org dëshiron të falënderojë Luan Gjokaj (thehosting.me) për gadishmëri dhe profesionalizëm të treguar në punën të cilën e bëri që portali ynë të jetë i punuar me teknologjinë e fundit.
Sigurisht një falënderim të madh të gjithë lexuesve tonë, të cilët që 12 vite me radhë janë pranë nesh.

Me respekt,
Stafi i Malesia.Org