Shkrela paralajmëron ndërrim të pushtetit në Ulqin

Gjatë mbledhjes së tretë të seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Ulqinit u ndëgjuan replika të ashpra në mes të përfaqsuesve të pozitës dhe opozitës. Po e gjitha kjo sikur mbeti në hijen e deklaratës nga foltorja e kuvendit e këshilltarit dhe deputeti të PDS-së, z. Luigj Shkrela.

Z. Shkrela gjatë një diskutimi të tij paralajmëroi se njëjtë sikur u ndërrua pushteti vitin e kaluar, e njëjta gjë do ndodhë edhe këtë vit por pa hyre në kombinatorika. /Ulqini Online/