Bardhi: Ftesë subjekteve politike shqiptare

Nisur nga situata aktuale politike, sot në Malin e Zi, e cila në shumë segmente, sa i përket  realizimit dhe avancimit të drejtave të shqiptarëve,  ka stagnim,  madje në disa rrafshe kemi zvogëlim e kthim mbrapa, si rezultat i politikës injoruese e diskriminuese të pushtetit të Malit të Zi, sidomos pas Referendumit të 21 majit 2006 për pavarësinë e Malit të Zi, ku po na mohohen,  jo vetë të drejtat natyrore e historike, kombëtare e politike, por po na mohohen edhe të drejtat e arritura, si është rasti me Ligjin Zgjedhor etj., por edhe si pasojë e mungesës së koordinimit të veprimit politik aq shumë të nevojshëm, të subjekteve politike shqiptare në Malin e Zi, në cilësinë e kryetarit të partisë së parë politike shqiptare nga fillimi i shumëpartiakësisë, sot  në Malin e Zi dhe të politikanit më të vjetër si edhe duke marrë parasysh realitetin – zgjedhjet e parakohshme parlamentare tashmë të paralajmëruara për  tetor të këtij viti

THËRRAS

MBLEDHJE KONSULTATIVE TË SUBJEKTEVE POLITIKE SHQIPTARE

dhe propozoj këtë

R e n d    d i t e

KONSULTIME PËR MARRËVESHJE PËR VEPRIME TË PËRBASHKËTA TË SUBJEKTEVE POLITIKE SHQIPTARE  NË DRITËN E LIGJIT TË RI ZGJEDHOR, NË PRAG TË ZGJEDHJEVE TË PARAKOHSHME PARLAMENTARE DHE SITUATËS AKTUALE SHOQËRORE, EKONOMIKE E POLITIKE

Mbledhja do të mbahet, të premten, më 20. 07. 2012, në sallën e Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Ulqin. Mbledhja fillon në orën 17:00.

Propozoj që secili subjekt të marrë pjesë deri me dy përfaqësues.

Në Podgoricë, më 17. 07. 2012                                                                     Mehmet BARDHI

Ftesa u dërgohet:

–          Lidhja Demokratike në Mal të Zi, Mehmet Bardhi
–          Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Mehmet Zenka
–          Forca e Re Demokratike, Nazif Cungu
–          Iniciativa Qytetare, Vasel Sinishtaj
–          Alternativa Shqiptare, Gjergj Camaj
–          Partia e Prosperitetit Demokratik, Ali Rexha
–          Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve, Ali Doda
–          Perspektiva, Amir Hollaj
–          Partia Demokratike, Fatmir Gjeka
–          Këshilli Nacional i Shqiptarëve, Tahir Tahiri