Mbytet 21 vjeçari nga Vuthajt

Herodit Gjonbaljaj (21) humbi jetën dje në një ujëvarë në Vuthaj afër Gucisë.

Trupi i tij u vërejt rreth orës 14.30 nga turistët që vizitonin këtë ujëvarë, të cilët menjëherë informuan fshatarët, dhe më pas u angazhua Dega e Policisë së Plavës, shkruan Vijesti.

Trupi i pajetë i e të riut u nxor nga ujërat e kësaj ujëvare  rreth orës 17. /Ulqini-Online/