Protesta e FDI-së në Vuksanlekaj (foto)

Forumi Demokratik për Integrim i drejtuar nga kryetari Anton Lulgjuraj zhvilluan një protestë paqësore me 4 Gusht 2012 në orën 19:30 në Vuksanlekaj.
Protesta siç thonë nga ky forum vjen si pasojë e diskriminimit më ç’njerëzor që partia në pushtet së bashku me satelitët e saj po u bën shqiptarëve duke tentuar që përmes plaçkitjes së pronës të largojë njëherë e përgjithmonë nga trojet e tyre etnike autoktone. Këtë sulm ndaj tokave Forumi Demokratik për Integrim e përjeton jo vetëm si plaçkitje të tokës, por edhe si sulm armiqësor, që ka për qëllim, siç thonë, spastrimin etnik të shqiptarëve nga tokat e tyre stërgjyshore.
Forumi Demokratik per Integrim theskon se planet e këtij pushteti janë që një nga një të marrin tokat që nga Dheu i Zi e deri në breg të Liqenit, po kështu edhe tokat e Plavës e Gucisë, Rozhajës, Tivarit dhe Ulqinit. Është e drejtë dhe obligim i shenjtë dhe njerëzor që çdo qytetar të ngritet dhe t’i mbrojë tokat e veta, sepse toka nënkupton jetën deklaron FDI . Kjo organizatë joqeveritare fillimisht zhvilloi protestë në Vuksanlekaj ndërsa kane paralajmëruar vazhdim të protestave edhe në tokat e tjera të rrezikuara nga ky pushtet siç e quajnë ata anti-shqiptar. Të pranishëm në këtë protestë ishin një numër i konsiderueshëm qytetarësh, mes të cilëve disa me slogane në dorë që përcjellnin mesazhe si: E kemi mbrojtë me luftë, do ta mbrojmë me paqë, tokat e Malësisë janë jeta jonë, jemi këtu me shekuj në tokat tona në Malësi, duam vetëm drejtësi-stop protestës, ma more tokën ma more jetën e kështu me rradhë. Protesën e hapi më fjalën e rastit kryetari i bashkësisë
lokale të Vuksanlekajve Marash Camaj i cili theskoi se qëllimi i protestës është ndalimi i plaçkitjes nga siç tha ai, pushteti malazez, dhe tha që për këte problem janë zhvilluar mbi 60 seanca gjyqësore. Toka, sqaroi Camaj është trashegimi
stërgjyshësore dhe në të planifikohet të ndërtohet një shtëpi funerali, dhe premtoi se këte tokë nuk do ta lëshojnë kurrë.

Më pas të pranishmëve iu drejtuar kryetari i Forumit Demokratik për Integrim z. Anton Lulgjuraj i cili theskoi mohimin e disa të drejtave që vazhdimisht po ju bëhen shqiptarëve , dhe tha që me këtë protestë kërkojnë vetëm të drejtat e tyre me
mjete demokratike. Ai përmendi edhe shumë e shumë problem të tjera të uzurpimit të pronave edhe në viset e tjera ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi. Zoti Lulgjuraj tha që protestën e kanë mbështetur edhe nga Prishtina dhe Tirana.

Kryetari i shoqatës së intelektualëve nga Miçigeni- SHBA z. Nua Ivanaj e përshëndeti këtë protestë duke e konsideruar si shumë të rëndësishme për zgjidhjen e probelmit me pronën e Viksanlekajve por edhe për shumë siç tha ai padrejtësi, në ç’do fushë të jetës.
Ndërkohë Avokati i çështjes së pronës në Vuksanlekaj Angjell Gojçaj foli për një historik të pronës në fjalë dhe për angazhimet që janë bërë që nga fillimi në lidhje me proceduarat që janë zhvilluar për këtë problematikë, dhe premtoi së për zgjidhje të ketij problem nuk do të ndalet deri në Gjykaten Ndërkombëtare të Strasburgut.

Protesta perfundoi ne menyre paqesore! /TV Boin/

FOTOGRAFITË
(nga TV Boin)