Nikollë Dukaj emërohet drejtor i Shkollës Fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz

Shkolla fillore “Mahmut Lekic” në Tuz fitoi drejtorin e ri, i cili zëvendësoi drejtorin e deritanishëm, z. Pjetër Ivezaj.

Dukaj me profesion është profesor i Gjeografisë dhe për disa vite e kishte ligjëruar këtë lëndë në Gjimnazin “25 Maji” në Tuz, kurse kohen e fundit ishte i punësuar në Institutin e Arsimit.

Pjetër  Ivezaj e konfirmoi se nuk është më drejtor i kësaj shkolle dhe se nga vendi i drejtorit është liruar që një muaj. “Në shkollë i kam kaluar  20 vite kurse drejtorit të ri i dëshiroj gjithë të mirat në punën e ardhshme,” deklaroi Ivezaj.

Ky institucion arsimor në qershor, festoi 125 vjetorin e arsimit në Malësi.

Albert Camaj

 

15 Comments

  1. Ka vite qe ashte gjete kapun per pshtjellakut te DPS, prandej nuk e lane pa gja!

  2. ishalla ku nikolle dukaj asht shqiptar se ku drejtori i deritashem pjeter ivezaj si mos te ishte shqiptar ne diten e shkodhes foli ne gjuhen serbe dhe pasi maroj fjalimin tha mesiguri e keni kuptuar dhe nuk eshte nevoja te flas edhe ne gjuhen shqip, nvet se te fliste shqip

  3. po asht Nikolla Zef Nikllolles apo Nikolla i Dod RRokut vetem pach qef me dit ashu chi mos te derdyhem tung

  4. Përshëndetje, Nikolla i Dodë Rrokut është ky. Unë Nikollën e kisha profesor dhe kujdestar 1 vit dhe gjatë kohës që na ka ligjërua ka qenë profesor shumë i mirë dhe me një njohuri shumë të mirë për lëndën. Kështu që ja uroj postin e ri dhe i dëshiroj suksese në të ardhmen.

  5. I dashuri Albert, 125 vjetori eshte shume, se ne festuam 100 vjetorin e kryengritjes se Malesise vitin e kaluar…E nuk kem shkua ne shkolle ne te njejten kohe qe edhe kemi luftuar

  6. po te ishte nikolla aq i mire, nuk e kishin ba drejtor, se kohet e fundit nuk po na i bajn drejtora nijerzit e duhur, por disa persona te pushtetit, qe e japin koken per pushtet, e nikolla asht njeri nga ata, jo se pjeter ivezaj ka ken burr ma i mir, por ky eshte nijeri qe vdes per DPS

  7. Nikolle Dukaj e gezosh postin e drejtorit kam bindje se do te kryesh detyren shum ma mire se kta drejtorat e meparshem ci jan ken servila te Podgorices.Per disa komentuas qe po thone qe duhet te jesh i DPS te jesh drejtor nuk asht e vertet se as i ndjeri Rrok Lajcaj kurr ska ken antar as adhuruas i DPS por ka ken nje patriot dhe burr Shqiptar i mire( drejtori i shkolles fillore Skorraq) tung kam shpres se Malesia do te marrin shembull ne ty Nikolle se si punohen ne favor te Malesise dhe nxensave Shqiptar!!!

  8. ooo bashkimkomtar, bela ini kumar me nikollen, por skem ci bajm. Nikolle Dukaj asht miku ma i mir i Gjon Gjelaj dhe Nikolles Gegaj, cdo dite pin kafe bashke, nqs nuk pijn ne mengjes ater ne mbremje, por ama 1 here ne dite i bejne mbledhjet, e sidomos ne kafen Martini, se aty rrin koke me koke…
    Nikollen Dukaj e ka marre Rrok Gjolaj e ka punesua ne podgorice, ne ministrin e arsimit, edhe asht servil i podgorices e nqs jeton ne tuz e njef shume mire edhe ti, e nqs ini kumar me shpi tyne, ater mos fol aspak.
    E une thash ” koheve te fundit” dmth nuk e perfshiva Rr. Lajcaj, por perfshiva psh Pjetro Ivezaj, Mark Berishaj, Laleviqin, Pjetrin Dreshaj etj etj ci jan burra tmira me u pa, e tash nuk asht aspak ma i mir Nikolla Dukaj. Se prej ministrise se arsimit asht dergua. Por bela he ti e nje ma mire se ini gja.

  9. O bashkimkombetar; un Nikollen nuk e njoft e ati I uroj sukses por pa ken per per dps nuk u bane drejtor o bashkometaro,e ti thuoj si te duosh por si do ci asht asht shqiptar e jo si I shkolls mesme.

  10. O Shqiponja e Lira Nikollen se kam ilaka edhe nuk jetoj en Tuz por ni pin kafe me Nikolle Gegaj ska gja t keqe se edhe “perfaqsuesit e partive Shqiptare” pin kafe me z Gegaj.Vaseli Sinishtaj njeri ci deri dje prej Igallos e deri en maje t Gusise ka ken me Liberal nar flamur t Kralit e Maliqi puntor i shtetit.Nikollen mos krahaso me jata drejtora se njani ci e krahasove me ta i kuq per 40 vjet qysh komunizmit e tjetri konzull ne ambasad Jugosllave en Shqipni en kohe te Enver Hoches ashtu ci Nikolla asht lark prej tyne ktyj e ne Afganistan.Besa vetdija e Malsorve shumic asht shum e cekt se em kujtohen disa intelektual Malesore rrishin e pishin kafe me Ratko Gjokiqin e vu dukte begeni taksirad per ta se mir kan pas than prej sehit i urti tyrprohet i marri mburret.Nikolla prej ministriet se arsimit ka ardh por jam i bindun se nuk asht antar o asnji parti Malazeze nder tjera tek asht edhe Anton Pjetri Gojcaj en ministri ci mjaft Shqiptar i mire asht edhe ka vrtdije kombetare shum te larte ashtu ci ni ka punua ne ministri te arsimit nuk dot thot se asht edhe antar i DPS ne mes tjerash na vet kerkojm ci ti kem kadrat Shiptare ne institucjone Malazeze-pra na kem vojt si ai njeri me pun t gomarit jo mi qite uj t ftoft e ma ftofe,e jo mi qite uj te zet e ma pervlove.Pra mos ma krahasoni Nikoll Dukaj me jata njerz se Nikolla ska pedigre te keqe si jata te lartpermendurit ci i kini shkrua!!!!

  11. HI NIKOLL MOSU LODH CKA THOT KUSH SE SHUM KISHIN DASHT ME KEN EN DETYR CI E FITUOKE POR TI GZUAR .PAJE SI DERI TASH SE EN RREGULL EKE ,SE KTA PER TETAN CI PUNOJN NE TITOGRAD THON JAN ME DPS ,NUK DIN TJETER ,TE PERSHENDES ,NGA MICHIGAN,V,MARGILAJ

  12. Nuk është ndonjë post kushedi me çfarë rëndësie posti idrejtori të një shkolle fillore që iu dha Nikollë Dukaj duke e trashiguar nga historiani i mirënjohur Pjetër Ivezaj, që u çua aq pluhur.Edhe Pjetri e ka krye gjatë atë detyrë (sa ka dashtë ai vetë) dhe kurrgjë nuk u bë!Besoj se nuk vjen në konsiderim asnjë porosi për
    Nikollën si me e ushtrua detyrën e drejtorllëkut.Duh
    et veprua në drejtime tjera për të arritur kompaktësi në mjedisin e shqipëtarëve e jo këtu.
    Drejtori e ka për detyrë me e organizua procesin
    e drejtë edukativo arsimor dhe ideologjik në insti
    tucionin që udhëheq e jo më thë e të thash.Ore bashkëvendas dijni njëherë e mirë me menduar drejtë dhe si duhet!Përshendetje të gjithëve!

  13. Deri kur vellezer malsor do te jemi te percar,dhe aq pesimista
    Duhet te jemi te kenaqur qe eshte zgjell nje shqiptar,pa marr para sysh se cka ben a me cilet persona e kalon kohen e lir!
    Nikolles I deshiroj pun te mbar lle sukses .
    Vellezer ,lle atelletar te dashur duhet te ecim perpara me kohenINFO

    ju lutem mos ti perciellim keto gjera negative te femija tan
    Se ata jan shpresa e ter kombit….gezuar te bashkuar!!!!

  14. po nikolla dhe me ken ne dps e drejtor eshte i mir dhe i uroni sukses abababa cfare dy ftyrshash. per bes sja keni kujt, as nikolla as semiri si duhen kujt gja sa vin me dhune ne kto vende, e jane figura qe na i imponon pushteti, ashtu ja pacin hajrin.por ju per njerzit tuaj futni vesht ne b.th. gjithsesi, ma mir ky se nja i huaj,

  15. E po per at pune bashkimo ci se njef nikollen e nuk ije ksajte flet kshtu
    Antoni Gojcaj vetedije te lart kombetare, edhe spo kuptoj cka po don me than, nikolle dukaj, bashke me rrok gjolaj e me antonin e kompanin e tyne i kan godi do libra ne gjuhen shqipe ci asht barre me msua fmija shqiptar prej tyne…kjo ekip i ka ba librat vetem per arsye ci mos me u pru librat prej Shqipniet e Kosovet, shihi librat sa te bukur jane, ai asht rezultati i vetedijes kombetare te ketyne personave.
    Sot ne Mal te Zi cdo drejtor, jo vetem i shkollave, por edhe i Qendrave Informativo Kulturore, Policise, Tregut, Spitalit, deri te edhe drejtori i ndonje banjoje publike asht de fakto apo de jure antar i DPS. E kyt gja nuk muj me e mohua as i njeri, se krejt poste politike jane, ashtu sic ka kene pjeter ivezaj me post politik, ashtu asht edhe ky, ashtu kame dal edhe ky, kur ti interesoj shtetit me e hjeke.
    E di shum mire se si e ka marr nikolla kyt post, me trillime, prej mrena ministriet, edhe ta dini se rekomandim prej ministriet ka kene, e nqs asht nikolla i mire ater edhe ministria asht e mire, e nqs ministria asht e mir ater edhe dps asht i mir, e nqs dps asht i mire, malazezet jan te mir me shqiptare. E ju ja pashi hajrin Nikoll Duks, ater ni e festoft 7 Marsin diten e mesuesit, 100% ne gjuhen shqipe ater ndoshta edhe mundem me ndryshua mendim, se pjetri e ka festua, por gjysh shqip e gjys serbisht. por nuk guxon me e festua as nuk kame u festua, deri sa te jete ky sistem kaq i flliqt, e sistemin e bajn nijerzit e flliqt ci jane ne krye te cdo institucionit te flliqt

Comments are closed.