Kryesia e Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj” nuk ka ditë që nuk hap faqet e mediave elektronike dhe që nuk kërkon të di se çfarë po ndodh në trojet etnike e veçmas në Malësinë e Madhe dhe kudo ka malësorë. Ne i gëzohemi çdo aktiviteti kulturor mes këtyre vëllezërve kudo janë sepse me vite në Kosovë e kudo jemi munduar të jemi zëri i sinqertë i tyre. Sa e sa protesta e sa e sa paraqitje kulturore dhe takime me liderë e politikanë kishim bërë e po bëjmë duke ngritur zërin për Malësinë e duke u munduar të sensibilizojmë opinionin vendor në Shqipëri e Kosovë dhe atë ndërkombëtar për padrejtësitë që u janë bërë dhe po u bëhen malësorëve dhe Malësisë. Për gjithë këto angazhime dhe për gjithë aktivitetet kulturore me Malësinë e për Malësinë kemi pranuar mesazhe e përgëzime dhe aty e këtu edhe ndonjë ndihmë simbolike dhe kaq.
Malësorëve në Malësi dhe atyre kudo në diasporë, si duket, emrat tonë dhe angazhimi ynë nuk ua ka mbushur syrin sepse janë mbajtur aktivitete kulturore e përkujtuese nga më të ndryshmet kulturore në Malësi, SHBA e kudo tjetër dhe për to jemi informuar nga mediat, por as edhe një herë nuk kemi marrë ftesë për pjesëmarrje. Kjo është e vërteta dhe Malësia dhe malësorët kudo janë duhet të bëhen të sinqertë, ashtu si jemi ne me ta, dhe ta thonë publikisht pse gjithë ato fjalë të mëdha për ne në mesazhe private e pse gjithë kjo harresë ndaj nesh publikisht. “Shoqata “Martin Dreshaj” dhe ju vëllezër të nderuar po bëni punë të madhe atdhetare dhe jeni vërtetë zëri i Malësisë” , na është thënë në mesazhe të dërguara në adresat tona nga malësorë kudo janë , por asgjë më shumë. Në manifestime janë ftuar të tjerë njerëz nga Kosova. Ne vitin e kaluar vetëm në kuadër të Manifestimit Tradicional “Zëri i Vëllazërisë “ kishim ngritur lart kujtimin për Kryengritjen në Malësi në kuadër të 100 vjetorit të saj. Edhe këtë vit në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë ngritëm lart zërin e Malësisë e për Malësinë nga Shkodra e në gjithë komunat e Dukagjinit., por Malësia as edhe një herë nuk na ftoi në manifestimet atje. Nuk na ftoi as në promovimin e librit “Pishtarët e lirisë”. Nuk na ftoi e ne në Kosovë kishim bërë tani e para sa viteve promovimin e librit “ Klithmë e një shqiponje”. Kishim vizituar e po vizitojmë institucione në merr të Malësisë. Kishim dërguar e po dërgojmë kudo në institucionet vendore e ndërkombëtare letra e ankesa duke kërkuar që të hedhet një sy drejt Malësisë dhe të mos lejohet që t’u nëpërkëmbën të drejtat elementare malësorëve. E malësorët kudo janë në Malësi e në diasporë as edhe një herë nuk na kanë ftuar në aktivitete tematike e kulturore. Ky injorim nuk është burrëror dhe nuk i ka hije malësorëve. Ne do të vazhdojmë me aktivitetet sepse ia kemi borxh kombit dhe atdheut, por nuk është mirë që gjithmonë të lavdërohemi shumë në mesazhe e të mbetemi në harresë sa herë ka e organizohen aktivitete në Malësi e diasporë. Besojmë se e meritojmë të jemi të ftuar në to. Nëse jo na thoni dhe na tregoni pse ?
Rrahman Jasharaj , zëdhënës dhe koordinator për trojet etnike i Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”