Të dielën, më 26.08.2012, në Ulqin, Kryetari i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, z. Mehmet Bardhi, me bashkëpunëtorët, zotërinjtë Saubih Mehmeti, Hajrullah Hajdari, Hajredin Kovaçi e Shaban Popi, pritën në një vizitë pune liderin e ,,Vetëvendosjes“, z. Albin Kurti dhe Sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë, z. Xhelal Sveçla. Në një bisedë të ngrohtë e vëllazërore, Bardhi dhe përfaqësuesit e tjerë të LD në MZ-së, mysafirin e lartë nga Kosova e njoftuan me situatën aktuale politike në Malin e Zi, me theks të veçantë me pozitën e shqiptarëve sot në Mal të Zi, e cila nuk është aspak e lakmueshme, por përkundrazi ajo po keqësohet dita ditës pothuajse në të gjitha sferat e jetës. Ligjin Zgjedhor, të cilin në dhjetorin e vitit të kaluar e aprovoi shumica malazeze-serbe-pravosllave, paraqet njërin nga aktet kulmore diskriminuese për shqiptarët. Ky Ligj, përveç se nuk është në përputhje me Kushtetutën, pasi nuk garanton barazinë e votës, shqiptarëve iu mohoi madje edhe të drejtat e arritura. Për të cilin shkak përfaqësuesit autentikë shqiptarë në Parlamentin e Malit të Zi, në shenj mosprani e revolte e braktisën seancën dhe nuk pranuan të marrin pjesë në këtë kurth politike.
Pastaj kryetari Bardhi përfaqësuesit e lartë të „Vetëvendosjes“ i njoftoi me ftesën e tij, të LD në MZ-së, drejtuar të gjitha subjekteve politike shqiptare për konsultime e bisedime në prag të zgjedhjeve pasuese në dritën e Ligjit të ri Zgjedhor diskriminues dhe mbledhjen e mbajtur. LD në MZ ka inicuar që në këtë moment duhet menduar për dy çështje. E para, të bojkotohen zgjedhjet, me çka do t’u bëhej me dije institucionevwe evropiane dhe diplomacies amerikane për diskriminimin që po u bëhet shqiptarëve dhe e dyta, nëse të gjitha subjektet janë dakord që të dilet në zgjedhje, atëherë opcioni më i mirë do të ishte që të gjitha subjektet politike shqiptare, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, te dalin me një listë të vetme zgjedhore.
Në këtë drejtim gjetëm përkrahje të plotë te lideri i „Vetëvendosjes“ z. Albin Kurti. Madje ai tha se në këtë rast janë të gatshëm që të vinë edhe nga Kosova dhe Shipëria dhe të mbështesin fushatën parazgjedhore, përndryshe, shtoi zotni Kurti, nese do të ketë më tepër lista,, nuk jenë në gjendje që të përkrahim njërën apo tjetrën palë.
Përfaqësuesit e LD në MZ në mes të tjerave njoftuan edhe me keqpërdorimet e ndryshme që tashmë kanë filluar, te qeverisjeve në nivel shtetëror dhe local, për blerjen e votave me oferta të nryshme, që nga benificionet e favoret personale, individuale e grupore për funkcione e të mira materiale, deri te punësimet partiake… U tha se punësimi në këto kohëra, kur ekonominë prodhuese pothuajse e kanë zhdukur, blerja e votave në forma të ndryshme, pra korrupcioni politik, sidomos në periudhën parazgjedhore, në nivelin shtetëror e lokal – komunal, është bërë faktor i skllavizimit, me çka po bëjnë e detyrojnë që njerëzit të humbin edhe dinjitetin e tyre. Varësia nga punësiguruesi është e njëjtë sikur në sistemin skllavopronar. E dihet mirëfilli se punësimi nuk vjen prej tregëtisë, por vjen nga prodhimi. Gjatë bisedimeve u dakorduam se bashkimi i subjekteve politike shqiptare, sidomos në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare, kur këto zgjedhje po bien edhe në 100-vjetorin e pavarësisë së Shtetit Shqiptar, do të mobilizonte jo vetëm zgjedhësit shqiptarë në vendlindje por edhe diasporën shqiptare, që është siç e dime, bukur e madhe, më tepër se gjysma e popullsisë
Në fund z. Bardhi e falenderpj liderin e „Vetëvendosjes“ për vizitë e kordinim, për përkrahje, për shpalosje të përvojës politike, me theks të veçantë për bashkëpunim të frytshëm të mëtejshëm.
Sherbimi për Informim i LDMZ