Mark Gjonaj bën histori, shqiptari i parë në asamblenë e Nju Jorkut

Shqiptarët e Nju Jorkut bëjnë histori – i pari shqiptar i Amerikës, që zgjidhet në një post kaq të lart shtetëror, në Asamblenë e Nju Jorkut. Dhurata më e bukur për kombin tonë në këtë 100 vjetor të pavarësisë së Shqipërisë. Një shqiptar zgjidhet për në Asamblenë e Nju Jorkut.
Sukseset e shqiptarëve të Amerikës janë të mahnitshme në të gjitha fushat e jetës – dhe këtë po e tregojnë për çdo ditë, ku studentët shqiptarë shkëlqejnë në shkollat amerikane.
Tani radha i mbetet Ken Biberajt në zgjedhjet e 2013 për në Këshillin e Bashkisë së Nju Jorkut.
Shqiptarët treguan se janë të gatshëm të “udhëheqin” shtetin më të fuqishëm të SHBA-ve në Nju Jork.
Braktiset nga stafi elektoral Naomi Rivera – gjysma e tyre largohet para rezultatit final. /BotaSot/