Prej ditës së sotme Shqipëria do të ketë Parkun Kulturor të saj në Kopshtet Kulturore të Klivlend në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në qendër të këtij parku do të vendoset sot, statuja e bamirëses së madhe shqiptare, Nënë Tereza.
Kështu edhe Shqipëria do të ketë parkun e saj kulturor në Klivlend, në një park ku prezantohen kultura nga Gjermania, Italia, Amerika, Turqia, India dhe shumë vende të tjera.
Kërkesa për vendosjen e statujës së Nenë Terezës në “Rockfeller Park” është bërë nga komuniteti shqiptaro-amerikan që në vitin 2009 dhe u realizua tre vjet më pas me rastin e 100 Vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, pra sot
Në një ditë me shi, më shumë se 300 njerëz u mblodhën në parkun “Rockfeller” të Klivlend, Ohajo, të shtunën në mbrëmje për të festuar ngritjen e Kopshtit Kulturor shqiptar.
Ceremonia e inaugurimit të statujës së Nëna Terezës, më datën 22 Shtator 2012, u organizua nga Shoqata Shqiptare Cleveland Ohio dhe mori pjesë Presidenti i Shqipërisë zoti Bujar Nishani Mes pjesëmarrësve kishin ardhur edhe shqiptarë të Italisë veprimtarë të komunitetit Arbëresh si Dana Bradi., dhe grupe të ndryshme shqiptarësh, nga Detrioti, Toronto, Neë Yorku, Fliadelfia, Uashingtoni, Çikago e tjerë.
Në këtë ceremoni mori pjesë edhe ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Gilbert Galanxhi, dhe komuniteti shqiptar atje. Me këtë rast u mbajt edhe një koncert me këngëtarët e njohur të komunitetit, Gëzim Nika dhe Agim Kurti.
Personalitete të udhëheqjes vendore, si majori i qytetit Clevenland, Mayor Frank G. Jackson dhe Kongresiti Amerikan Dennis Kucinnich, së bashku me Konsullin e Nderit Ekrem Bardha ishin të pranishëm në zbulimin e statujës së Nëna Terezës, nobelistes shqiptare.
Në parkun kulturor ndërkombëtarë, një ndër më të mëdhatë në botë, tash do të jetë edhe një statujë e gjatë prej bronzi e bamirëses shqiptare, Nënë Tereza, fituese e çmimit Nobel për paqen për punën e saj me të varfrit u zbulua mes mjaft emocionesh.
Cleveland City Council President Martin J. Sëeeney tha se : “Ne jemi duke ndihmuar me këtë rast edhe komunitetin shqiptar , emigrant e saj në Shtetet e Bashkuara, pëtju rritur atyre krenarinë kombëtare, për të pasur edhe ata një statujë bronzi të Nënë Terezës në Kopshtin kulturor në Rockefeller Park.”
“Ne jemi duke e bërë këtë jo vetëm sepse ne besojmë në mesazhin e Nënë Terezës së dhembshurisë për të varfërit dhe të margjinalizuar, por edhe sepse ne besojmë se është e rëndësishme për qytetarët e Clevelandit përtej ndarjes racore, etnike dhe fetare, dhe për të ndihmuar njëri-tjetrin. Kjo ishte një vepër qendrore e punës së Nënës Terezë” tha Cleveland City Council President Martin J. Sëeeney duke shtuar se ndërsa Nënë Tereza ishte një shqiptare që nga lindja e saj, ia ka kushtuar gjithë jetën e saj për të ndihmuar të varfërit në Indi, shpirti i saj na takon të gjithë ne. Le të nderojmë këtë grua të madhe, edhe ne Cleveland dhe vepra e saj të ndjehet më shumë në çdo shtëpi.
I pranishëm ishte edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dhe tre fëmijë muzikantë të cilët janë adoptuar nga jetimoret e ngritura nga Nënë Tereza.
Në ceremoni, e cila zgjati rreth 75 minuta, morën pjesë edhe shumë shqiptarë të cilat kanë nisur një jetë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas viteve 90, studentë shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova, etj.
Kopshti Kulturor shqiptar ka ende edhe dy faza të tjera për të kaluar. Faza e dytë përshin ndërtimin e një shatërvani të madh. Ideja është që kjo pjesë e parkut të përdoret nga shqiptarët e Amerikës, për dasma, festa dhe pikniqe.
“Ne duam që të përdoret dhe jo thjesht të shikohet”- thanë përfaqësuesit e Bashkisë së Klivlendit.
Kështu edhe Shqipëria do të ketë kopshtin e saj kulturor në Klivlend, në një park ku prezantohen kultura nga Gjermania, Italia, Amerika, Turqia, India dhe shumë vende të tjera.
Kërkesa për vendosjen e statujës së Nenë Terezës në “Rockfeller Park” është bërë nga komuniteti shqiptaro-amerikan që në vitin 2009.
Anila Nicklos, ish editorja e gazetes komunitare “Shqipja”, gazete periodike, kjo, qe pasqyron jeten, aktivitetin dhe veprimtarine e komunitetit shqiptare, ka thene se ne pjesen perendimore te qytetit, Cleveland’s Ëest Side, dhe ne Lakeëood, e rreth tij jeton nje numer i madh shqiptaresh, emigrante te periudhave te ndyshme. Duhet theksuar se shumica e shqiptareve te ardhur, Amerike, jane nga ata te mbas viteve 1990. At’here kur ndryshimet e medha demokratike, ne kampin komuniste te Europes juglindore, perfshine edhe Shqiperine, e cila me e fundit u çlirua nga sundimi diktatorial i Enver Hoxhes, qe e sundoi me dore te hekurt Shqiperine,per me shume se 50 vjete. Rreth 10.000 emigrante shqiptare, veçse dekaden e fundit, mendohet se jane te vendosur ne qytetin Cleveland te Ohaios. Pjesa me e madhe tyre, jane nga Tirana, Berati, Lushnja, dhe Fieri qytet ky qe eshte binjakizuar me qytetin e Ohaios – Cleveland.
Ndersa, Dona Brady, anetare e keshillit bashkiak, te qytetit Cleveland, ka theksuar se ne jemi te lumtur qe edhe komuniteti shqiptare, erdhi me nje kerkese te tille. Kerkese,te cilen ne e kemi pritur prej vitesh, pasi e dime sesa krenare jane shqiptaret, ashtu si edhe komunitetet e tjera, te kene nje simbol te tyre ne parkun multi – kultural. Brady , tha se eshte edhe ne nderin e qytetit, qe edhe komuniteti shqiptare te kete ne mes te qytetit, statujen e Nene Terezes, iciones shqiptare, nobelistes dhe bamireses, humanistes me fame boterore.
Ajo ka caktur edhe vendin se ku do te vendoset statuja e Nene Terezes, aprovuar nga keshilli bashkiak i qytetit. Statuja e Nene Terezes, tha ajo do te vendoset ne sheshin Rockefeller Park Greenhouse, afer me statujen e Martin Luther King, ne bulevardin ne mes te rruges St. Clair Avenue dhe I-90. Autoritet e qytetit ofruan nje shume parashe, per pergatitjen e vendit ku do te vendoset statuja, si bazamentin e sheshit dhe pastrimin e vendit. Por, keto para nuk qene te mjaftueshme per ngritjen e shtatores. Keshtu qe me shume te holla, u siguruan nga vetë komuniteti shqiptarë.
Leke dhe Pashke Gojçaj “bartesit” e shtatores se Nene Terezes ne Amerike
Ishin dy bij te Hotit historik, Hotit te Ded Gjo Lulit, e Prek Calit,e sa e sa figurvae te ketyre malesoreve, ata qe te paret e sollen ne mergaten shqiptare, ne SHBA-se, idene fisnike dhe bujarine qe te sponsorizonin lartesimin ne statuja bronxi, rrugeve dhe shesheve te Amerikes, ikonen te kesaj bije shqiptare, qe pasi e sponsorizuan ne sheshet e Tuzit e te Prishtines, pa pritur qe te shejterohet, duke u kujtuar e sjelle ndermend mbare njerezimit qe po pergjerohet per kete nene te madhe, se ajo eshte bij e popullit shqiptar, e vendosen statujen e saj ne New York (Harstdale). Vellezerit Lek e Pashk Gojçaj edhe pse biznesmene, kane bere investimin me te shkelqyer ne jeten e tyre ne nje fushe ku perfitimi eshte veçse moral, dinjitet e krenari kombetare, e shume me i çmuar e i pavdekshem se çdo lloj kapitali tjeter. (Beqir Sina/INA)