Shqipëria mes 37 vendeve të ultramiliarderëve

Tiranë, 26 shtator  – Një studim i fundit mbi pasurinë, ka nxjerr Shqipërinë të 37-ën për nga
numri i ultramiliarderëve. Sipas raportit në Shqipëri numërohen 55
ultramilioner, që në llogarinë e tyre kanë mbi 7 miliardë dollarë.

Numri 55, krahasuar me vende të tilla në rajonin si: Bullgaria, Maqedonia apo Mali i Zi, rezulton se shtresa e njerëzve “ultra të pasur”, t’i ketë Shqipëria më të shumtë në numër.

Këtë e konfirmon raporti më i fundit botëror mbi pasurinë në botë, i titulluar “World Ultra Wealth 2012-2013”, i cili siç raporton, e ka renditur saktësisht Shqipërinë, të 37-n në Evropë për nga numri i ultra të pasurve, njofton gazeta “Shekulli” Online.

Sipas të dhënave të raportit, nga 53.441 persona të tillë që numërohen aktualisht në mbarë Evropën, me një pasuri prej rreth 7 miliard dollarë, 55 prej tyre gjenden në Shqipëri.

Sipas raportit pasuria prej 7 miliardë dollarësh ose më shumë se 700 miliardë lekë, është e pandryshuar krahasuar me një vit më parë, gjë që me ulrtamilionerët e vendeve të tjera nuk ka ndodhur.

Kjo fakton se efektet e mundshme të krizës financiare, nuk e ka bërë asnjërin prej tyre që ta humbasë statusin e të qenit “ultra i pasur”, siç ka ndodhur në Evropë, ku 1.054 persona nuk quhen më të tillë që nga viti i kaluar.

Aspekti pozitiv i këtij raporti për Shqipërinë krahasuar me vendet e tjera evropiane, është ai në lidhje me përqindjen, në tërësi rritëse të pasurisë në tërësi, si e tillë, e cila rezulton me 4% më shumë se vitin e kaluar.

Tregues ky i cili rezulton në pjesën më të madhe të vendeve të Evropës si negative, përjashtuar vetëm Gjermaninë që e ka atë me 5.4% apo Britaninë e Madhe me 3.9% dhe Zvicra 3.1%.

Kurse Franca apo Norvegjia, të cilat mbahen për nivelin e tyre të lartë ekonomik, e kanë këtë tregues negativ, përkatësisht -11.2% apo -3.1%.

Sipas raportit të “World Ultra Wealth 2012-2013”, Qiproja numëron vetëm 45 ultramilionerë, Bullgaria po 45, Maqedonia 35 dhe Mali i Zi vetëm 21. /KohaDitore/

6 Comments

  1. Krejt keta miliardere ose jan mafioze, ish komunista qe kan uzurpue pasunit e popullit ose merren me droga, krime te rangut te nalte!
    Shqiperia s’ka hapsine per te gjithe ata milionere ne kushte normale.
    Ata eshte turp te quhen shqiptare e jo te jetojne ne Shqiperi.
    E po kjo eshte ajo qe ju ofron pushteti i Sali Protopapes tash 20 e savjet?!!.
    Kontrabande, gjakmarrje, vujatje, skamje, hajni, droga, prostuticion etj.
    Rrofte Shqiperia pa keta hajna!

  2. jo more komenta sa te duashe pse jem une eti boshatli Shqiperija po ec perpara si me politik ashtu edhe me ekonomi hinin ne NATO e tashe ne BE Ata nuk merren me gjana fetare pore punojne e ato jane gjera personale suksese gezime

  3. Jo more se pa hî Shqipnija ën Bashkimin Europjan, BE kameu çkatrrua se tan po bahen bankrot.Europa nuk punon ma kurrgjâ se tana produkte po vin prej Kinet,prite Zot veç lufta muj me pshtuaprej bankrotit

  4. Dod Gjeka, per ty futem en kyt forum se mban me qesh e mkanq…kur the ineteresant si kan met shqiptart pa komenta hahahhahahah, paj kan kaj her edhe noj pun tjeter ahahahahah

  5. I neruoshimi Vuksanlekaj a asht gjynaf e barrej meja bâ Atdheut jekshtû,Simjet kame kên iqivjetori i pavarsis e çka kem pësua n’për at shekull?Kurrgjâ. Ma n’vêt t’bukur ma natur t’bukur nuk ka gjeveri n’ Europ.U çlirua prej atij idiotit e komunizmit ater vin “Atdhetart Demokratat” me Sali Berishen e vijellin e plačkisin at bukuri e bâjn edhe ma fukara se e ka bâ Enveri.Ma kallzo i kom ma fukara se Shqiptarin ën Europ.Për jâta dves gjithmon: ” Kush jem na” e pse ja bâjm vetit jekështû? Edhe diçka,gjithmon e ka fajin dikush tjetër.

Comments are closed.