Si ti besohet Gjukanoviqit i cili e premton Komunën dhe ngritë gishtin e mesëm

Ndryshojnë rendin e ditës që Millo Gjukanoviqin mos ta qesin në rrënë

Siç njoftojnë e mediet malazeze UDSH do të propozojë plotësimin e rendit të ditës në mënyrë që në mbledhjen e Kuvendit të Komunës urbane të Tuzit, të diskutohet për referendum.

Seanca e Kuvendit të Komunës Tuzit është planifikuar më 17 shtator për me 4 tetor , me katër pika të rendit të ditës, ku asnjëra nuk ishte e lidhur për përcaktimin e datës së mbajtjes referendumit. Kështu që për të qenë deklarata e Kreut të DPS-it Millo Gjukanoviq, e sakte dikush do të duhet të kërkojë ndryshime në rendin e ditës në mënyrë që këshilltaret e KU të Tuzit të diskutojnë dhe për të sjellë vendimin për shpalljen e referendumit mbi statusin e Komunës urbane të Tuzit.

Kryetari i Kuvendit të KU te Tuzit Fadil Kajoshaj, ka deklaruar se UDSH, partneri i koalicionit të DPS, do të propozojë ndryshime në rendin e ditës, dhe se do ta bëjnë dy ose tri ditë para seancës. Zgjidhja më e mirë është që referendumi të mbahet , kur do të jenë edhe zgjedhjet presidenciale. Ne kemi vendosur të mos presim vitin 2014 , por ta mbajmë referendumin vitin e ardhshëm. Në seancën e Kuvendit te KU të Tuzit do të marrim vendim, por nuk kemi të drejtë për të shpallur zgjedhje. Referendumin ne nuk mund ta shpallim , por mund të sjellim vendime. Kryeqyteti këtë do ta rregullojë deklaroje Kajoshaj.

Koalicioni qeverisës nuk do të lejojë formimin e një komune të plotë të Tuzit, për shkak se ata do të humbasin pushtetin politik në Podgoricë. Prandaj, premtimi i njeriut të parë të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Millo Gjukanoviq, se do te bëjnë shpalljen e referendumit mbi statusin e komunës së Tuzit, duket joreale dhe shërben si një mashtrim para zgjedhor.

Ky është mendimi i shumicës së përfaqësuesve të partive shqiptare në Malësi, të cilët deklarojnë se paralajmërimi mbi shpalljen e referendumit është vetëm parulle politik e cila në zgjedhjet e tetorit duhet të drejtojë Votat shqiptare në koalicionin qeverisës.

Sa i përket premtimit të Millo Gjukanoviq, Funksionari i Lidhjes Demokratike Nikollë Camaj , deklaroi se mjafton të shikohen pamjet nga aktrimi i tij në tribunën e Tuzit “. Camaj konsideron se premtimi i Gjukanoviqit, do të zgjas po aq sa do të zgjas edhe fushata parazgjedhore. Gjukanoviq, thotë se ai do të përmbushë edhe këtë premtim, si te gjitha tjerat dhe e ngrite gishtin e mesëm. Unë shpresoj se atë gishtin e mesëm e ka ngritë për ata që janë në sallë, e jo Malësisë. Kështu që këta zotërinj aspak nuk kanë nevojë të mundohen që atë ta kapin në rrënë apo jo, pasi që gishti mesëm tregon cili është qëndrimi i tij për këtë çështje. Gjuha trupore nganjëherë dinë të flas më shumë se fjalët. Të ngrisë gishtin e mesëm në sallë, mundet vetëm ai dhe askush tjetër. Unë mendoj se ngritja e gishtit të mesëm atë ditë në tribunën e Tuzit, ka qenë për të pranishmit në sallë, sepse ata e meritojnë jo te tjerët . Të përfshihet në rendin e ditës të Kuvendit të Komunës urbane të Tuzit, vendimi për referendum është një akt i paligjshëm. Komuna urbane, ska legjiminitet, e as kapacitet, që të shpallin referendum. Nuk do më çudiste që Komuna urbane e Tuzit, ta bëjë këtë gjë, për shkak se nga ajo kanë bërë cirkuse. Këta do të mbështesin çdo gjë që dikush të ua thotë nga lart, kjo nuk ka rëndësi a ka baza në ligj apo jo deklaroi Camaj.

Ndërsa Deputeti në parlamentin e MZ dhe këshilltari i Iniciativës Qytetare, në KU të Tuzit, Vasel Sinishtaj, deklaroi se paralajmërimi i Kryetarit të DPS Millo Gjukanoviq, për të shpallur një referendum konsultativ mbi statusin e komunës së Tuzit është një tjetër mashtrim zgjedhor i koalicionit qeverisës. Një deklaratë e tillë vjen nga një njeri që ka përvojë në politikë, i cili ishte President i Qeverisë dhe i Shtetit , tani është kryetar i partisë më të fuqishme në pushtet, por e vërteta është se ky është një tjetër premtim parazgjedhor dhe kjo është ligjërisht e pamundur. Ligji për Organizimin Territorial ofron diçka krejtësisht të ndryshme. “Kur deri me tani nuk ka treguar vullnet mbi referendum, nuk kishte nevojë të nxitojnë me këtë vendim dhjetë ditë para zgjedhjeve. Sikur të kishte dëshiruar për të kënaqur qytetarët, Gjukanoviq, është dashur t’i propozojë Qeverisë që urgjentisht të planifikojë një sesion të Parlamentit për të hequr detyrimin e referendumit konsultativ “, deklaroi Sinishtaj.

Sipas Këshilltarit të PSP-së, në Komunën e Podgoricës Kolë Lulgjuraj, theksoi se Millo Gjukanoviq ka deklaruar se është e drejta e qytetarëve që të deklarohen dhe se referendumi është i pacenueshëm, por harroi të theksojnë se asnjë komunë në Mal të Zi nuk është formuar me referendum, Qytetarët e dinë se edhe kjo ka te bëjë me fushatë dhe manipulimin e pushtetit, në mënyrë që të fitojnë sa më shumë vota në zgjedhjet e 14 tetorit.

Ata mendojnë se qytetarët e Malësisë kanë harruar arrestimet dhe rrahjet e të moshuarve , fëmijëve dhe grave në Aksionin e famshëm “Fluturimi i Shqiponjës”. Gjukanoviq , është dashtë të paktën të kërkojë falje qytetarëve të Malësisë për torturat me çnjerëzore në atë aksion policor deklaroi Lulgjuraj.

Albert Camaj

22 Comments

  1. Pash zotin pse flitni tash aty e patet Millin kurrkush nuk i trgoj dersy se cka lyp ne Malesi asht von tash,vec e prut me u fal e me u rrfye se ja druen rrezikun para vote burri ci asht burr flet dersy por aty kun kje Milli vet nuk pac as nji burr por sikur te ishte cua nje shak me zojt e vet keta jan lidert tan mos i pacim e hiekshin me krye.

  2. Lum konaku per ty, me prua keta skan mujt me ardhe ne Tus pasi aj esht shtet dhe aj vendos e vulos, ndersa meja than ne sy skan mujt pasi sjan te marr me shkua ne promovime te tij neper tribuna te dps, por keta mje bukur ja paskan than neper gjith mediat malazeze, ku gjitha keto fjal doemos do i lexoj Gjkukanoviqi dhe i gjith opinioni mbare.

  3. millo care…a e din se kan krye luftat en ballkan???

  4. Po hajde se nuk i thane gja dersy, po ata e priten fjalimin e tij me duertrokitje si tu kite arll Gjergj Kastrioti. Nuk kem pse i fajsojme lidret politik, salla asht kene plot me popull chi i kan duertrokit rrenat e tij e jo vech liderat

    • Mir e ke e neruoshime Gjyka se basa kurrkush nuk e ka fajin veç populli çi i ka xgijell.A din pse ?Besa e Zotit nuk ka kush mei prî atij popullit.Ata nuk dijn si Gjukanoviqi me bashkua popullin e mei tha diçka se nuk kan burrni as trimni politiket.Qyqe jâta çi punojn me Gjukanoviqin e jâta çi heshtojn,tân jân barabar nuk muç mei da i cilli asht ma qyqe.Ën Malësi ka g’jasa nuk dijn politikanat hala se çka asht demokracia.

  5. pajtohem plotesisht me ju gjyka pasi qe faji eshte tek populli jo tek lideret se paku ketu u prononcuan kundra ndersa populli i mjere shkoj e perkrahi dhe duertrokiti politiken e tyre te flliqte serbomalazeze

  6. po pse akuzoni popudhin se ne ket tubim ene tuz jane ken vetem ato familje ci simpatizojn dps-udsh-p boshnjake keshtu ci nuk ashte kene tan malsia more burra mose rrini gati me sha malsin se ne kete tubim jan ke rreth 200-250 veta te shitun e te pershitun me qina heresh neve tan e dim pore ato familje nuk cojne ransi pere malsi pore koha kalone e do ta tregoj te veten keshtu gjithe kuje i vjene koha e vet ne malsi ka pature elle perpara kesi soj burrash pore kane cof keshtu elle kata ne kohe te tashme do te cofin ni dite e do te lane mrapa faqen e zez pere ta . .malsia nuk ashte e perbame prej 300 vetave pore jane ma shum mose e harroni millo e ase f**n e n***ll me dukoviqa e kajosheviqa e tjeret tradhtare te popudhit shqiptar

  7. Kjo është fushatë parazgjedjore, dhe në fushatë kanë të drejt të gjithë të fëlasin. Pra Millon nuk ka mundur askush ta pëngonte, por edhe po të donin nuk do të mundnin,sepse ai e ka pushtetin. Pra këtë duhet ta kemi të qartë se nuk i bihet murit me kokë, madjeato kohra kanë kaluar. Edhe për dortrokitje kjo është normale, sepse të pranishmit në sallë i janë fut Millos me kokë në p*******ë. Po mos të kishte DPS më shumë votues se sa ishin në sallë do të ishte mirë, por fatkeqësisht ka shumë më shumë.. Ata që ishin në promovim janë haptas për Millon , por problemi është se i kemi në parti shqiptare edhe më besnik, siç është rasti i Ferhatit i cili UDSH-nëe ka shëndrrua në Union Demek Shqiptar që është krye e këmbë pjesë e DPS.. E kjo duhet të na shqetsoj të gjithë neve, sepse këta në emrin tonë flasin para nderkombëtare për të” drejtat tona” . Pra dezinformojnë evropianet…

    • sinqerisht.jame plote dakort me ju pere fate te keq keshtu ecin punet kene pa thane me ni fjal (me pushk te vet e vrete vetin )keshtu ka vojtun malsia se jo vetem keta ci jane haptase pere dps pore ka shume tjer ci punojn msheft e votojn pere ta

  8. kjo asht ni trallti malazeze si gjithmon vec vet pajtohem me z. Lulgjuraj ,

  9. o mir na bajn se na rrahin na burgosin naj mltreton fmi e gra e pleq e nuk del ni burr me ja nje meritat si ja numroj haki tafa milladin popoviqit ne prishtin

  10. jo nuk e kam than asni her ma par por nuk po u pelqen se e permenda haki tafen dhe milladin popoviqin

  11. Nuk kane faje liderat pore edhe populli vet se keta chi punojne me ta prap e ka isoje menyret pore populli aq i shumte chka deshti aty me ja ndigjua rrenat e tije seka ba shume aje per MALSI mose ti perseritim se tan edime historine etije per malesore

  12. Votoni numrin 9 ne keto zgjedhje…Pse? 9 – eshte: Luftarak, trim, i pavarur deri në fund, por që, nganjëherë, ka nevojë edhe për ndihmë. Ia del me sukses në çdo gjë që kërkoni nga ai. Është i zgjuar, energjik, plot epsh, por nuk është sentimental.

  13. Ska shtrigar as numerologji as fallxhore ci nimon shqiptart…se me pa da me na nimua zoti ishim ken nje list, e zgjedh ne liste ata qe don populli…se 20 vet kan ba bashkim per ckatrrim e tjert si ka dvet kush…as ska mi dvet sa tjet jeshtu puna, 19 77 88 99 luani ne llutri se hajr sshihni prej tyne

  14. Gjukanoviqi esht taman djali i Kral Nikolles, me rrena e poshtersin po kalon gjith jeten, i korruptuar deri ne palce, dhe antishqiptar deri ne asht.Kush i beson kti katilit esht ma i keq se tymi i kandilit. Te fala malesi dhe malsor se Gjukoja ju kapi ne dore. Ky esht ma i madhi i vendit dhe ju skeni mujt me e ndalue, por me shkua me e ndegjua skeni pas nevoj aqe me shumice, su ka cua kush perdhuni. Por besa edhe shplakat e duerve disave u qitshin gjak njaq shum kan duartrokit per te.Dikush ja ngjiti edhe kangen njaq ishte gezua.
    Conju malsor ne Tuz me dale
    Ne Gjukani na ka ardhe
    Na ka ardhe me vizitua
    Dhe Malsin don me ndertua
    Don mna dhan tdrejta dhe Komun
    Dhe liri qe skem pas kurre
    Qysh prej Titit me parti
    Nuke ka le ma shoqi i ti
    Pater P*****n e ka perbri
    Me Don F****b e traboinit
    Ja kan dhan kta besen Millit
    Nuk te lshojm per sy te badhit
    kjo esht besa e shqiptarit
    Me i dal para gospodarit
    Dhe me i than mire se ke ardhe
    Buk e kryp e faqe te bardhe
    Se ke ardhe ti ne Malsi
    Japim jeten per ket Gjeveri
    Per Malsi tonin atedhe
    japim jeten si me le
    Te tan desim ne fushe te mejdanit
    Me cue nven fjalen e gospodarit
    Njekshtu e ka rodi i shqiptarit
    Dhe ti Gjuko miresekeardhe
    Te pret Malsia me faqe te bardhe
    Se ti don mna pru tdrejta e komun
    Ci ma mir skemi jetua kurre
    Te kerkojm falje se ne diaspor
    I kem do vllazen qe sna nigjojne
    E pa nevoj ju u kritikojn
    Pore te dini na kan dal nga dora
    sna nigjojn dhe jan ba sa hora
    Ci atje larg nga Amerika
    Per pa dit cesht politika
    Dhe po mbajn kta demostrata
    Kunder vendelindjes pra Malit te Zi
    Disa ne dore i patme shti
    Por nese vijne do te i zam prap
    Se 51 vjet i paten pake
    kshtu po i thon gospodarit parija
    Ju ndegjoni fjalet e mija
    Se me kryetar qe i kemi ne
    Ne mal te Zi ma skan me le
    Po ka cua dreqi pushk nder ne
    Se Fran Lulgjurin ase Nikollen
    nuk i respektojm ase sjau dim vleren
    njani i grud tjetri trieshjan
    burra te mir 300 derham
    me Ferhatin ne Tiran
    larte e ngriten kombin tane
    prej New York deri ne Tiran
    me politik dhe per drejtesi
    si me cua para ket gjeveri
    e kam fjalen Malin e Zi
    Tash nje keshill per ju e kam
    Ruenju vllazen e Malsi te tane
    Hote,Grud,Kojas e Trieshjan
    katolik e musliman
    une per ju nje keshill e kame
    mose te ju rrejn ju vllazen pushteti
    ase lakejt qe i ka me veti
    duhet malsia me i dal zote vetit
    mos u mashtroni ju prej kurrkuje
    voten tuej mos ja jepni te huejt
    i veti mishan ta han por kocken ta ruen
    e kam fjalen per keto votime
    mos te ju marrin me lajthime
    prradha te kota e premtime
    per komun te plot behen diskutime
    ne kjoft se delni ne referendum
    syte ne badhe dhe mos me e humbe
    se nese i humbim keto vota
    amerika qesh dhe europa
    jan ba shqiptaret krejt copa-copa
    gishtin kokes pra dhe mendoni
    ruejni malsin mos e tradhtoni
    se ne histori ne djal mas djalit
    ka me na knua qyqja ne maje te malit
    me duert tona voten ja dham shkjaut
    dhe komunene e malsis
    ne ja falem shkijenis
    edhe klyshave te Rusis
    dhe disa horave te Malsis
    qe punojnper ket qeveri
    faqen e zez kta ne shoqni e ne shpi
    ju apeloj ju atedhetar
    ju luftoni si burra shqiptar
    per ner te malsis e per hir te parve
    kthenju shpinen gospodarve
    e per inadi te klyshve Rusis
    kthejani ne vend nderen malsis
    jepni voten shqiptaris
    ni vendosshit me votua
    me dale ne vota dhe me fitua
    Komunen e plot ju me ndertua
    amanetin e te parve ne vend me e cua
    se komuna esht pika e par
    drejt bashkimit ton kombetar
    se tana punet sbahen priheri
    ju qofte lavdia, dhe ju qoft nderi
    kishte me u than Fishta prej elterit.

    Na falni ne keto vargje qe mme erdhen si inspirim amatoresk, por besomni se jeni ne nje faze kritik, gjoja kohra demokratike por qe nese nuk dime te luejm mir mund te na kushtojn shume. Te fal nga plaku

  15. Te lumtte o Safet Butka bukur I rreshtueke Por sdi a te marrin vesh ata malok

Comments are closed.