Promovimi i të vërtetave të dhimshme

( Nga promovimi i librit “ Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët, 1844-1999” ne Detroit, organizuar e sponsorizuar nga Dega e Federates Panshqiptare “Vatra” )

Pjetër Jaku

Një libër brenda të cilët ka vetëm  63 faqe tekst, në formatin A-4, ka aq të vërteta rrënqethëse, sa nuk mund t’i lexosh, as t’i imagjinosh. Krimet mbi një popull të pambrojtur, pothuajse të zënë rob. E si mund të veprohet ashtu mbi një popull afro dymiljonësh, i cili ishte  i privuar nga të gjitha mundësitë e mbrojtjes nga armët, masakrat, përsekutimet e keqtrajtimet e vazhdueshme për afro dy shekuj dhe Evropës, ose vendeve të tjera të civilizuar të mos u binte në sy? Serbia dhe Kosova janë bash midis Evropës. Bota ka hartuar prej shekujsh lloj-lloj  kodesh e ligjesh, në të cilat shkruhet e thuhet, se ndaj njeriut të paarmatosur nuk mund të bësh asnjë veprim dhunues. Një popull që nuk të bindet, pse duhet ta mbash nën sundim? A mundet të shkoi gjatë ky sundim? Këtë e kanë treguar shumë raste por, më së miri, e tregoi rasti i Kosovës dhe shqiptarëve të këtij vendi se, edhe pse të paarmatosur,  edhe të ndaluar nga mundësitë minimale të rezistences fizike, gjeten mundësinë e shpërthimit në në disa valë e dallgë, që edhe pse u shtypën e thyen, ato prapë provuan levizje të fuqishme, deri sa erdhen në rastin final, atë të Pavarësisë!

Prof. Dr. Nusret Pllana nga ushtari i Lirisë, nga gazetar i Luftës, erdhi para lexuesve në pesë gjuhë të botës, për të deshmuar të vërteta rrënqethëse, që siç thotë Presidenti Bill Klinton, “…një fotografi flet sa njëmijë faqe tekst.” Libri në afro 500 faqe mban më shumë se 400 fotografi me tekst-diçiturë e shpjegime, deri në  identifikimin e viktimave, edhe pse të karbonizuar e të dekompozuar nga fatktorët atmosferik dhe pamundësia e gjetjes në kohë, u faktorizuan në një akuzë kolektive kundër një regjimi diktatorial të një lloji të veçantë.

Redaksia  e librit nga  12 akademikë, tregon për kujdesin e  veçantë që i është treguar këtij botimi, nga forma luksoz dhe, nga përmbajtja, një dokument i domosdoshëm akuzues kundër një regjimi, që përsëri përpiqet ta kriminalizoi viktimen, për ndonjë rast sporadik të rezistences së ligjëshme, ndaj një terrori ushtarak kundër viktimave kolektive, siç ishin shqiptaret e Kosoves, të paarmatosur dhe të pambrojtur nga askush.

Rënëdësinë e librit e tregon  fakti i botimit për të pestën herë, i promovimeve, pothuajse në vendet kryesore të botës, shtypur në shqip, anglisht, gjermanisht, frengjisht dhe turqisht. Paraqitja e këti libri në Shqiperi, Maqedoni, Itali, Poloni, Gjermani, France, Austri, Norvegji, Suedi, Danimarke, Hungari, Zvicer, Turqi dhe tani ne SHBA, perkatesisht ne keto qytete: Prishtine, Tirane, Shkup, Rome, Kopenhage, Oslo, Stokholm, Paris, Lion, Budapest, Gjeneve, Zyrih, Lugano, Katovicë, Ankara, Stamboll, Izmir, Bursa, Shtutgart, Dortmund, Nyrnberg, Hechingen, Singen, New York, Washington e Detroit, tregon rëndësinë dhe seriozitetin e këtij botimi, si një ambasador i lirise dhe zotin Pllana si ambasador te paqes,  i deshmive të dhimbjes kolektive, të një vuajtje pa përmasa, do të thonte në promovimin e   këtij libri në Detroit,  Kryetari i Degës së Vatrës për Detroitin, “ Pishtari i Demokracise”, Alfons Grishaj .

Serbia duhet të turpërohet para këtyre fakteve të pakundërshtueshme deri në mospasjen fytyrë të kërkoi pranimin në  gjirin e popujve të civilizuar evropianë. Bashkësia Evropiane duhet të ketë kujdes në ofertat e pa kontrolluara dhe pa studiuara që i bën Serbisë për t’u inkuadruar në këtë bashkësi, pa deklaruar dhe pranuar botërisht për masakrat e dhunimet e shkaktuara, pa asnjë motiv, kundër shqiptarëve të Kosovës, ku historia ka treguar më shumë se asgjë përkatësinë shqiptare të trojeve të pa kontestueshme.

Rrëfimet rrënqethëse, deri në pamundësinë për t’i parë pa u shokuar, i vetëm një të njëmijtës së terrorit që ka organizuar Serbia në vite e shekuj kundër shqiptarëve, janë një aktakuzë që i duhet dërguar  Tribunalit të Hagës.

Si mund të mbahet në burgun e Hagës Ramush Hajradinaj, kur shikon tërë këto tmerre të bëra nga  ushtria serbe kundër një populli të paarmatosur?! Si mund ta udhëhiqte Ramush Hajradinaj një luftë pa ligje, më mirë se ajo që ndodhi?

Cili gjeneral në botë do ta kishte drejtuar më mirë një luftë si ajo e Kosovës, tërësisht në mbrotje të popullsisë civile, së cilës si doli zot askush?  Njeriu nuk mund të viktimizohet për interesa nacionalo-fetare të askujt, por as bota nuk do të heshtëte aq gjatë në kohë, sa nga ajo ditë e sot ka me mijëra shqiptarë të humbur, pa asnjë adresë.

Për këtë libër është thënë e shkruar shumë. Janë bërë disa biseda nga  autori, por edne nuk është bërë ajo që duhet të kishte bërë qeveria e Kosovës, ndihmën e ribotimit dhe të shpërndarjes, ndihmen e dërgimit deri në dyert e OKB-së, secilit ambassador, që të njihen me këto krime të pashoqe, që nuk bëheshin as në  shoqërinë primitive. Autori ngarkohet me  thasët e librave, duke “shetitur” aeroporteve të botës, pa më të voglen ndihmë, aspak e denjë për një vend, që tashmë ka shtetin e tij, mundësitë e tij për ta promovuar të vërtetën anë e mban globit. Promovimi së fundi në Bibliotekën e Kongresit Amerikan, është jo vetëm një sukses, por një meritë e veçantë e autorit, i cili me këmbëngulje po përpiqet të çajë udhëve të panjohura, që si e si libri dhe e vërteta të shkojë aty ku duhet.

E vërteta të çliron…

Këtë shprehje biblike do e përsëriste Famullitari i Kishes  Katolike të Shën Palit, me datën 23 Shtator 2012, në promovimin e këtij libri në Qendren e kësaj Kishe. Pasi Don Fran Kola, si i zoti i shtëpisë, u kërkoi të pranishmëve të mbanin një minutë heshtje për viktimat e këtij terrori, foli shkurtimisht për rëndësinë e kësaj vepre. “E vërteta është guxim,- tha Don Frani, ndërsa shpërdorimi i së vërtetës në drejtësi dhe, aq më shumë në histori përbën mëkat.”  Duke sjellur shembuj të së vërtetës dhe së kundërtës së saj, gënjeshtres, Don Frani solli  argumentimin filozofik para të pranishmëve. Drejtuesi  i këtij promovimi, aktivisti i njohur i komunitetit shqiptar të Detroitit, si dhe nje nga vatranët  aktiv, Kujtim Qafa lexoi një material të përgaditur enkas për këtë takim, të cilin do e botojmë të plotë, bashkë me këtë shkrim. Alfons Grishaj, Kryetari i Deges se Vatres per Michiganin, përshëndeti në emër të Federatës Panshqiptare “ Vatra” e cila po organizon të gjitha takimet promovuese të kësaj vepre dhe, veçanërisht falenderoi pjesëmarrësit në emër të Dr. Gjon Buçaj, kryetar i kësaj federate, duke theksuar, se vepra në fjalë është “përsoni” më i duhur diplomatik, që po shetit botën. Dom Nosh Gjolaj, i pranishem në këtë aktivitet, foli për vitet e luftes së Kosovës, pasi kishte shërbyer nga viti 1992 deri në vitin 1996 në Prishtinë. Ai, veçmas u ndal te  Shoqata “ Pjetër Bogdani” dhe ndihmat që kishte dhënë në Luftë kjo shoqatë.

Dom Ndue Gjergji, famullitar i Kishës Katolike “ Zoja Pajtore” në Michigan, solli para  auditorit rastin e Binçes dhe ndihmen që kishin dhënë bashkë me motrat në rastin e helmimit të 1400 fëmijëve, si dhe përgëzoi autorin për këtë vepër. Më pas, në takim folen Prof.Dr. Astrit Mehmeti,  Kryetar i Shoqates Shqiptaro Amerikane, ardhur nga Cikago, ligjerues ne “ DeVry University”, Luigj Gjokaj, ish kryetar i Fondacionit “ Vendlindja thrret”, Mr. Fejzulla Abdullai, i cili i vuri një rëndësi të posaçme fallsikimit të historisë nga ana e serbëve, Prof. Skender Karaçica, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës Shqiptaro Amerikane, ardhur nga Cikago, duke theksuar se libri është kujtesë kombëtare, Gjergj Ivezaj, kryetar i Shoqatës “Malësia e Madhe”, ish ushtari i UCK-se Bedri Toçani, që kishte udhëtuar nga Kanada për këtë takim, botuesi i Revistes “ Kuvendi”, Pjeter Jaku, i cili theksoi rëndësinë që ka  promovimi i para disa ditësh në Bibliotekën e Kongresit Amerikan, duke theksuar se vlera e një vepre matet me udhëtimin e saj dhe sa larg shkon në kohë, aktivisti i njohur Nevrus Nazarko, vuri theksin te harresa, e cila përsërit historinë, nëse nuk jemi të vëmëndshëm, i riu Valentin Lumaj, duke theksuar se libri sjellë një kohë të gjallë, por të viktimizuar nga bisha gjakatre serbe, Ilir Myftiu, Rrok Junçaj dhe  Lulash Palushaj.

Para se  të diskutohej, nga mjeshtri i fotografisë, Paulin Palushi u shfaqen dy dokumentarë, që kishin të bënin me librin, sidomos ai i udhëtimit të këtij libri në disa vende të botës.

Një vend të veçantë pati edhe fjala e autorit, e cila u duartrokit disa herë nga të pranishmit. Prof. Dr. Nusret Pllana e nisi fjalën e tij me një improvizim të viteve të Luftës dhe kohën kur punonte në  Radion “ Kosova e Lirë”: “ Ju flet Kosova e lirë!”, ndërkohë që nga salla njëherësh u përsërit në kor: “ “Ju flet Shqipëria e bashkuar! Dr. Pllana foli për rrugëtimin maratonomik të këtij libri, për ripërtëritjen e kujteses historike, duke theksuar dy  betejat më të rëndësishme që ai i konsideronte me të drejtë: Bashkimin kombëtar dhe uljen e  Serbisë në bankën e të akuzuarve në Hagë.

Në këtë promovim merrnin pjesë edhe  bashkëatdhetarë nga Cikago dhe Kanadaja.

Takimi promovues u shoqërua me autografe të autorit në ato pak libra që kishte pasë mundësi të sillte, me premtimin se së shpejti do sillte një  numër tjetër të pranueshëm për komunitetin e shqiptarëve të Michiganit.

 

Fjala e drejtuesit të këtij aktiviteti, Kujtim Qafa

Te nderuar klerikë,

Te nderuar mysafirë,

Zonja dhe zotërinj,

Mirëdita dhe mirë se keni ardhë në këtë ceremoni promovuese te librave historik, brenda të cilëve perfshihet  periudha më mizore  e persekutimit njeqind e pesëdhjetëvjeçar të shqiptarëve nga serbët.

Prof. Dr. Nusret Pllana vjen para nesh sot me dy veprat e tij të sapobotuara

“ Inetrvenimi i NATO-s ne Kosove” dhe “ Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999”.

Dy librat e Prof. Pllanes janë publikuar në pesë gjuhët më të njohura të botës e janë promovuar denjësisht, siç u ka hije veprave të tilla; në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Zvicer, Gjermani, Belgjikë, Francë dhe tani së fundi në vendin e bekuar, ne vendin mik të shqiptarëve, Amerikë me synimin për të udhëtuar me këtë promovim edhe në Australi e Kanada. Pra, pothuajse në gjithë globin. Po kështu, tentimi për tu futur edhe ne vendet qe ende se kanë njohur Pavarëinë e Kosovës është një përpjekje domethënese dhe e vështirë. Këtu kemi parasysh Kinen dhe Rusinë.

Zonja dhe zotërinj, këtë promovim të Prof. Pllanës e ka marrë përsipër ta sponsorizojë dhe ta udhëheq Federata Panshqiptare “ Vatra” dhe ne  si Degë e saj, në bashkëpunim me Komisionin përgaditor për festimin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe të qendrave fetare, sidomos të kësaj qendre fetare e kombëtare, që kurrë nuk është kursyer për atdhe e fe, për gjuhë e tradita shqiptare.

Zonja dhe zotërinj, ishte java e parë e e korrikut të vitit 1990, ora 2 mbasdite, kur pak pa hyrë në Prishtinë, Radio Prishtina u ndal së foluri në makinën time dhe nuk filloi derisa u futem në vendin ku mblidheshin shqiptarët, në lokalet e ashtuqujatura ( brenda objektit Boro e Ramizit), objekt që me siguri do ta ketë ndrruar emrin sapo Kosova fitoi Lirinë.

Aty mora vesh se forcat policore kishin marrë Radion, televizioni dhe të gjitha mjetet informative me dhunë, duke rrahur e mantretuar, gazetarë, reporter dhe udhëheqës të lartë të këtyre institucioneve mediatike të shqiptarëve.

U mundova të pyes disa shokë dhe bashkëpunëtorë të mediave, si: Lekë Musollin, Mehmet Hazirin, Avni Spahiun, Sulejman Gashin e ndonjë tjetër për gjendjen e tyre dhe mësova se ishin mirë, por nuk munda të qendroj gjatë me ish arsimtarin tim Elez Gjinin e një mik tjetër, se gjendja në Prishtinë ishte shumë e tensionuar e zija e kishte mbuluar këtë qytet, duke mos parë asnjë njeri të gëzuar.

Dolem nga Prishtina në rrugë për Lipjan e ma vonë Prizren. Ndërkohë miku im u shpreh me dhimbje: “ Ky vend kurrë s’ka pa dritë”, duke shtuar: “ Ky vend është larë me gjakë disa herë e bash për këtë është mallkuar.”

“Nuk ka ma keq se kur të mallkon gjaku”, – iu përgjigja unë.

Në qoftë se u kujtohet ju që keni jetuar në Kosovë, e sidomos Ty Profesor, sa të kalosh Prishtinën në rrugën për Ferizaj e Shkup, në ato fusha e deri në Lipjan lulëzojnë lulekuqet e Kosovës, më shumë se asnjë vend tjetër. Ka disa llojë lulesh të kuqe, por kjo lule është disi e rrallë, një e kuqe në të ndezun, bash si gjaku ynë!

Tek udhëtonim i thashë mikut tim: I sheh këto lulkuqe?

Po më tha, janë simboli i gjakut të derdhun nga shqiptarët për  Lirinë e Kosovës.

Një ditë, – thëm unë, – do ta kalojmë tunelin e zi, duke parë në fund të tij driten e Lirisë, driten e e bashkimit, mbushur me këto  lule, që ju , professor i keni sjellë në këtë libër e për të cilat ne dhe brezat që do vijnë, përjetësisht do të përkulemi në shenjë nderimi për jetën ë tyre, për torturat e tyre, për parajsen e tyre.

Këto lule janë kënga e jetës së përjetshme në altarin e lirisë, të gjithë atyre trimave e heronjëve që luftuan e dhanë jetën për ta pasë Kosovën të lirë, për ta pasë Kosoven lule, ashtu siç e deshen ata.

Në këngën e tyre dhe në jetën e tyre tashmë po afrohet një ëndërr tjetër, e cila së shpejti do të realizohet, ajo e bashkimit të trojeve shqiptare, që në botë të ketë vetëm një flamur kuq e zi, të ketë vetëm një Shqipëri, as të vogël, as të madhe, por aq sa e ka dhënë zoti për shqiptarët.

Uroj që ky takim promovues të kaloj mirë si dhe librat tuaj, Profesor të sjellin diçka të re për të njohur sa më shumë dhe me saktësi terrorin që ka ushtruar Serbia ndaj shqiptarëve!

Falemnderit!

23 Shtator 2012 

Fjala e Kryetarit të Degës së Vatrës për Detroitin, Alfons Grishaj, mbajtur në promovimin e librit “Terrori i Serbisë pushtuese mbi Shqiptarët, 1884-1999”

Jemi mbledhur në këtë takim modest për të promovuar librin e Prof.Dr.Nusret Pllanës, “Terrori i  Serbisë  Pushtuese mbi Shqiptarët, 1884 -1999”.  Takime të tilla janë të vlefshme jo vetëm nga ana informuese, por dhe nga ana kombëtare. Nëse për një roman apo  një vëllim me poezi ndjen kënaqësi të marrësh pjesë në  promovim, për libra të tillë historik siç është ky i Z.Pllana është njëherësh dëshirë dhe obligim. Libri merr vlera të shumëfishta, kur flet për historinë e popullit tënd, për historinë e martirizimit të një  populli të vjetër sa toka, siç është populli shqipëtar i Kosovës. Historia e qytetërimit Dardano-Ilir është më e vjetër se ajo e fiseve të  egra që u dyndën në mesjetën e hershme e që nuk u ngritën kurrë në vlerat e qytetërimit humanist, duke mbetur deri në ditët e sotme praktikantë të barbarisë shoviniste dhe ekspansioniste. Për fat të keq, këtë frymë përcjell ende botërisht Serbia, e cila, edhe pse tashmë e pashpresë në ambicjet e saj, nuk duket assesi e gatshme për të pranuar realitetin e ri e të patjetërsueshëm historik, Kosovën si shtet i Pavarur.

Vrasjet, dhuna, përndjekja, terrori i vazhdueshëm Serb mbi popullin Kosovar ishte i përmasave të një genocidi barbar. Deportimi me dhunë i Shqipëtarve të Kosovës nga trojet e veta ngjante me ikje biblike… Shqipëria megjithse e lodhur nga revolucioni komunist i 97, hapi dyert për vëllezrit dhe motrat Kosovare. Drama e Kosovarve ishte e madhe. Çdo njeri mund të shihte brazdën e sapoçelur në ballin e një të moshuari, lotët e patharë të një nëne, frikën dhe tmerrin në sytë e një vajze, psenë e madhe në sytë e vocrrakëve fëmijë. Kjo ishte pamja e përgjithshme e dramës kosovare të fundshekullit të kaluar, që po të ishte gjallë Goja do ta pikturonte e do ta titullonte: Tabloja e Vdekjes. Pikërisht për këtë tablo jemi mbledhur sot, interpretimin e së cilës do ta bëjë vetë autori, z.Pllana. Mua s’më mbetet veçse të vlerësoj se libra të tillë historikë, të cilët dokumentojnë të vërtetën e vuajtjeve të një populli, i qendrojnë shekujve.

I uroj suksese dhe mirseardhjen në Detroit!

 

I respektuari vëlla Alfons,

Detroiti kishte festë,orët tona kombëtare në Udhën e Madhe të Kombit!Në Kishën Shqiptare(Shen Pali)dëgjohej zëri dhe afria jonë me të madhin ZOT!Zemrat rrahnin më shpesh se në Kishën Shqiptare bëhej Urata e Madhe për KOMBIN,ATDHEUN,FENË DHE FLAMURIN.E pashë se si TAPIA E SHQIPTARIZMËS merrte frymë me syrin kah Dielli i Kombit Shqiptars!

Erdhëm nga Detroiti me zemrën plot!Kujtimi i mirë për takimin me vëllazërit e mi,apo si thoshte Ismail Qemaili(Me njerëzit e udhës)që mendojnë e punojnë për Kombin dhe Atdheun!Uroj nga zemra që pranë VATRES të jemi edhe ne ,aty ku pena dhe mendimi kulturor-shkencor i dijes së Faik Konicës dhe të njeriut që ndrite udhën kah Atdheu i Madhi Fan Noli,të jemi sot e nesër bashkarisht në aktivitetet tona të Diaporës Shqiptare në Amerikë.

Ne nuk kemi tjetër Atdhe pos Tokës Shqiptare!

Ju faleminderit për mikpritjen dhe meditimet tona politiko-kombëtare që do të na forcojnë në tërë rrafshin e nismave tona bashke me programin kombëtar të VATRES!

Të fala veprimtarëve shqiptarë në Detroit!

I juaji vëlla,
Prof.Skënder Karaçica,
Drejtor Ekzekutiv i SHSHA-së
Çikago,SHBA

Fotot e takimit realizuar nga mjeshtri, Paulin Palushi:

5 Comments

    • Per hire te vertetes: Don Noshi veproj në Prishtine prej 1992 deri në nentor 2006 dhe jo si shkruan 1992-1996 siç shuan mes tjerave në “Promovimi i të vërtetave të dhimshme”

  1. “Provimi te vertetave te dhimbeshme”
    Grafullon,dhe permbledhet tane puna ke ish – titistat;Provimi i te vertetave te dhimbeshme – provimi i karamelave me sheqer te djegun”.Me lacke e me placke ish – spijuna te UDB-es.Provim i madh! gjenerator avulli e tymi!
    O s’mund te na ushqeni si foshnjet me biberon Jo – ju njofim rranxe e skaq,ju trimat e Lluka Markoviqit – ju dhe babat tuaj,mueret kragujevkat e UDB-se ne krah dhe ne emer te “antienverizmit” hyte naten ne vendelindjen tuaj e kryet krime makabre,dhe Lluka me shoke u pritshin ne vije te kufinit me gjyp kur ktheheshi mbrapsht me duar te pergjakura.Zoteri te “VATRES” me keto trakullina s’mund ti lehtesoni ndergjegjet tuaja! Perplasnju e kercitni sa te doni.
    Ne kete tubim u ngrene cashtje? u ngjadhen mendime sic jane; Falja e Vermoshit e St.Naumit Pashiqit,falja e qindra kilometrave katerore detare shqipetar grekerve,aty u diskutue per thyerjen e embargos nderkombetare nga qeveria shqipetare ndaj Millosheviqit,per vrasjen e demonstrueseve qe ishin edhe me duar ne xhepa nga idoli kriminel i juaji.Lolo,ju po luani lojen e bufonit,Sali Sllobodankes.Dreq o pune e pune mutit!.Njihere ini la me m.t – me UDB-ne,e tani po lahi me sh.rr me Sali Serbin.

  2. Po mungojne edhe fytyra tjera si psh Marashi N ,po Patriotat Ivezaj ku Jane?

  3. Promovim i mir i ketij libri me vlera te medha.Ju Kosov Rexha Bala e disa te tjer i shfrytezoni keto raste per hakmarrje politike ndaj Vatres apo Sali Bersihes ajo spati asnje lidhje me promovimin e ketyre vlerave ne ket veper te studijuar dhe dokumentuar mir me fakte dhe filmime fotografike.Pa dokumentime te ngjarjeve nuk mund te faktosh se cfar ka ndodhur mbi popullin Kosovar nga makinacjoni i serbis dhe millosheviqit, por eshe para rregjimit te tije, sepse cdo rregjim serb ka qen antishqiptar, dhe i tidhe do te jet edhe ne te ardhshmen. Ju lutem te jeni pak ma konstruktiv ne biseda, se sikur ti kishit pa keto foto aqe rrenqethese se cfar kan ber kriminelet Serb mbi popullin ton do te i kurseshit pak fjalet e pamatura ndaj njani tjetrit. Jemi ne prag te 100 vjetorit te formimit te shtetit shqiptar, dhe do te duhej pak ma teper toleranc me njani tjetrin.

Comments are closed.