Braçe: Imami shkel sigurinë kombëtare, i shiti Malit të Zi 2 predha për çdo familje (video)

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Brace ka akuzuar sërish sot ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami për shitjen e armatimeve. Duke iu referuar dokumenteve zyrtare, Brace tha se aty figuron që tregtia është bërë me një kompani malazeze, por në këtë rast shkelet siguria kombëtare, siç sqaroi ai.

“Sot po paraqes para jush një dokument monopolistik, në tregtinë e armëve, municioneve e pajisjeve ushtarake. Në të gjithë dokumentin rezulton se vetëm një ngarkesë ka shkuar në Kongo dhe pjesa tjetër në Mal të Zi. I ka dhënë Malit të Zi aq shumë predha, sa çdo familje malazeze do kishte secila nga dy predha. Duke qenë se jemi shtete fqinje, kjo përbën një shkelje të sigurisë kombëtare”, tha Brace.

Brace hodhi akuza më tej se këto armë nuk kanë qëndruar në Mal të Zi, pasi sic tha ai, “të tilla letra përpilohen sa herë ka trafik armësh, ku kanë shkuar 200 mijë predha?”, shtoi më tej deputeti.

Deputeti i majtë tha se asnjë nga dokumentet e publikuara prej tij nuk ka siglën që i klasifikon si sekrete shtetërore.

“Ky dokument i lëshohet çdo kompanie që shkon për të blerë. “Rrëzoj me neveri shprehjen e ministrit, se unë shpif, të flasësh me dokumenta do të thotë të thuash të vërtetën. Korrupsioni nuk është sekret shtetëror, është sekret qeveritar, privat por kurrë sekret shtetëror. Mos e lejoni më të tallet me ju dhe nëpërmjet jush me opinionin publik”, nënvizoi ai.

Brace tha më tej, se ka marrë kërcënime nga ministri Imami. “Kërcënimet e tij ndaj nënpunësve i marr si aktrimin e tij të radhës dhe e siguroj që do kthehen në padi, ndërsa kërcënimet personale ndaj meje, i them Imamit se ai nuk vlen më shumë se unë”, përfundoi ai.

10 Comments

  1. O Leone,kumbare i Sali gjakatarit i atij soji me te keq i gjinijes njerezore,i atij katadhani qe;”nuk kishte degjuar kurre per Gerdecin” qe nuk dinte se kishte baxhanak,qe ne shtepine e tij eshte folur serbisht.Ne mos tregon dhija tregon briri…! Poshte me tradhtarin e gjitha koherave te historise shqipetare.Posht me ate llosh e llubertire te kombit shqipetar – dhe me dhe me lemshin e tij te laperdhishem.Vone ose her populli shqipetare do qeroj llogari me te – do ta ngulin ne gethuq,duke e djegur ne turren e druve.

  2. Ky fol me letra en dore, nese nuk e ke pa.
    Gjithcka e dokumentueme. Nuk di pse aspak nuk me cuditi ky lajm.
    Dmth Shqipria po i shet armet Malit te Zi dhe Serbis. E besa edhe gjat luftrave qe zhvilloj serbia shumica e tankeve u furnizuan me naft shqiptare, per cka kann shkrua edhe mediat nderkombetare. E mbaj mend sepse per shkak te kesaj gazetaret e akuzonin Shqiperin duke then se e thyen embargon

  3. Kur ne vitet e 60-ta(me kujtohet mire)perhere te pare u hap televizioni jugosllav,fjalet e para gjate emitimit te lajmeve ishin;DOBRO JUTRO DRUZHE TITO.
    Keshtu duhet te eshte edhe ne Shqiperi;MIREMENGJEZI ZOTERI SALI BERISHA!
    Kemi thene gjithehere atje ne Jugosllavi dhe kete e dine edhe shoku im i ngushte,L*****r DJOOOOi,se Titoja e ka nise gjithmone ujin e paster nga Beogradi por fatekeqesisht ate uje per me na njomur e ndotenin gjate rruges keqebersit.Kjo flen edhe per Saliun tone.
    Ky Erion Brace,duket se eshe nje ngaterrestare,mjeshter makinacionesh me spica e intriga….Kercenim dhe kanosje.
    Gjendje e pakendshme!
    Sekreti i Ministrise se Mbrojtjes mori fund keq..!?
    Shembje!
    Konspiracion i malazezeve?
    Erion Brace duhet dhene prokurorise per kete zbulim sekreti

    • Uaua ku hyna.
      A thua hyna zonen e hijenave,Jo Jo ndoshta Jane chakaj( shakall) pa shiqo a Jane njerz, rus ,Serb,ndoshta Greek.
      Gjithsesi Jo shqiptar e aq me pak dashamir te shqiptari.
      Kosov rexha bal(t)a ndoshta keto fjal I kept pregadit dikur per enver kriminelin te vij tyrp per keto qe I thue per kryeministrin e shtetit
      keto Jane te pa verteta .

      E ti makina e memor(z)ies,
      E paske hup memorien besa edhe ndergjegjen.
      A thue u ka mbet ndo nje pike gjak shqiptari ndokun?mendoj se Jo
      E mos ja u pasha bojen po ju gjithcka kenki e mase pak ti shqiptar
      Per rrezikun e diki gjuhen shqipe edhe nja ja u di si ju aj eshte edi krimi.Ika prej jushsi dreqi prej kryqit

  4. E ti I njohuri a thue e njeh vetin
    Po chfar Brache po aj rrenaxhi pat Skenua se ja Minosen makinen,
    A e ke keta te njohur o I Njohur?
    Do tu marr madhi ti shihen I keta qyqar ne pushtet!

  5. Ju korektuesit e faqes ne qofte se I lexoni keto debata e komente si ,ka mundesi me e lejue kosov rexha balija me e fye keshtu e me ju shpif kryministrit ,ju lutem ndermerrni te mundshmen .
    Me nderime dhe pershendetje per stafin

  6. Ju korektuesit e faqes ne qofte se I lexoni keto debata e komente si ,ka mundesi me e lejue kosov rexha balija me e fye keshtu e me ju shpif kryministrit ,ju lutem ndermerrni te mundshmen .
    Me besim se do te reagoni ju pershendes

Comments are closed.