Përkrahet propozim vendimi mbi referimin e iniciativës drejt Podgoricës për ndryshimin territorial

Iniciativa e Unionit Demokratik të Shqiptarëve sot në Kuvendin e Komunës Urbane mori shumicën e nevojshme që ti dërgohet kuvendit të kryeqytetit lidhur me vendimin për iniciativën për shpalljen e referendumit konsultativ për komunën e Tuzit-Malësisë. Ky ishte propozimi i kësaj partie të cilën e përkrahen edhe këshilltarët e DPS por ndërkohë gjatë votimit kjo iniciative u përkrah edhe nga disa këshilltarë të opozitës. Iniciativa u përkrah edhe nga Alternativa Shqiptare, Lista për Tuzin dhe SDP, kurse pjesa tjetër e opozitës ishte e përmbajtur, njofton RTCG.

Edhe pse janë në koalicion, këshilltarët e Partisë Boshnjake u shprehen se nuk do ta përkrahin këtë iniciative, mirëpo gjatë votimit nuk ishin në sallë. Pra për propozimin e UDSH-DPS votuan 13 këshilltarë, kurse 6 ishin të përmbajtur. /Malesia.Org/

34 Comments

  1. UDSH + DPS = 0. Tash para zgjedhjeve po doni me u aktivizua. Te lumt franjo se te doli boja.

  2. E GJITHA KJO ESHTE POLITIKE DHE E KUPTUASHME KREJT POR ME CUDIT FAKTI SE SI KTA NJERZ PRA KSHILLTART TAN, NUK E PERKRAHEN INICIATIVEN PER KOMUN T PLOT
    SE ATA DERI TASH THOSHIN KOMUNEN E KOMUNEN E TASH CI E PATEN MUNSIN ME VOTUA PER TA KEKAN KUNDER

    TASH PO I BJEN SE EDHE PARA PODGORICS ZYRTARE, NA PO SHKOJME ME 5 MENIME
    A POR BELA KISHIM ME DAME MARR KOMUNEN E ME THAN VET E KAM MARR. E BA ME KALUA AJ PROCES PERMES DUORVE T DIKUJ TJETER, ATER JEM GATI CI ME MET PA KOMUNE PER INAD T TYNE

    ISHALLA KAN ME NA E DHAN E PAKPOBESOJ, POR NJERI DUHET ME LAN ANET PAK POLITIKEN DERMJAT JARIT E TJETRIT E ME U ORJENTUA KA KOMUNA MORE
    ME T MIRA U PASHIM

  3. Po po ,te lumt ne per ato te Mira qe na ikane pru dinoshjanet.!!!!!!!
    Po mos na prushi ma o Dinosha

  4. Ose …ose,,, keshtu i thon kesaj pune DPS.. me veglat e veta po punon. Ja nje shembull ma tipik qe kemi tani. Tash 7 vjet qe esht premtua gjoja komuna e plot, dhe vetem tani gjoja me Fran Lulgjuraj dhe Ferhatin ne kualicjon don me ju dhan te drejten per refefrendum. Kjo esht ajo taktika sllave baje damin dhe mshefe doren permes masheve, pse me kap prushin Dps kur ka anetaret e vet malsoret. Ni kaloft referendumi per komun do te thone e sodhem ne, ne mos kaloft gjoja ne provuem dhe ju mundesuem malsoreve referendumin dhe ju se kaluet esht faji juej. Ja keshtu esht politika sllavo malazeze permes punonesve te vet qe ka mjaft ne Malsi.

  5. Po malesoret nuk po sundojne me Komunen Urbane e mos te flasim se do te udheheqshin me Komunen e Plote.

    Malesia sot nuk asht e viteve 60-ta. Sot ajo asht perplot boshnjake, muslimane e montenera, interesi i te cileve nuk eshte qe kultura shqiptare te zhvillohet dhe promovohet ne ate vend.

    Shqiptaret ne Malesi fatkeqesisht sot jane ne pakice. Keto jane fakte dhe realitet, e ju bani kalkulime si te doni e qysh te doni se si me Urbane si me te Plote gja per fille per shqiptare atje nuk ka.

  6. PASQYRA E NGJARJEVE ke bërë një vlerësim plotësisht të drejtë. Më vjen keq për Dinoshjanin se sa kënka gëzua që komunën po na e sjellin vetë dinoshjanët. O more të[ gjoret ne për vetin besa. Po kjoështë vetëm një lojë parazgjedhore. Kuvendi komunal i Tuzit ka sjellë një propozimvendim të cilin duhet ta dergojnë në Podgoricë. Po a mendoni se atje edhe nuk mund të përkrahet.,. Ky është realiteti jon i hidhur, që më shumë i ngjanë një loje fëmijësh…ama….nuk ta jap…. E tashti krenohen se po na e sjellin komunën. Dashtë zoti që komuna të jetë sa më parë, por pa ta….!!

  7. Pasqyra
    Pasqyroja keti dinos gjerat pak.Ky dashka me na shpetua , o kuku per ne ni na shpetoft aj sipas recetit te tyre

  8. luarza, dinoshjan e pasqyra….gjithcka keni shkrua eshte gabim-genjeshter….ceshtja e referendumit eshte perfunduar-e dini edhe ju se vasel sinishtaj ishte ne shba rreth viit te ri ku pati takime te rendesishme me kongresmene amerikane-ndoshta ju mendoni se ata kongresiste jane lakuriqa si fran lulgjuri me shoke por gaboheni…referendumi per komunen e malesise duhet te mbahet me zort, dhe duhet po me zort qe rezultati te jete pozitiv ne te….mbajeni ne mend kete…

    • @”pasha zotin” – me duket se je ti me gabim se te gjith – po me cilet kongresmen eshte takuar vaseli, mos shihni endrra se zyrtaret amerikan nuk takohen zyrtarisht me ka do rugash..nuk po e nencmoi vaselin, por ai nuk ka shkue ne amerike zyrtarishrt…

  9. po po, tash ka kohe mugosha me menua mire deri sa te marrin vendimin edhe 90 dite, sic e ka me ligj (deri en vota tjera)
    “Odluka o raspisivanju referenduma donosi se u roku od 90 dana od dana podnošenja
    Inicijative.” (Vendimi për të shpallur referendumin duhet të mbahet brenda 90 ditëve nga data e depozitimit te iniciatives.

  10. Po, eshte e vertete se kane presion nga disa kongresite (ShBA),prandaj duhet mundesuar mbajtja e referendumit.Kete referendum duhet perkrahur nga te gjitha subjektet politike dhe mbare poulli si dhe nga diaspora qe te sigurohet aprovimi i tij. Kjo eshte me shume rendesi dhe jetike per Malesine tone. Ata qe deri tani e kane kundershtuar kete proces te hjekin dore dhe ti perveshen punes qe ky rast i mire te kete finalizim pozitiv. Gjate fushates per aprovimin e referendumit eshte e nje rendesie te vecante ardhja ne Malesi e kongresistit Engel mik i perbetuar i Malesise dhe i Vaselit.

  11. Vrojtuesi jam dakord se Vaseli e ka mik Eliot Engell, por atij nuk i ka le ne vathe kongresmeni por atje jan malsoret ne Amerik qe e kan prezentua vaselin te aje, prandaj ata i din punet pak ma mire.Engell do te thot cka thot politika amerikane sigursiht se asgje tjeter, pra jo te dalin jasht nga binaret e interesave te tyre. Tani ju e dini se malin e zi si shtet e beri ma se tepermi amerika, fluturimine shqiponjes e pergjoje dhe e percolli amerika se bashku me malazezet, biles duke jau cuar edhe sinjalet e pergjimit qe ti kapin gjoja fajtoret. pra cka do qe behet ne Mal te Zi esht ne bashkepunim me qeverin amerikane. Tel e Ferhatit jante lidhura me amerikanet permes Gjukanoviqit dhe politikes se tije. Prandaj ka than Amerika te behet referendumi per komunen e plot, te jeni te bindur se ashtu do te behet. Esht ne te miren tone, dhe duhet me cdo kusht qe te kalojn referendumi. Ta dini se referendumi esht dasht te behet vetem kur jan te DPS ne pushtet me Franin,Nikollen apo te Unionit ne krye me Ferhatin dhe ate Kajoshaj qe e keni atje. Une keto i dije me fakte dhe ju betohem se keshtu do te ndollin ngjarjet. Nese fitohet komuna e plot, dhe nese deputet i Malsis do te behet Vasel Sinishtaj ateher aje e ka te drejt ta sjedhin atje Engell dhe te tjer dhe sigurisht ta bejn inagurimin e komunes se plot, dhe ta bejn anetarine e par te nderit te komunes se malsis. Esht me randesi tani per momentin te mos kundershtohemi ne ket drejtim se kjo esht pune e kryer, ta perkrahim referendumin dhe ta kalojm ate, ma von do te merremi me tae se kushe e sodhi dhe si u ban keto pune. Per 90 dite do te votohet dhe esht me randesi qe te mundet te votojn edhe diaspora e malsoreve qe jetojn jasht, sepse do te jet nje diferencim nese ketyre nuk ju mundesohet te votojn. Nese Gjukanoviqi i ka perdorur shqiptaret nga mali i zi , qe jetojn jasht atedheut per shkeputjen e malit te zi dhe formimin e shteteit , ateher duhet te ju jepet e drejta te votojn edhe pere komune te malsis. I vetmi dallim do te ishte atyre ua ka paguar biletetat kurse ketyre tani jo. Por une mendoj se aje malsor qe nuk do te munde te vinte, se paku ti paguejn bileten nje tjetrit qe nuk ka mundesi dhe keshtu te ndihmojm njani tjetrin qe te vim dhe te votojm, sepse ne jemi me shekuj aty, e boshnjaket klan ardhur DJE dhe me na e tejkalua me vote sdo te ishte e mire. Dikush po thot te mos delet ne votim, mendoj se kljo esht teori e gabuar, sepse vota esht ne demokraci opinjoni me real qe mund te jap populli,pra duhet te dilet dhe te kalohet me sukses dhe ne favorin tone. Keshtu esht situata qe amerikanet po luejn tani dhe jante bindur qe keshtu do te zhvillohen ngjarjet. Do te behet malsia komun e plot, jo se kan me u zgjidhur problemet shqiptare ne mal te zi, ase ne Masli, por se paku do te jemi nje hap para realizimeve te drejtave tona. Ne ketu ne amerik themi STET BY STEP, pran shkalle,shkalle drejt ma se mires, per momentin kjo esht mundesia. Thone komuna esht si shteti ne shtet, prandaj te jeni te sigurt se vetem ma mir se ma keq sdo te jemi. Te fala nga Amerika.

  12. me vjen mire se mene fund u bashkuan edhe disa personalitet nga opozita dhe perkrahen iniciativen e udhsh dhe dps, ashtu qe do te fitohet komuna dhe do ta ruajm gjuhen shqipe, gjuhen e fishtes dhe naimit, u cel kafazi bylbyl fluturo nder pyje ograja bylbyl shpeto,

    pavaresisht se komuna do te bihet nga dinoshjanet(Ferhat Dinosha, Muhamed Gjokaj, Halil Dukaj), duhet te jemi krenar se do ta fitojme, Kurse ju qe nuk na konsideroni si shqiptare ma mir ulnije kryet dhe filloni te na rrespektoni e te na afroni se kemi nje gjak, nje gjuhe dhe flamur. une ju dua gjithve dhe pres mbeshtetje edhe nga tjetra pjese e Malesise, sic na mbeshteti Gjergj Camaj, ja lumsha u tregua burr dhe pa paragjykime. Me rendesi asht se u nis ater se kusht do te bijen sasht me rendesi. Vaseli sasht i zoti as gja i shkreti se kishte me dasht edhe besoj se e don edhe ai komunen e jo te bashkohet me boshnjaket te vihet kundra komunes se plot te Malesise.
    Rrofte Malesia

    • Lufte e panderprere per vetqeverisje lokale (ne vend te “Kush do e sjelle Komunen”

      Te nderuar miqe ,jemi ne vlugun e fushates parazgjedhore ne te cilen subjektet dhe kandidatet per deputet ne Parlamentin e Malit te zi nuk kurrsejne asgje per te joshe votuesit dhe per te fituar nje “kokerr” me shume ne kutine e vet. Jo te gjithe njesoj .Dikush me shume dhe dikush me pak .Dikush ka mundesi ,kurse dikush jo .Ka edhe te atille qe edhe nuk duan te luajn papaster ne kete loje te pakompromise.Me te paskurpullt dhe me agresivet jane natyrisht partite qe perbejne mazhorancen .Ne kete rast jane…

      • …se cfare ndodhi me mesazhin tim nuk e di pro po e vazhdoj…
        ne kete rast jane koalicioni DPS-UDSH -SDP dhe Boshnjaket.
        Percvec metodave tash me te njohura :kercenime me largim nga puna,joshje me pak lek,pako me deterxhent,ndonje thes cement ,krunde dhe ushqim per kafshe etj ksaj radhe per te sigurua vota kan fute ne loje edhe Referendumin konsultative qe eshte kusht i obligueshem me Ligj per organizim teritorial per themelimin e komunave te reja .Ligj i cili eshte me rigoroz se ai i qe i paraprinte ketij.
        Dhe qe ironia te jete edhe me e madhe “keta” fryhen si gjela deti para…

        • …opinionit dhe para qytetareve .
          malesoret e dine se keta mjerane dhe qyqare kete akt e ken be si pasoje e presionit permanent qe i eshte ushtruar pushtetareve Malazias dhe sherbetoreve te tyre ne radhe te pare nga qytetaret ,aktivistet dhe perfaqesuesit politik shqipetare qe 20 e sa vite me pare.
          Ata te cilet ishin kembe e krye kunder Komunes tashti gjate nates shendrrohen ne prijsa te bajraktare te saj.
          Por kjo genjeshter nuk do tu kaloj .
          KOmune e duam por komuna eshte merite e guximt te qytetareve te malesise
          dhe kjo eshte dashur te arrihet me pare por fajtore kryesore jane…

          • keta qe tani fryhen si gjela deti
            Kete gje e kuptojne Malesoret te cilet e kan kujtesen e mire dhe do te din te denojne me vote pikerisht keta mjerana dhe genjeshtare.
            Kjo eshte fitore i jona dhe kete fitore duhet konvertuar si benefit politik te te gjithe atyre qe luftuan dhe ben perpjekje per vetqeverisje lokale .Kurse duhet akuzuar DPS -UDSH per vonesen shumevjecare te keti akti.

  13. Dje shkrojta nje reportazhe te vogel por nuk u botue se ishte me gjate se sa duhej por une nuk e dijsha at.
    Shkrojte nje pergjigje per P****o S******j qe nuk meritonte qe ta rrise me shume se ashte. Me siguri shkrojti me lejen e V***l S*******j, deputet i Malit te Zi jo krenari e madhe por nje turp qe eshte sherbetor i Malit te Zi.
    V****i ishte dikur punetor i UDBes dhe posta e gjithe Malesise.
    M*****t B******i ishte nje mesue i Marksizmit dhe i Leninizmit nje Titist dhe beri nje perkthim te nje librit te shkruar nje malazias me shpiert te madhe per Mal te Zi, e perktheu ne shqip me titull “Rebelet e Ulqini” ne ket liber behet fjale per clirimin nga Mali i Zi i “Ulqinit”, kjo te jep me kuptue per patriotizmin e M*****t B******t nje Titiste i flaket. Ket gje doja tu tregoja te rinjeve qe nuk i dijne . N****l C****j ishte nje Titiste dhe pas u be nen-minister i Malit te Zi . Ai hyri ne Lidhjen Demokratike qe e formoje Lek Lulgjuraj. Dhe M****t B****i e zuri si kryetar i L.D. N****a nxuni miqesi me M*****n dhe teshti jane te pandare. Me shumeen dihmuen vendin Marash Stanaj, Pero Stanaj, Luk Pumpa se keta te tre deputete e kryetare komunesh per 22 vjete ne detyre.
    N*****a ne sherbim ne Komune te Tuzit mori 3 millio Euro buxhet dhe nje “tabele” sinjalistike as punesue nje njeri keta zoterinj nuk e bane por dolen borxh! M*****i dhe N*****a i dajne dollaret qe u jep Mali i Zi. S******j kerkoje nga te burgosurit qe ti kerkojne falje Malit te Zi shkojti per vizite ne Burge i shoqeruar nga Popi A*****n K*****a!

    • Sum Gruda,
      Me ket koment e vertetove se ju jeni puntore UDBes, kush ta jep idene qe tash mos ti shkruesh emrat e plot e atyre qe ju po paguheni per te cpifur. more zog lakuriqit ( se edhe lakuriqat fluturojn naten en terr si ti) po trim kenke sa po vesh rashen edhe me shkrua en kompjuter. ti si lype kyj gje, Oh fal se mendova se nuk i lype qe malsise e jo malit te zi me siguri nuk paheni kot. Korkoj falje femrave ( Grave) qe te krahasove ty me to.
      Qe ai P….o S…….j ne se mendon per mue Pashko Sinishtaj ater je gabim se besa mue nuk me duhet leja as e Vaselit por as e jotja per te ber…

  14. Me falni se po trajtoj disa ceshtje nga debatet e meparshme, pra te disa diteve te kaluara. Momentin kur tentojme te imponojme filozofine, qendrimet dhe mendimet personale si dicka e vertete apsolute, atehere gjithe kjo merr trajte tendence epersie me shfaqje te dozes te despotizmit intelektual, duke ngulfatur te drejten e individit per shprehje te mendimit te lire nga nderhyrjet e jashtme. Ju qe jetoni ne Amerike keni te drejte te shprehni opinionin tuaj rreth ceshtjeve qe kane te bejne me jeten dhe veprimet ne Malesi, mirepo nderhyrja duhet te amplifikohet jo me prepotence por me teper ne trajten e sgjerimit, ndimeses dhe keshilles vlazerore. Nese ju nuk votoni nuk do te thote se edhe vellezerit dhe motrat tona qe jetojne ne Malesi duhet te bejne te njejten gje. Cdo parti politike ne Malesi ka nje elektorat i krijuar ne baze te nje besimi se ajo parti do te mbroje interesat e tyre qytetrare dhe kombetare. Perfaqesuesit e partive tona ne Malesi nuk duhet konsideruar si persona te cileve su intereson mirevatja e Malesise. Mendoj sikur te ishte ne doren e tyre te drejtat tona do ishin te sanksionuara ne aktet juridike te vendit, sepse ashtu do tu shtohej besimi dhe prestigji i elektoratit te tyre. Prandaj hipoteza se gjoja nuk u intereson avancimi i te drejtave legjitime te shqiptarve nuk qendron. Arritja e te drejtave duhet domosdo te realizohet nepermes institucioneve shterore jo nepermes bojkotit si sygjerojne disa. Deputetet shqiptare qe eventualisht do te fitojne ne zgedhjet e 14 tetorit, qofshin ata tre apo kater,apo sadoqofte numri i tyre, duhet te jene unik dhe te flasin me nje gjuhe kur jane ne pyetje te drejtat e shqiptarve.Gjithashtu deputetet shqiptare dhe ministri i pakicave, ne parlament dhe ne instancat shtetrore, vazhdimisht duhet te kerkojne te drejtat qe u takojne. Ligjevendesit shqiptare duhet te shfrytzojne te drejten e vet qe ua garaton kushtetuta qe ne foltoret e parlamentit te flasin ne gjuhen e vet amtare. Kjo e drejte nuk duhet anashkaluar asnjehere. Koleget e tyre malazeze le te qeshen me gjuhen tone, por prapseprap do te detyrohen te degjojne gjuhen e nje populli te lashte qe jeton ne trojet e veta, i cili kerkon te njejten drejtesi dhe te njejten barazi si te gjithe qytetaret ne Mal te Zi. Nuk eshte e jusifikueshme per ata shqiptare qe votojne per partite malazeze, apo qe ne menyre direkte apo indirekte ndihmojne ato. Nuk eshte ne rregull as barazimi i partive shqiptare me ato malazeze. Madje disa sygjerojne se duhet ti bojkotojme partite shqiptare dhe mos te votojme per to. Mendesia e ketij gjukimi me duket e cale dhe naive.Shqiptaret duhet te votojne ne menyre masovike vetem per partite e veta, dhe sidomos, per ato parti shqiptare qe kane me se shumti gjase per te fituar. Nuk mund te nenvlersohet deklarata e nje deputeti shqiptar kur tha “nese eshe nevoja flamurin shqiptar do ta mbrojme edhe me gjakun tone”. Disa spekulojne se deklarata e deputetit shqiptar eshte bere vetem sa per sy e faqe (per konsum mediatik). Por nje gje eshte e vertete qe s”mund ta mohoje askush: kjo delarate eshte deklarata me e guximshe e bere ne Malesi keto 70-te vitet e fundit. Keto jane mendimet dhe sygjerimet e mia pa patur qellimin per imponim.

  15. Suma ose po shkruan genjeshtra ose je pjes e asaj UDB se perndryshe ne arkivat e UDBse nuk mund te hyjne kushdo qe ka deshoire.

  16. Dinoshjan, beju promotor i bashkimit, mirekuptimit, afrimit,vellazerimit se ashtu do te mbetesh i madh. Referendumin nuk mund ta realizoje Dinosha por bashkimi i gjithe Malesise si nje grusht i vetem. Respekte…

  17. O Sum Gruda. Ne qofte se e ke pas te njejtin tekst edhe dje mir paska be qe ta ka fshi ,por sot ka be keq qe ta ka lejua , se e paske perplot urrejtje.
    Nje pyetje per ty Sume G ,ka i ke keto te dhana per keta burra, a thue e ke pas per detyre me e percjedh veprimtarin e tyre.perfundimi i rrefimit syt keshtu po deshmon . Konkludimi ime eshte se paske pa punua per U D B famkeqe.deshiroj te jam gabim

  18. Vrojtuesi ne shumicen e gjerave qe ke then ketu edhe une pajtohem dhe kam te njejtin mendim. Esht realitet dhe objektive ne ngjarjet politike te kohes se sotme qe te mundohen ata deputet dhe ato parti atje te bejn dicka. Ajo qe behet esht vetem dhe vetem per institucjoneve dhe perfaqsimit politik deshtem apo nuk deshtem neve. nga amerika ni her nje grup njerzish u munduen me fute nje dokument per te drejtat e shqiptareve ne mal te zi, ne kongres, e stajt department, apo edhe ne parlament te malit te zi. Ato nuk i pranuen sepse ju than se esht rruga ligjore qe permes perfaqsuesve tuaj ne mal…

  19. E nderuara LUARZA pyetjes tuaj per “Kur kane filluar konvertimet e para ndaj popullates muslimane shqiptare” brenda mundsive ju pergjegja ne artikullin Malesia ne prag te 100 vjetorit te Pamvarsise se Shqiperise. Mue po me duket se ne ate rubrike nuk kemi mundsi te shkembejme me komente,prandaj po te paraqitem ketu. Te falaminderoj dhe suksese.

  20. Grecha Trieshi
    Te falenderoj dhe te kuptoj .
    Tung dhe suksese ne chdo lami te jetes

  21. Thaftu krahi tanve sa ini…. Po a nuk e shihni se cka asht ba dhe eshte duke u bere me Malesine e vuejtun me shekuj – valle a nuk e shihni se sa popuj -JO dhe ANTI shqiptar kan siellur ne vendet tona. Po a menoni ju se ajo nuk ishte politika e shkjaut??? A nuk e shihni se tash do te na e japin mundesin per te votuar per referendum mbasi ata siellen votuasit e vet dhe popullsuan Malesin me plehna te malit zi??!!! E lumi vet per ju se u kalojn per me liqenit pa me u dha me pi uj e ju gja nuk shihni. Cilni syte more Malsor – perpunojeni ligjin ci VETEM ai/ajo qe eshte me prejardhje (babagjysh)…

  22. Te gjithe e kuptojme pse dhe sa dashamire po esht dps-udsh qe po na bijen komunen e plot kjo nuk esht qe tjeter vetem pazare votash dhe arsytim i mshefte per te pru kumonen e plote dasht e pa dasht duke ju falenderuar z.Eliot, z.Piters dhe z.Levinn… por keta tashe bduhet mshefur dhe te transfortehet tek populli i malsise se pushtuti UDSH dhe DPS ka deshire qe ti mundesohet referendumi per komun te plot. Pse jo Komune pa Referendume, te gjitha ato PARA qe dote horxhohen per PRO dhe KUNDER komunet dote isht me mire ti investoin qene ate malesi e lanur mrapa nga podgorica.

    Nese stafi me…

  23. A eshte vone! Kurre nuk eshte vone, me i tregue vendin atij qe te merzite dhe e meriton. P.sh. M. B…..in e njof para se keni lere ju kur ishte titiste i terbuem!
    I shkrojta qe t’me dergoje nje liber “Rrabelet e Ulqinit” qe kishte be perkthimin dhe per 10 vjete nuk me ka shkrue me. Per V. S…..en eshte qene kollaj me e dijte se ka punue per udben me rroge per ma se 20 vjet.
    Per N. C…. ka qene nen minister per Mal te Zi kote nuk e ka marre at barre te rande qe une nuk disheroj te jmi ne kepucet e tija, dhe ne nuk kemi ruejt dhi por kemi pasur kujdese per Kombin. Sote ata kerkojne…

  24. Sam Gruda me fal qe te drejtohem keshtu por me sa verej pune paske nevoj mjekimi urgjent se keto paranoja jan te sherueshme nese I bjen vetit mrapa me kohe, nese jo kan me kalua ne situat me te rende e ke me l””” njerzit rrugash kur te kalojne.

Comments are closed.