Para disa ditësh në Tuz, në qendër të Malësisë, u bë promovimi i DPS-it, në të cilin personalisht Millo Gjukanoviqi tentoi ta shfrytëzojë autoritetin e vet, që edhe një herë të manipulojë me qytetarët e Malësisë. Vetë fakti se nuk kanë mundur të mbushin një sallë të vogël në Tuz, është përgjigje më e mirë se DPS-i dhe kryetari i saj në Malësi i takojnë të kaluarës. Është dashur ta kenë të qartë DPS-i dhe zoti Gjukanoviq se politika e mashtrimeve në Malësi nuk mund të qëndrojë kohë të gjatë. Shqiptarët janë popull i ndershëm, i cili gjithherë ka ditur të vlerësojë miqtë dhe armiqtë. Dhe jo vetëm DPS-i dhe kryetari i tij, por edhe të gjithë të tjerët, qofshin me emër edhe parti shqiptare, nëse do të punojnë në dëm të shqiptarëve në Mal të Zi, do të fitojnë të njëjtën përgjigje.
Ai, mes tjerash, përmend edhe referendumin konsultues! Referendumi, si institut i të drejtës ndërkombëtare publike, definohet qartë se si mund të shfrytëzohet. Por, në asnjë moment, kur shkelen të drejtat kolektive të popujve autokton, të mbrojtura me konventat ndërkombëtare për popujt autokton dhe fisnor.
Zotëri Gjukanoviq, hiqni dorë nga demagogjia! Malësia e ka shpallur komunën në vitin 2006. Pse do ta përsëriste të njëjtën gjë sot!? Këto janë premtimet e “plotësuara” të DPS-it në Malësi: 1) Keni premtuar komunën në vitin 1997, 2000, 2004, 2006, 2009, 2012 dhe ky premtim askurrë nuk është realizuar; 2) Keni premtuar se do të ndërtohen rrugë të reja në Malësi. Jo që nuk janë ndërtuar, por më shumë se 90% të rrugëve janë dëmtuar rëndë për shkak të mos mirëmbajtjes, kurse disa prej tyre nuk janë asfaltuar fare; 3) Keni premtuar ujësjellës në rajonet malore, premtim i cili tani është harruar plotësisht; 4) U keni premtuar nxënësve që mësojnë në gjuhën shqipe se do të përkthehen tekstet shkollore në mënyrë që t’u lehtësohet ndjekja e procesit mësimor në gjuhën shqipe; 5) Keni premtuar se toka do t’ u kthehet pronarëve të mëparshëm; 6) Keni premtuar se shqiptarët do të kenë të drejta të barabarta me rastin e punësimit… Sot më shumë se 90% të të rinjve, që kanë kryer fakultetin ose së paku shkollën e mesme, janë të papunë dhe e vetmja shpresë u ka mbetur emigrimi; 7) Ka premtuar DPS-i se do të krijojë kushte që të ndërpritet emigrimi. Në bazë të statistikës Mali i Zi është vendi i dytë në botë për emigrim, menjëherë pas Salvadorit që ka emigrim më të madh. Kjo shihet më së mirë nga fakti se dy të tretat e banorëve të Malësisë jetojnë në SHBA, e mos t’i numërojmë qytetet e tjera në Mal të Zi; 8) Për hir të së vërtetës duhet thënë se ka pasur edhe premtime të cilat zoti Gjukanoviq i ka plotësuar: njëra ndër premtimet më fenomenale që e ka plotësuar Gjukanoviqi është ai që parashihet me Ligjin mbi rendin dhe qetësinë publike, i cili ndalon përdorimin e Flamurit shqiptar, që është precedent në botën demokratike; 9) Kur Malit të Zi i është dashur vota e shqiptarëve në referendumin për ndarjen e tij nga Serbia, atëherë i keni quajtur miq, por menjëherë pastaj të njëjtit i keni shpallur terroristë; 10) Gjëja më e keqe që ndonjëherë u ka bërë ndokush shqiptarëve, është kur u ofrohet shitja e nderit dhe dinjitetit personal për disa qindra euro.
Përgjigja më e mirë DPS-it dhe satelitëve të tij për padrejtësitë që u shkaktojnë shqiptarëve do t’u jepet më 14 tetor në zgjedhjet parlamentare.
Anton Lulgjuraj, jurist i diplomuar
Bartës i Listës- Alenca Rinore Shqiptarëve
nahahahah sa titull qesharak ky Në Malësi DPS-it i ngushtohet hapësira – nga Anton Lulgjuraj.
E more k*****sh poti aedin se ty ste voton kurrkush. Une po se jam kunder dps dhe deshiroj qe te humbin me cdo kusht, por ama ky titul;li tuaj bazohet ne te pa verteten per arsye se ju sjeni te zotet me ngushtua asnje organizat qeveritare e jo partin me te gjith aparatin shtetror ne dore. Ne piken 6 bjen ne kundershtim me vet vehten ju e thoni keshtu ; 6) Keni premtuar se shqiptarët do të kenë të drejta të barabarta me rastin e punësimit…
Sot më shumë se 90% të të rinjve, që kanë kryer fakultetin ose së paku shkollën e mesme, janë të papunë dhe e vetmja shpresë u ka mbetur emigrimi;
edhe ketu bini ne kundersthim me vetvehten permendi pa punsimet ndersa antar te Komisionit zgjedhor vendosni nje shkja Kavariq me ju peerfaqesua , ku do i marrin nga ju mas pakut 3 mij eu, a thua keto para si kishte pas ma te mira ndonje shqiptar, pa mja dhan shkjaut, tyrp ju qoft kshtu qe ma mos na shitni patriotizem se e keni kaxua vehten ne hapa te par keni abortua pa me lind 🙂
Kjo pergjigje e z Anton Lulgjuraj ne emer te bashkimit te rinise shqiptare eshte me se e mire per Gjukanoviqin dhe DPS.
Gjate viteve te pas luftes se dyte borore ne Malesi dalun nga luftera te pergjakshme kishte deputet vetem malazeze si me kan thane dhe ata u kujdesoheshin per nevojat e malesoreve. Por jemi ne nje epoke te re dhe shume te kaluarat jane harruar. Nuk sundon T. B…..a dhe xhenerali i Atomit , Bello heroj i Tuzit. Keta qe ngopen me dollare e cifliqe pa kryer detyrduhet perjashtue me vote .
Edhe une mendoj se esht shkrim qesharak ky i Antonit. Sum Gruda se di se cka deshti me than me ket koment. Ne kohen tone flas nga vitet 1981 e kendej Tom Berisha ka qen nderi i Malsis ne boten shqiptare dhe te huaj. Ishte Malsori me i njoftur se bashku me gjergj Dakun Gjokaj i cili punonte me shum per Malsin, baca Tom si i thonin Kosovaret punonte per shqiptarin. I paharuuar qoft emri dhe vepra e tyre.
Te lumte Anton! Shenjestra eshte me se e qelluar. Eshte ne intresin e Malesise te godatet “koka” nga ka zanafillen gjithe e keqja qe na rrokulliset si Shpata e Damokleut mbi qenien tone kombetare. Predhat ti drejtojme kunder armikut e jo ndaj njeni tjetrit. Skenderbeu kur luftonte osmanet asnjehere nuk mbyllej ne kala sepse donte hapesire per ta goditur armikun. Ne shqiptaret sot nuk duhet te mbyllemi ne kala duke goditur muret e saj, dmth. duke luftuar veteveten tone. Kjo keshille dashamirese vlen per te gjithe ne. Respekte…
mirbodh se de deputeti i ardhshëm nuk din me ne dallua as njëjësin as shumësin 🙂
ja disa fjalë nga shkrimi i tij 🙂
shqiptaret – shumës
i cili – njëjës
Këto janë fjalitë në shkrim, të pretenduesit për deputet, kështu që Anton njëherë mëso me shkrua e pjeku me shumë se çka je i pjekun atëherë ke me u ba ndoshta deputet, pasi që kësaj herë të kanë fut shefat mej marr jato 17 mij eu, për kandidim si dhe me ia dhanë disa mijë eu edhe atij shkjaut në Komision ci e keni caktua,pasi shqiptar skeni pas kanë të afte në listën tuaj ater ua duktë barre me gjet dikën tjetër e ua ka gjet shefi…
e vetë, pasi qe nuk jeni kandidua për tjetër vetëm për me shkatërrua votat shqiptare, e deri te ky vendim keni ardhë me direktiva të këtij pushtetit dhe të aleatit tuaj Dusko Markovic e V. C
e ruenaj zot met’t e kres prej ktij njerit!!! Anton kam ca pyetje: Kujt ja jep voten nangjyshi jot Rr. V.? Kujt ja jep voten nena jote qe punon ne Lukoil-prone e tajkuneve Gjukanoviqiane pasi dihet se kto kompani nuk guxojne te votojne kunder Milllos tend te dashur?! Per kend do votosh ti Anton pasi dime se Edi Rama nuk eshte konkurent ne kto zgjedhje? CONJE TE DOKTORI MORE KETE TE C*****N sa nuk asht vone…
secila vite per antonin eshte vote here dy per dps, po sulmon kinse dps per me marr vota shqiptaresh e me ja cua dps-it. tyrp ju qoft kjo qe po beni, ky eshte tyrp dhe do te mbetebi tyrpi ne i madh nese nuk terhiqeni nga votimi, zvogloni damin e bere…dps-it me ju nuk i ngushtoget, por si asnjeher ne 6 vitet e fubdit u hapet hapsira per me fitta ne maledi, duke ju faldnderuar keti debilu politik…
Ku Ike shkokt anton angjelkun e besnikun.
Titull I bukur I tekstit.
Po si po I ngushtohet hapsira Dps kur Anton Lulgjuraj punon per Dps drejtperdrejte. Kuptonje nji here per 100 here, te gjitha votat e Anton Lulgjuraj I shkojne Dps-it. Sepse djaloshi nuk ka lidhje me mend te kres cka asht tye ba. (edhe ky si ajo “”””” qe I ka pas than nanes mbama “””” sa ti thom “””” njasaj) . U pershendes dhe vototni me te miret nga forcat shqiptare.
O Antoni i L”””” R””””””,tregoju i shkatht dy dit para zgjedhjet ,terhiqu nga votimi e mos u mat me vota se do te vin tyrp sa vota do te kesh,.
Ky eshte sygjerim dashamirsiet, hiqu Besnik tulit se aj sdite hala me lexua.
Valla per inat te ktyne horave qe po e shajne ( vasoviqave) dhe ketyre hordhive qe po shpifin mbi kete djale, kishte me ken mire me lidh bese tan malesia me votua.
as tifozat HULIGAN nuk shahen jekshtu hahahhahah
mendimi im eshte VOTAT TE SHKOJNE TE KOALICIONET , kurse sa me pak vota te djegura
per shkrimin nuk do komentoj sepse politika eshte politike e gjuha eshte tulit
te gjithe tashme jane te vetedijshem se si te votojne
ju pershendes te gjitheve