Akademik Tomë Berisha, nderi i lavdisë kombëtare – nga Gjekë Gjonaj

Nga marsi i këtij viti nuk e kemi më midis nesh profesorin, akademikun, ushtarakun, atdhetarin e guximshëm të çështjes shqiptare dhe birin e shtrenjtë e të pazëvendësueshëm të Malësisë së Madhe Tomë Berisha. Zemra dhe shpirti i tij fisnik u shuan në moshën 89 vjeçare në kryeqytetin kroat në Zagreb, ku jetoi dhe veproi pjesën më të madhe të jetës së tij. Shkoi në amshim për të mos u kthyer fizikisht më kurrë. Shkoi por mbeti në përjetësi. Për bacën Tomë,siç e qunate dr. Ibrahim Rugova, do të flitet për ditë, muaj, vite e shekuj me radhë. Do të fliten fjalë miradie,të cilat nuk do të mjaftojnë për të thurur lavdinë e këtij njeriu, shkëlqimin dhe mendjemprehtësinë e tij. Në jetën e vërtetë ai gjithmonë mbarti virtytin e fisnikërisë, lartësisë dhe dinjitetit. Veprimtaria e tij jetësore dhe atdhedashuria e bëjnë atë të pavdekshëm.

Humbje e pazëvendësueshme

Vdekja e këtij intelektuali të nderuar e të respektuar është një mungesë e madhe për shkencën, për kulturën, për kombin shqiptar, për Malësisë, për bashkëkombasit, bashkëkohësit, kolegët, miqtë e shokët e tij e në veçanti për familjarët. Ai ishte një njeri i vlerave meqë gjithmonë i çmonte vlerat njerëzore. Ishte i pajisur me një karakter të fortë, me ndërgjegje të pastër dhe të pathyeshme. Rrallëherë gjenden njerëz si ai i cili i pati të dy virtytet. Familjes, farefisit, kolegëve dhe shokëve u doli në mbrojtje, u shoqërua me ta, dhe kurrë nuk i humbi lidhjet me ta. Ai e dinte dhe e kuptonte njeriun ashtu siç merrte vetë frymë. Andaj, me vdekjen Tomë Berishës kemi humbur një enciklopedi shumë të begatshme dhe të pashtershme që do të na mungojë shumë. Ndërkaq, Malësisë do t’i mungojë një zotëri i lindur, pedant, gjithnjë modest, një njeri aq i mirë, një shkencëtar serioz, një patriot i flakët. Dhimbjen dhe humbjen e tij do ta zbuzë krenaria jonë për jetën dhe veprën e tij. “Mos u mundo të jesh si një njeri i suksesshëm, por mundohu të jesh njeri me vlera.” thoshte mendimtari i ndritur Ajnshtajni. Profesor Toma vërtetë ishte njeri me shumë vlerë që do ta mbajë mend koha dhe të gjitha gjeneratat të cilat i mësoi, sepse posedonte aftësinë e ndërlidhjes së shkencave, por ishte edhe vrojtues i mirë i politikës së kaluar dhe asaj aktuale. Këshillat dhe fjalët e tij ishin të arta. Ishte gjithnjë pranë njerëzve, të cilët i donte dhe e donin pafund.

Njeri i madh dhe i papërsëritshëm

Tomë Berisha me punën dhe kontributin e tij dyzetëvjeçar në shkencë, në arsim e në shërbim të popullit të vet, me veprën e tij të madhe la gjurmë të pashlyera në memorjen jo vetëm të malësorëve por të të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve etnik të shtetit amë Shqipërisë. La emër të paharruar dhe autoritet të palëkundur tek populli ynë në shumë fusha të rëndësishme si rrallë ndonjë tjetër. Ai ishte njeri i madh dhe i papërsëritshëm. Njeri i virtytshëm e punëtor titanik. Një figurë poliedrike. Një poliglot. Zotëronte gjuhën frënge, italiane, kroate dhe serbe. Në fushën profesionale anglishten dhe frëngjishten. Atdhetar e strateg. Njeri që përherë do të jetë në kujtesën e brezave. I përcaktuar drejt kombëtarisht. Ky burrë i Malësisë, u shpreh ne ceremonialin e vdekjes, shoku i tij i ngushtë, akademik Mark Krasniqi, ndoqi rrugën e Dedë Gjo Lulit dhe atdhetarëve të tjerë të ndershëm të përkushtuar për idealin kombëtar. Tek Toma ishin bashkuar talenti, mençuria, zgjuarësia, inteligjenca, maturia, ndershmëria, fisnikëria, dëshira për punë aktiviteti kombëtar dhe atdhedashuria , e cila ishte ndër veçoritë e tija më të spikatura. Me plot kuptimin e fjalës ai ishte njeri i suksesit dhe vlerave. Është një shembull më vete se si një malësor me origjinë nga Gruda, pamohueshëm e gjen veten të projektuar në rrafshet e vlerave kombëtare. Shëmbëlltyra e tij e ndritshme do të mbetet e pashlyeshme në kujtesën e shqiptarëve.

Kontributi shkencor, profesional dhe atdhetar

Në formimin e Tomë Berishës si personalitet prej atdhetari të shquar do të ndikojë edukata me të cilën u brumos që nga familja, e cila prej kohësh ishte ndërgjegjësuar si njëra ndër familjet më të shquara për shqiptarësi. Ai lindi në Podgoricë. Pas mbarimit të shkollës fillore dhe gjimnazit në kryeqendrën e Malit të Zi vijoi studimet në Itali, në Torino dhe Bolonjë së bashku me disa atdhetarë të shquar shqiptarë në Malësinë e Madhe kundër nazifashizmit dhe u shqua si mbrojtës i flaktë i kauzës shqiptare. Pas Luftës së Dytë Botërore diplomoi në Universitetin e Lubjanës në Fakultetin Teknik, e më pastaj punësohet si ligjërues në Akademinë Teknike Ushtarake në Zagreb , ku njëkohësisht mbrojti doktoratën. Ai për 20 vjet rresht, krahas ligjërimeve në Akademinë Teknike Ushtarake në Zagreb, ligjëroi edhe në Universitetin e Prishtinës, ku edukoi kuadro të reja të cilat i duheshin aq shumë Kosovës. Armata Popullore e Jugosllavisë e pensionon në moshën 56 vjeçare, duke mos i dhënë gradën gjeneral. Ky vendim qëllimkeq e çnjerëzor nuk e ndali aktivitetin e këtij intelektuali me një karrierë të gjatë akademike dhe ushtarake dhe të këtij politikani e veprimtari të pasur në gjithë hapësirën shqiptare. Aktiviteti i tij vjen e shtohet nga vitet 1968, veçmas që nga viti 1981 e deri në çlirimin e Kosovës. Në vitet e shkatërrimit të Jugosllavisë artikuloi interesat kombëtare në diasporë, në Kosovë dhe në Shqipëri. Bashkëpunëtorët e tij më të afërtë dhe më të ngushtë thonë se Tomë Berishën në Kosovë e njohin si ndër të parët që iu drejtua opinionit për padrejtësitë që iu bëheshin shqiptarëve. Kolegët e tij shprehen me krenari se Toma në Zagreb për shumë vjet ishte një ambasador i përkushtuar i interesave shqiptare, kurse shtëpia e tij në kryeqytetin kroat ishte vendstrehim për studentë e të ikur nga Kosova. Gjeneral Toma ishte njohës i shkëlqyer i artit luftarak, analist i thellë i ideve luftarake dhe strategjike. Këshillat dhe strategjitë ushtarake të tij u përdorën në luftën e Kosovës, duke u rreshtuar me profesionistët e rrallë që iu përgjigj zërit të popullit të vet. E Kosova nuk e harroi kontributin e tij. Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, për veprimtarinë e tij shkencore i jep titullin akademik, kurse Ushtria Çlirimtare e Kosovës i jep gradën gjeneral. Radhën tani e ka Malësia ta nderojë këtë bir të saj të shtrenjtë, ashtu siç e meriton.
Vepra madhore e akademik Tomë Berishës tregon se ai kishte zgjedhur një detyrë jetësore që t’i dalë zot çështjes së kombit të vet dhe atdheut. Ai me kohë kishte vërejtur se detyrë mbi detyrat e intelektualit dhe shkencëtarit shqiptar e sidomos të eprorit ushtarak është që energjinë e vet krijuese ta shpenzojë dhe ta shterrojë në të mirë të kauzës kombëtare.
Akademik Tomë Berisha padyshim kishte një prirje të lindur dhe të zhvilluar për t’u profilizuar në studiues të pasionuar me kulturë të gjerë, me sens të profesionistit. Diskutimet dhe shkrimet e tij janë të llojit të veçantë dhe të nivelit të lartë shkencor e artistik. Është ndër ekspertët shqiptar mjaft të cituar në literaturën shkencore. Ka botuar disa punime, kumtesa dhe ligjërime shkencore në shumë revistat me renome botërore. Ai kohës së vet mjaft i ka thënë dhe mjaft i ka lënë. Vepra e gjeneral Tomë Berishajt i bën nder kombit dhe humanizmit në tërësi po sikurse edhe emri i tij të cilin po e përkujtojmë me rastin e vdekjes. Trupi i tij pushoftë i qetë në tokën e Malësisë, ku u varros me nderime më të larta në prani të mijëra qytetarëve shqiptarë dhe personaliteteve më të njohura të kombit tonë nga hapësira mbarëshqiptare.

 

9 Comments

  1. Ishte nga Malsoret njeriu qe u njoft ma se tepermi ne kohen tone moderne, si nga shqiptaret ashtu edhe nga te huajt.Gjitheher respekt dhe nderime per ket njeri te madhe te kombit ton. Malsi sigurisht do ta shpallin nderi i malsis neper shekuj. Ndoshta presin kur te bahet Komuna e Plot e Malsis ateher kan me u shpalua edhe vlerat, dhe ky se bashku me Gjegj Dakun Gjokaj dhe Agron Lucaj per kohrat tona do te mdeten te paharrueshem.

  2. Ne retrospektive; “Too little too late” Nuk ka dyshim se personaliteti i Tom Berishes asht nder figurat e njohura te Malesise por,per Malesine nuk ka ba asgja pozitive,megjithese kishte nji dore te epert ne eshallonin e forcave te armatosura jugosllave,dhe ishte ne gjendje te beje.Bani dicka pak vetem per do daja te tij,i shkolloi,punesoi dhe pensionoi.Aji si ri qe ishte kurr nuk i shkoi mendja me iu bashkangjite arradhave partizane shqipetare,megjithese epiqendren e aktiviteteve luftarako-komuniste e ka zhvillue kryesisht ne Malesi te Madhe.Intervenoi per ta shpetue Malesine vetem….

  3. …fjale per pare,s’ka dyshim se ai u shti memec,i shurdht dhe indiferent ndaj asaj masakre te vertet.Ai kurr nuk deshti te flase per ate periudhe.Kur e kam pyetun ne nji rast gjate vizitave te shumta qe ka bere ne detroit,ai me pergjegji si i xhindosur; – MOS ME PYET PER ATE PUNE – Kur u leshue kushtrimi per Flamur ne vitin 1968 (ne te cilat demostrata,kam degjuar se ka marre pjese edhe pedagogu i shquar,Gjergj Kola Camaj dhe asht torturue nga sigurimesit) une atje kam qene ne Malesi,as qe kam degjuar se Tom Berisha ka ngre ze ne perkrahje te kerkesave te rinise kosovare.

  4. Gazetari,Gjeke Gjonaj vion ne kete artikull se – aktiviteti i tij vjen e shtohet nga viti 1968 e deri ne clirimin e Kosoves. – Misinformate,slip up,miscue! ladies and gentlemen!Tom Berisha ka kontribue si lektor,nuk mun tja humbi askush por me siguri nuk ka punue gratis? Kosova e ka shperblye me honorar.Sa per tjerat u trgoj une….
    Kur shperthyen demostratat e pergjakshme legjendare e rrevolucionare,ne pranveren e 1981 ne Kosove.A ishte Tom Berisha atje? – PO ISHTE.Ka qene brenda ne univerzitet.FAKT,e ka pohue edhe ai vete.Lexues te dashtun,durim,javash,tash ju jap me ngrene me luge,me jepni

  5. ..pervoje shumevjecare si agjent”. Kur,G””””” M””””” K””””” (bashkevendas i Tomes) u ngrit ne kambe dhe e pyeti;”Shoku Tom Berisha kam vetem nji pyetje per ty; – A ke qene ne univerzitetin e Prishtines ne ate periudhe kur kane shperthye demostratat e pergjakshme ne Prishtine?” Po kam qene. Shoku Tom Berisha,vioj Gjergji ne ato momente ka vershue gjaku i studenteve rrugave te Prishtines,po a i ke pa demostratat? ai ke pa studentet e vrare” Tom Berisha u ngrit ne kambe dhe me zemrim bertiti; “Qe ti je i helmuam prej ne koke e deri ne kambe”. Lexues te nderuar,zotni Gjergj Martini…

  6. …tarak.Tom Berisha me padyshim ishte nji talent i rradhe dhe mendje mbrehte.Kishte figure te hijeshme fizikeme at trup si te nji atleti dhe shume i pashem,ne rinine e tij malesoret kendonin;
    Kush po vjen bregut kah kisha?
    Age Kolja e Tom Berisha.
    Tom Berisha i gjate e i holle,
    Age Kolja por si modhe (ishin nrikull e kumare)
    Duket qe figura e tij impozante,shkelqesia e tij e mbushur me gjadheri e vitalitet,beri qe te ti beje Titos pershtypje te madhe,dhe u…

  7. Kur ne pranveren e vitit 2008 vajta ne vendelindje,Tom Berishes i kishte vdeke bashkeshortja.Shkova me disa shoke ne hater per ta ngushllue Tomen ne kishen e shemHillit ne Dinosh.I shtrina doren dhe e ngushllova tue i thane;”Ngushllimet e mija per vdekjen e shokut Tand ma te mire te jetes; ma shterngoj doren dhe i shpetuen lotet,biseduem pak me njani-tjetrin dhe e pyeta; – a po me njef? – A MOS JE TI AI PROVOKATORI MADH,me pergjegji,me njofti,megjithese ishim pa sy der sy vetem njiheri ne jeten tone.

  8. I nderuari gazetar Gjek Gjoni Gjonaj.
    Po hap shum tema interesante,tema per persona qe gjat jetes se tyre u ndrruan disa sisteme.
    Personi ne fjal ka nje te kaluar shum interesante, i lindur ne monarkin ish jugosllave, i rritur ,ne fashizmin italjan ku dhe fillon shkollimin, vazhdon shkollimin ne jugosllavin e tij e te ciles i sherben me besnikrin me te madhe deri ne vitin 1990.
    Me 28 qershor te 1990 ne festimin 20 vjetorit te beslidhjes se malsis, i fillon shkronjat e para ne gjuhen shqipe.
    Mbas ndonji komentit, do te jap edhe tjera te verteta per personin ne fjal.

  9. dimona zot me ne,
    se vetem te kqijat ja mbajm mend
    mos keni harrua ju o shpifsa
    se si u rriten dhe jetuan heronjet tone kombetare,
    a harruat skenderbeun, qe sherbeu turqise dhe me pas u kthye ne kruje

    a e harruat dede gjo lulin se nje here ka ken nepunes ne administrate turke per mbledhjen e taksave, por kontriboj per malesine
    a e harruat sokol bacin qe u shkollue ne turqi punoj ne cetine, por iu kthye malesise.
    e mos tu numroj te tjere,
    A e dini ju se kur Toma mbajti ligjeraten e pare ne gj. shqipepara studentave shqiptare ne prishtine, ka qaj me lote si femi,

Comments are closed.