MAShT ndihmë për arsimimin e të rinjve shqiptarë nga Mali i Zi

Prishtinë, 5 tetor – Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, priti sot ministrin për të Drejtat e Pakicave në Qeverinë e Malit të Zi, Hamdi Hasani, me të cilin bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit në mes dy vendeve në fushën e arsimit.

Ministri Buja e njoftoi Hasanin me të arriturat dhe sfidat me të cilat arsimi në Kosovë është ballafaquar në të kaluarën e afërt, si dhe me synimet dhe objektivat që MAShT ka për të ardhmen. Ai shprehu gatishmërinë që të ndihmojë arsimimin e të rinjve shqiptarë nga Malit të Zi edhe në të ardhmen dhe shtoi se ne kemi borxh që t’u mundësojmë të rinjve shkollim adekuat.

Të dy bashkëbiseduesit janë dakorduar që ministrat e Arsimit të të dyja vendeve të këmbejnë vizita reciproke me qëllim të përafrimit dhe  thellimit të bashkëpunimit, si dhe shqyrtimin e modaliteteve të bashkëpunimit në të ardhmen në fushën e arsimit. /KohaDitore/

1 Comment

Comments are closed.