Kryetari i UDSH-së Mehmet Zenka ka deklaruar se ‘rregullat e reja në ligjin zgjedhor’ janë ‘diskriminim klasik ndaj shqiptareve’.
’Me 12000 vota kemi vetëm dy deputetë, kurse me ligjin e mëparshëm do të kishim katër. Çka është edhe më e keqja, 3000 votat tona do ju shkojnë partive që nuk janë shqiptare’, ka thënë Zenka, shkruan Vijesti.
Poashtu mësohet se UDSH do te ankohet pranë të gjithave institucioneve shtetërore por edhe ndërkombëtare.
CEMI: UDSH nuk ka të drejtë për ankesë
Drejtor i programit të Qendrës për monitorim (CEMI) Zlatko Vujoviq tha se Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH), nuk ka vend për ankesë në rezultatet paraprake të zgjedhjeve, të cilat në zgjedhje fituan 2852 vota dhe nuk arriti të fitojë mandatin e deputetit.
Ai, për portalin Vijesti vuri në dukje se UDSH nuk ka të drejtë për ankesë, “jo për shkak se a është e drejtë apo jo, por sepse e tillë është dispozita ligjore në tekstin ligjor”.
“Kjo është një zgjidhje cila për të ashtuquajturin pragun prej 0.7 për qind është kusht që një parti e caktuar politike të hyjë në procesin e ndarjes së mandateve që nuk do të thotë se ajo do të fitojë një mandat. Përparësia e partive shqiptare në raport me partitë e tjera është se rezultatet e tyre janë të përmbledhura në një listë në të cilën poashtu aplikohet formula e Dontit. Nëse herësi nuk përmban, në rastin e tyre tri herë, ata nuk do të fitojnë tre por dy vende siç është rasti kokret”, tha Vujoviq pas konferencës për shtyp të ditës së sodit të CEMI-t. /Ulqini Online/
E more UDSH , tash po ju bjen ndermend për diskriminim., pak vonë e keni!!! Ju së bashku me pushtetin i kinë bërë këto të këqija. Ju së bashku me DPS i keni hapur këto gropa për partitë tjera shqiptare, Por falë të drejtës dhe zotit ju ranë në to! Uroj që sa të jetë jata e jetës as ju as ish kryetari juaj mos të dilni nga aty!!!!!! Ky deshtim, le të jetë mësim për të gjitha subjektet shqiptare që sa më parë të bashkohën në një parti, se vetëm kështu mund të bëjmë diçka për të mirën tonë kombëtare..
Ohoho u lajmuon dreqnit kur jau kan kallzua kryqin.Po kû âkên Zenka para xbijedhvet,a nuk i ka lexua zakonet çi i ka çu duort me Millin bashk.O.çfar njerit u bâ Zenka për drejtat e Shqiptarvet kur nuk e don populli.Sa vjet e ka UDSH-i ministrin për PAKICA e DREJTAT E POPULLIT e sot u lajmua Zotnija ZENKA.
tash 20 vjet punoni ne sherbimin e pushtetit e tash po shifet se nuk u nevoiteni ather nuk kini te drejt per ankime ligjore po keshtu shkon kjo pune kure ini tradhtaret e popullit shqiptar u shfrytezuan deri sa paten nevoj per ju ather u lane mrapa me ni fjal e popullit (si lopa baglen)mose vajtoni tashe pore kthehuni se nuk ashte vone se gjithe kush gabon e kini munsi me tregua veti se ini shqiptar e jo MZ apo boshnjak keshtu delni jashte pushteti lokal ne malsi dhe formoni ni pushtet shqiptar pere interesat te popudhit e jo personale
te lumet ajo goje se mje mir po thua, nese jan shqiptar le te dalin nga koalicioni i tyrpit me dps ne tuz dhe te formojn pushtet me partit shqiptare, atehere qe nga tani e deri sot 1 vjet kur te jen zgjedhjet lokale te pergatiteten e te dalin te gjithe shqiptaret se bashku ne nje liste zgjedhore.
Jau lumsha se n’jekto komenta ska koment se nuk muj njeri me tha mashum.
Po cka po bahet me keta te FDI-s …po flietet se nuk i kna punet mire ne mes veti .. ?.a din kush gja ma shume …?
Besa A*****u mir e ka punen ,me nuse te re. Poashtu edhe A*****i mir dote jete.
E Eeeee B*****u sdi a po qitron, por po more se ska met shume ,e dot ket hager mir ne dasem te A******t .
Ndoshta edhe charten per pare sasht chudi!
O sa bukur o sa kenaqsi me i pa keta te unionit jasht lojet.
Nuk kan nevoj per ta se i kan boshnjaket te njajt por me shum me numer.
A thua u vjen dita edhe ne Tuz me hup ,mos me ja pa ma facen ,jati krye kuvendarit haha
Shqiptaret nuk fituen, mjerisht pesuan edhe nje disfate,disfate pesuen edhe ata qe mueren nga nje vend ne Parlamentin Malazez,disfate pesoje edhe koalicioni LD me PD-ne e Fatmir Gjeken(dikur i UDSH-se) qe kahere i kishte hype kalit me krye prej bishtit.
LD-ja ka qene faktoti i vetem shqiptare cprej cpeberjes Jugosllave qe mbronte interesat e ketyre trevave dhe keti populli te roberuar.Koalicioni me F.Gjeken ishte nje gabim trashanik i kreut te kesaj partie,vete fakti flet qe ky burre i shetitur (nga nje parti ne tjetren) po viket te futet ne koalicion te SHTETI ende pa miratim te aleateve.
Fatmir Gjeka theu parimet demokratike kur deklaroj se do te futet ne koalicion me te gjitha partit sllave qe kane njohur pamvarsine e Kosoven.
Keto sherbesa politike bien ndesh me interesat e vete qytetareve shqiptare mbasi dihet mire se qeveria e Malit te Zi nuk e njohu Kosoven as per interesa te shqiptareve te Kosoves dhe as per shqiptaret nen Mal te Zi por per interesa te veta,prandaj mund te konstatohet lirisht se ky koalicion do te prishet para se edhe ta gezoj mandatin trevizor.
Shqiptaret ne keto zdhedhje vete zgjodhen te mos jene unik,prandaj suksesi eshte disfata qe vete e…
porositen ne pjate.
Hyrja ne koalicion me partite sllave eshte edhe nje TRADHTI
Keshtu i thirrem te gjithe e pse jo edhe keta te ardhshmit.
Nese dikush mund te mendoj se mund te hyjme me KUSHTE ateher kjo eshte sikur thote nje fjale e urte”Te godisim opakt prej pleshtit”Cfare mund te na jape ne Mali i Zi per nje apo dy Deputete ne Parlament.
Keto zgjedhje na dhane me kuptue se shqiptaret me gjithe elektoratin e vete shkojnje drejt zberjes se interesimit te kredibilitetit te vete Autokton.
Numri i votuesve per elektoratin shqiptare eshte ne ramje.
Asimilimi po troket me te madhe,MOS TA…