Shqiptarëve të besimit Islam urojmë që në familje tuaja tu përcjelli gjithmonë gëzimi i festës së Kurban Bajramit .
Urime!
MALESIA.ORG
___________________________
Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi
URIM PËR FESTËN E KURBAN BAJRAMIT
Të nderuar besimtarë shqiptarë të fesë Islame!
Kam nderin që në emrin tim dhe të gjithë anëtarëve të Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Malin e Zi, të uroj të gjithë Ju, besimtarë e fesë Islame, festën e madhe të Kurban Bajramit.
Festa e Kurban Bajrami është një ndër ditët ma të rëndësishme për besimtarët myslimanë, ditë e cila i kujton çdo besimtari, se sakrifica është themeli i të gjitha të mirave njerëzore e kombëtare .
Ditët e kësaj feste janë ditë të cilat reflektojnë mirëkuptim, dashuri, respekt e tolerancë mes të afërmve,fqinjëve, miqëve e shokëve si dhe mes të gjithë njerëzve në botë.
Sjelltë kjo festë në shtëpitë e shqiptarëve, paqe,gëzim e dashuri mes njëri tjetrit, në të mirë të shoqërisë dhe kombit që përfaqësojmë.
Zoti qoftë gjithëmonë me shqiptarët dhe i bekoftë familjet tona.
Kryetari,
Tahir Tahiri