Incident i rëndë në Malësi

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 7:30 në Hakshabanaj afër Tuzit, erdhi deri te një grindje verbale në mes të M.C. (72 vjeç) dhe Gj.C. (63 vjeç) me ç’rast M.C. e sulmoj me thikë bashkëvendësin e tij, njoftojnë nga qendra policore.

Dyshohet se ai me thikë i shkaktoi dy plagë të rënda, njërën në gjoks dhe tjetrën në bark.

I plagosuri u dërgua në qendrën spitalore në Podgoricë kurse mbas një kërkimi të shkurtë nga policia, M.C. u arrestua pranë shtëpisë së tij në Spijë, ku ai iu dorëzua policisë, njoftojnë mediet. /Malesia.Org/

 

 

22 Comments

  1. As njeni nuk jan nen mosh per tju mshef emrin
    Pra pse me inicijale?
    kur krejt malsia e din se per ken eshte fjala!

  2. Mir po ju thon ju te webfaqes ju skeni nevoj te beheni gjygjtar dhe te tregoni se kush ka pas faj dhe kush ska pas faj,por ngjarjen si ngjarje pasqyronje me emra dhe mbiemra. Sido qe esht kenka per faqe te zez kjo pun me u shtierr thika njerzit e moshaur dhe malsor ne mes vedit, bela jan edhe te aferm. Ju mund ti publikoni emrat lirisht se spo jau prishni erzin ase njerit ase tjetrit, po trgoni se kush jan ata, ose ma mir mos ti kishit qit ketu. Kanjeher edhe ma te paret ndoshta nuk vije me dhan lajmin e keq,me prit ta bejn ndikush tjeter.Mos jan CAMAJ te dy, apo spo di se per ken behet fjal,…

  3. O LEK
    Do me ndjekin penalisht ne qofte se i publikoj emrat e tyre. Haha
    Ky atentatori se meriton me ja permend emrin ,aq burr i keq eshte,
    kurse viktima eshte nje hadheli i mjer ,por jan te njajtit mbiemer.

  4. Lajmi eshte ne te gjitha mediet ne Mal te Zi qe nga mengjesi i sotem. Pra nuk jem te paret por ndoshta te fundit.
    Emrat ne nuk do ti publikojme per arsye te keqpordorimit dhe as nuk do ta lejojme te publikohen ketu ne komente.
    Arsyet duhe ti dini edhe ju, vec shikoni mnyren (nivelin) e komunikimit qe zhvillohet cdo dite ne artikuj te ndryshem.

  5. Jam plotsisht dakort qe mos te publikohen emrat, jo vetem te personave ne fjale,por te gjith atyre sidomos ne keto raste ,sepse Malsia eshte shume e ndijeshme e kete e kaluera e ka deshmua.

  6. Ju ja keni futur kot Robert, sepse ne raste te atidha nuk esht cmendur dikush me komentu, e me than ndonje marri. Mund te shprehin keqardhjen dhe te apelojn secili qe mos te ndollin keso gjerash nder shqiptar, por askush ska te drejt te hyjn ne komentime, dhe per keso rastesh sme duket se ke te drejt Administartor, kur thue se na e njofim nivelin e komentuesve. A ke pas ndonjeher experienc te tidhe kur dy persona jan shtierr apo vra me njani tjetrin, mue sme duket, ndoshta ky esht rasti i tidhe i pare, dhe se mendoj se dikush do te komentojn tjeter pervec te shprehin KEQARDHJE per ket qe ka…

    • Do të ishte mirë tjetë ashtu si po thua ti, por për fat të keq nuk është ashtu.
      5 komente deri me tani u fshinë për atë arsye. Komentuesit nuk merren me rastin fatkeq por me…
      Dhe mos të keqkuptohemi, kur thash për nivelin e komentuesve nuk e kam fjalën për komentuesit në përgjithsi por një përqindje, e cila për fat të keq asht mjaft e madhe.

  7. Paj ase kohen se paskan pase ase pere ka mosha ater ppo thuhet i njajti fise por bela vjen momenti enjeri nuk muj me kontrodhua vehten

  8. Na vjen keq mos u perserit me kjo ase ngjarje te tidha. Besa po mjerisht malsor hotjan dhe biles te njetit fis, por ajo mjerisht ndolle. Ne jemi si dinamiti dhe kur explodojm nuk kemi kufi teper te eger, duhet te paqsohemi me njeni tjetrin. Mjer aje qe nuk duron ne ket jet,te gjitha do ti lam nje dit, zemergushtesia nuk con shum large. Ase pasunia nuk esht e perjetshme, por hajde se ska cka behet ma. SHPRESOJM DHE LUSIM ZOTIN QE TE SHPETOJN AJE QE ESHT NE SPITAL.MANDEJ KETA JAN TE NJE FISI DHE DO TE PAJTOHEN ME LEHTE. ME SHPRES QE TE BEHET MIRE, QOFSHIN TE HARRUARA VLLEZER E MOTRA,PAQ,TOLERANC

  9. Ngjarje e rende, por mjerish ndodhin, njerzit hupin kontrollin, mandej mund te kete edhe tjera rrethana, p.sh. si alkoholi dhe tjera, por mbasi qe jane te nje fisi, me nderhyrjen e njerzve te mire do te rregullohen tjerat, kurse te plagosurin shpetoje Zot !

  10. Pajtohem me Robertin. Te dhenat qe e tejkalojne kumtesen zyrtare nuk na hyjne ne pune fare. Sidoqofte, ngjarja nuk eshte e mire, mirepo ndodhin kudo edhe midis te afermve. Uroj qe i lenduari te sherohet dhe kryeresi i vepres te pendohet. Pajtimi midis familjeve i sheron plaget, sepse jemi deshmitare ku pas nje zenke te vogel, ne disa ambiente shqiptare, te eskaloje dhuna, vrasjet, ngujimet, gjakmarrjet – madje edhe mbi vajza – qe eshte jashte cdo te drejte zakonore. “Zemra e fryt – te pelset syte”, thot nje fjale popullore. C’do koment eshte i tepert pas gjykimit unanim qe iu be kesaj…

  11. Shih ,shih ,edhe plusi u be pjes aktive ne ket portal
    Dikor thote se vech po lexon ,dhe filloj si arbiter ta daj te drejten e tas erdhi per te mbjedh ” paqe” a thua e ka per serjozisht?
    ” o sa njeri i mir do te jete”

    • Kolec, ke dicka kunder shkrimeve te mia? Nese nuk te pelqejne, mos i lexo; e nese nuk pajtohe me ato, urdhero e kundershtoji. Une, nuk po ndaj drejtesi, por po shprehi mendimin tim – si te gjithe te jreret. Vetem nje ndryshim nga Ju, z. Kolec: une po shkruaj shqip, pa gabime. A te pengon edhe kjo?
      Kalo nje dite te mbare, z. Kolec – kushdo qofsh!

  12. Bravo Plusi ta vlersoj drejtshkrimin me noten me te lart
    Haha

    • Kolec, per me dashte me vleresua, duhet me di ma shum se ai qe e vlereson. Je i sigurt se e ke ate nivel? Merru me veten tende, ulu lexo dicka, permiresoje e mos e masakro kete gjuhe kaq te bukur, pash mua e ty! Mos u merr me mua Kolec, se ketu nuk jemi me dhene nota, por me shprehe mendimin lidhur me ndonje ngjarje, qe na intereson. Pra, “rri para qieve Kolec”, e mos bjer “va – pa – va”. Per “hahaha – t ” tua, nuk brengosem, sepse me rendesi eshte nga kush vine ato, e jo cka vjen.

      • Nese dikush te ka lazdrua – per – kishe mendimet dhe shkrimin e bukur, te ka marre ne qafe. Nuk te paska hije as “lapsi” as humori, e sarkazma – jo ci jo!

  13. O Koleci
    Mos u meerr me mue, se me mue nuk ka muj me e qit as aj qe e ka pas profesor gjuhet te madhin Eqerem Chabej.
    Me gjuh e perkthime merrem tash sa esa vite.
    Jam autor i shum libravet perkthyes i autorizuar sllovenisht shqip, Plus ing i diplomuar i elektroteknikes,pra ki kujdes se me ken merrej z. Kolec

    • I nderuar Plusi,

      Më vjen mirë që qenka edhe një njeri, që i paska shumë gjëra me të cilat do të mund të prezantohesha unë. Ti shkruan: “Jam autor i shum libravet perkthyes i autorizuar sllovenisht shqip, Plus ing i diplomuar i elektroteknikes”, po të njëjtën gjë mund ta them edhe unë për vete, me një dallim evident se unë gjithmonë dhe gjithkund prezantohem me emër dhe mbiemër. Me këtë rast dëshiroj gjithashtu t’i informoj forumistët e nderuar se pas pseudonimit PLUSI nuk qëndroj unë Nikollë Berishaj,
      Plusi, nëse vërtetë ekziston , të njoftohemi, pasi që ekziston mundësi bashkëpunimi.

Comments are closed.