Pasojat e një fushate – nga Klement Camaj

Kohë më parë ndodhen zgjedhjet parlamentare në Malin e Zi në të cilat muarën pjesë edhe katër lista shqiptare. Që në fillim duhet thënë, pak si tepër, duke pasur parasyshë numrin e shqiptarëve në këtë mikro shtet ballkanik, gjë që ishte fatale për numrin e përfaqësusve të fituar. Në vend të tre të mundshmëve, vetem dy. Po ashtu, që në fillim duhet thënë së gishtat e vetë në këtë qull i përzien edhe disa individë që pretendojnë të paraqiten si përfaqësues të diasporës shqiptare, edhe pse ata në fakt nuk janë. Si një student malësor në shtetin e New York-ut, por edhe si pjesë e disaporës shqipetare në SHBA nuk po mund të hesht e të mos shkruaj disa fjali mbi këto zgjedhje dhe ndikimin e tyre mbi pozitën e asaj toke nënë, që e quajtën Malësi. Kjo që del si pasojë e këtyre zgjedhjeve legjitimon mendimin se sot në Malin e Zi ushtrohet ligji Jim Crow (diskriminim që mbështetet në ligje) kurse prezenca e shqiptarëve brenda sistemit, në sytë e ndërkombëtarëve, vetëm e legjtimonë atë sepse e paraqet situatën me të mirë se çështë. Pra, këto zgjedhje treguan te vërtetën mbi këtë diskriminim, por dëshmuan edhe ndihmesën që disa shqiptarë po ia bëjnë të njëjtit. Po t’u kishte thënë dikush se diaspora mund të ndikojë në zgjedhje, me siguri se do të kishit dyshuar. Por ja që keto zgjedhje parlamentare na japin një pjatë plotë me fakte se diaspora ka ndikuar, madje në shumicen e rasteve negativisht. Normalisht se këtu nuk duhet perfshi e gjithë diaspora, por vetem ata persona, nji numër i vogel, te cilet tentuan të “zgjedhin” deputetin, të preferuarin e tyre edhe pse e kishin të qartë se, falë ligjit diskriminues, një gjë e tillë është e paarritshme. Të dashur, duhet te kuptojmë qe vota eshte e shenjte, eshte mjeti me i fortë në sistemin demokratik, prandaj përzierja e tillë direkte në vendimarrjen e pothuaj secilit votues malësor, është e papranueshme. Me influencen e ketyre personave natyrisht se nuk u prodhua deputeti, këtë ata e dinin paraprakisht, por me djegjen e atyre 200 e ca votave ata ndoshta e arritën qëllimin e vet, djegjen e një deputeti tjetër. Paraqitja e këtyre të vetshpallurve “përfaqësues të diasporës” në media, lenë përshtypje sikur ata e dashkan Malësinë më tepër se populli i cili jeton atje. Vellezër, nuk mundeni ju ta doni më shumë Malesinë se ata që jetojnë e vepronjnë atje, se ata që kanë lindur dhe rritë femijet atje. Me siguri malli është më i madh te të gjithë ne që jetojmë jasht vendlindjes, por ajo nuk na jep të drejtë që ne t’u zgjedhim përfaqësuesit e tyre, sepse jo vetem se nuk do të arrijmë dot, por dëmi është i pakëpërcyeshëm. Kështu kishte ndodhur edhe në zgjedhjet e fundit, kur me ndikimin e disa individëve nga dispora, pothuaj të të njëjtëve, njerëzit në Malësi edhe ishin keq mes vedi, pastaj më vonë u bë vështirë që të mirreshin vesh. E ne jetojmë ketu, kurse ata jetojnë atje dhe duhet t’i ndihmojmë që të jenë së bashku, si zgjedhje më e mirë, e jo të kundërtën. Pra, interesimi ynë për atë vend dhe malli që kemi për të, nuk guxon tu jap të drejtë ca personave të kontrollojnë me jeten dhe te vendosin për politiken e atyre atje. Nartyrisht se nuk dua të krahasoj SHBA me Malësinë tonë, sepse është një gjë e pa krahasueshme, por nga praktika amerikane mund të nxjerrim një mesim. Natyrisht jo vetëm një, por këtë herë për zgjedhjet! Në Amerikë jetojnë rreth 300 milionë qytetarë të regjistruar dhe, në shumicën e rasteve, në zgjedhje dalin vetëm dy parti, kurse në anën tjetër në Malësi me diçka mbi 6 mi votuesë të regjistruar, ka 6 parti apo subjekte të tjera shqiptare dhe 3 joshqiptar, por që të gjitha i ndajnë ato pak vota. Kjo për mua, si student i drejtesisë, flet shum. Mbi të gjitha, më flet se deri te ky copëzim vihet për interesa personale të liderëve, pasiqë shumica e politikanëve lokal kërkon vetëm postin per vete dhe nuk e shikojnë interesin e popullit, por ajo s’do të thotë se ne duhet tua bëjmë përzgjedhjen midis tyre, të rreshtohemi pas njërit apo tjetrit, e për aq më pak të ndikojmë në keqësimin e raporteve midis tyre. Derisa në Amerikë genjeshtra mund ta shëmbin një kanditat apo edhe një president, si ne rastin e Nixonit apo Carterit, atje genjeshtrat sigurojnë votën dhe ajo nganjëherë po ndihmohet prej këndej, pra nga njerëz që e kanë të njohur realitetin amerikan. Kështu, një vend që e thërrasim nane, një vend ku të gjith jemi te një gjaku, ne vend qe te ndihmojmë e ruajmë njeri tjetrin, te luftojmë per te drejtat tona të përbashkëta, edhe prej këndej, spontanisht po ndihmojmë sindromin Jim Crown në Malin e Zi. Rezultati i gjithë kesaj do të na kushtoj shumë. Kjo do t’i ndihmojë pushtetit që të na asimiloj me shpejtë. Si një i ri që e dëshiron të ardhmen e vet në atë vend, mbetem me shpresë së nuk do t’ia arrijnë qëllimit.

Dhe në fund: Jam i vetdishëm se do të ketë të tillë që këtë shkrim do ta shohin si të pa vlerë, e madje duke qenë bir i personit që merret me veprimtari publike (për ata që e dinë) do të ketë edhe të till që do të bien në pyetje autorsinë e këtij shkrimi. Por, edhe pse u rrita dhe u edukove si biri i një personi (në shkollë isha i biri i filanit, sidomos kur më dënonin) e jo me emrin që kam, pra isha nën hijen e një emri  publik, kjo nuk më bën që të hesht dhe të fsheh mendimet e mia. Përkundrazi, edukata e tillë më ka armatosur me bindje se nuk duhen hesht gjërat. Ndoshta ato nuk mund të ndryshohen me fjalë, por për aq më pak me heshtje. E gjithë kjo më bën që sot, si 20 vjeçar që studion ne New York, më lirshëm të marr guximin të shprehi mendimin dhe bindjet e mia.

Klement Camaj, student i Drejtsisë Kriminale në John Jay College në New York

27 Comments

  1. Per nje student, 20 vjecar, eshte nje artikull majft i mire. Edhe pse paragrafi i fundit nuk ishte i nevojshem, per disa arsye. Kjo nuk do te shmang diskutimet mbi autoresine (duke e dite faktin se sa aftesi ka nje i ri 20 vjecar qe ka mbaruar gjimnazin ne Tuz te shkrua nje artikull duke analizuar dhe kritikuar), gjithashtu duhet te ishe me i durueshem, e akuzove veten. Thone ai qe volli patatet u cua i pari e tha si volla une. Kur shkruan nje artikull eshte shume profesionale qe dikush qe eshte i fushes(gjuhes) ta korrigjoje, te shtoje apo te heqin fjale, por kuptimin mos ta ndryshoje.

  2. Ideja te mbetet e njejte edhe pse mund te kete fjale te shtuara nga dikush qe e ka fjalorin me te pasur.
    Gjithsesi urime per artikullin, edhe pse perseri po e perseris, paragrafi i fundit ishte i panevojshem. E rendesishme eshte qe ke guxim dhe vullnet per te bere dicka. Vazhdo puno, jo vetem, kur ke mundesi te keshillohesh me njerez qe kane eksperienc, qofte edhe me babin tend, nuk ke pse ta mohosh, por as ta pohosh ate gje. Edhe shkrimtaret me te medhenj i lektorojne punimet e tyre.
    Suksese…

  3. ska problem se edhe njerzve me te njohtun se ti jau shkruajn, artikujt, fjalimet, etj.

  4. Ka penda i shprehte dhe per moshen shum i avancuar,por aman rueje veten mos vrapo ma shpejt se mundesh,nuk duem qe edhe mbas teje te qendrojn disa alamet patriotesh nga diaspora,dhe mund te djegin edhe ty si Antonin. Keshilloju me babain, vazhdo studimet dhe mos u gute. Jam i sigurt se do te jesh student i skelqyeshem,baben e shkolluar dhe axha tani te merr doctoraturen ne New York. Urime dhe perzemersisht te pergezoj per studimet,por edhe per komentin. Urime nga dashamiri juaj.

  5. Me qenë i sinqetë, ky shkrim më shumë më duket se është i babait të Klementit e jo i Klementit. Edhe vetë autori në fund na kajdon për dyshimin…
    Sa i përket problemit të zgjedhjeve në mal të Zi, apo konkretishtë në Malësi , fajin e kemi ne pothuajse 99%… Pra mos ta përziejm diasporën në këtë çështje.. Edhe diaspora , si ka të drejtë të ndihmojë Malësinë, po aq të drejtë ka edhe të ketë simpatitë e veta. Ta jam i sinqertë, mua smë ka pëelqyer ky veprim, por megjithatë, kanë të drejtë…

  6. I nderuari Klement, apo …..kushdo që je!!!! Fajin për mosfitimin e deputetit të tretë nuk na e ka diaspora , e madje askush tjetër përveç neve, apo më mirë me thënë përfaqesuesve politik….. Të jemi të sinqertë se dalja në katër kolona , fletë gjithçka… Por edhe po të ishin tri , pra, pa listën e preferuar të diasporës, anija jonë njësoj do zhytej në baltën e prodhuar nga këta politikan pseudopatriotë. . Derisa shqiptarën nuk dalin me një listë, apo maksimumi në dy,anija nuk do lundrojë në ujrat e pastra kombëtare…

  7. Perseri sqarime Me ty Lek
    Sa per dijeni, Klementi e filloj gjimnazin ne Tuz ,por e perfundoj ne Tiran
    Edhe ne qofte se i nimoj baba ,ska gje te keqe, chdo fillim i ka veshtirsit e veta. Po pse tash ketj po i thoni i ri ,se e shkroj nje artikull ne ket portal,
    Po ne para pak kohe deshem ta bejme perfaqsues te malsis pothuajse nje moshatar te tij . O sa te chuditshem jemi?

    • Gjin eshte i ri, nje djal ne moshen e tij kudo qe e ka perfunduar gjimnazim, e posacerisht ne Tuz, edhe pse ai e paska fillua ne Tuz e perfundue ne Tirane, gjithsesi per moshen e tij eshte shkrim i avancuar. Gjithsesi Gjin thash nuk ka problem nqs e ndihmon dikush, por pa e akuzuar nuk eshte e nevojshme te thot jo. Fillimisht edhe ai si gjithe ne e ka problem drejtshkrimin ne gjuhen shqipe, tjesh i bindur, dhe per kete duhet ndihme, ska gja te keqe, duhet ndihme per pasurim me fjale, as kjo ska gja te keqe, e bejne edhe shkrimtaret me te medhenje, por ska pse ta mohoje pa e akuzuar njeri.

  8. Analize e pjekur, mendime te qarta dhe artikull mjaft korrekt. Nese e ka shkrua autori ne foto – edhe me mire, po edhe nese nuk e ka shkrua, “dardha bjen nen dardhe”. Gjithkush e bart pergjegjesine per veprimet e veta. Une, jame prirur qe t’u besoj njerezve, andaj nuk po lodhem me ate se kush e ka shkrua, por cka ka shkrua. Pajtohem me disa qe vune verejtje per pasusin e fundit. Une, nuk dua te spekuloj si lexues per autoresine. Ndergjegja e atij qe nenshkruhet, le te bartet me spekulime – nese vertet ka te atilla. Djale i kthjellt, i bukur dhe uroj te kete jeten e gjate. Nuk digjet ky,…

  9. Mos u habitni për Antonin se na e kem pjek e dijeg jektû shum koh para xgijedhjet.Ma fort asht meu habit për UDSH-in çi âkên maemadhja parti Shqiptare n’malin e Zi e u dogj, HUPI.Me jekët shêmull duhet meu marr tana partijat çi nuk punojn për popull se kamei gjet sherri si Dinoshën edhe ata n’Ulqin.Shum t’neruoshimit politikana ju mudni me punua si t’doni,por jo sa t’doni se i dit va kthen populli shpîdën .Nuk dij sa manipullon diaspora me politikanat e Malësis por Camaj ka nerejt se jan tepër shum partija.Asht shtir me besua se politkanat me intelektin nuk kuptojn se ashtu nuk bâhet…

  10. Artikulli shum me vlere , por ashte shul e leht ta kupotsh se ta shkroj babai dhe eahte fjali qe aj nuk arriti te behet deputet por e mendoj se eshte nje gabim i madhe te perziej te birin nji fmi ….. Por chka ti thuesh !!!

  11. Ni mos e ke ta qesin, ni e ke ta presin thon ne malsi. Gjicka paragjykojn vetem njerezit e ligj. Moshatarin e tij deshten me ba deputet e ky keka fmi. Cmos me ne. Sukeso, ni asht tan suksesi yt jeky vleresim ater e paske en pak. Ky cuni te atin as se ka pas ne listë per duputet e biri ni ka qef me shkrua a thua duhet me ia nal baba per arsye se qenka person publik e se dikush dashka me i than edhe dicka kshtu. Fmia 20 vjecar brzihen ne pune vet, e une si nji malsore me pak shkolle menoj se nuk duhet me i nalua. Por si nji moter ii thom mos me hup shum kohe me kete forum ku komentojne mediokrat

  12. Une isham pajtua me te sinqertin 100%, kur thot se fajin nuk e ka diaspora per arsye se aio ishte e njeanshme ne keto zgjedhje dhe perkrahi ni liste ne krye te se ciles ishte ni djalosh i posadiplomuar.
    Fajin e kemi ne sepse lista qe perkrahi diaspora ne Malsi mori 240 vota ndersa PDSja e gjukanoviqit 3100 ku sipas dhogaritjeve 1400 nga votuasit shqiptare ne Malsi e aio eshte gati pesha e nje deputeti ky asht dame.
    Per kete gje nuk eshte fajtore dispora as Anton Lulgjuraj por ata qe ne zgjedhje te 2006 dualen me moton te gjithe per komun -komuna per te gjithe . E ni nder ta ishte i ati i…

  13. po eshte artikull shum me vler, por ti zoti suksesi edhe zoti i siqerti me tregoni dicka.. mqns kete artikull e paska shkrua babi i Klementit, a thua ka mundesi se ja ka shkrua aj edhe gjitha shkrimet ne anglish qe i ben ne shkoll dhe ne shumicen e rasteve merr A dhe 100… ama tlutem both me urrejtje e inade… ky cuni eshte shum i talentuar e njof dhe ja njof aftesit … shum i talentuar i mencur dhe i avancuar per moshe e tije.

    edhe nji gjo a mbani mend advokatin Dedvukaj nga michigan, apo palok camaj nga NY.. e mora burr kan ndikuar besa edhe mjaft…

  14. Ne gjithmone kritikojme si mire si keqe, kure nuke perkrahim ase ni persone ase ni ideje apo ase ni pune ci behet ne Malsie apo per Malsie, Duhet te jeme me te arsueshe the te jem malsore te vertet per Malsie. Shkrimi i kti djalocit ka kuptime pore si te kite dite baba i ti noshta kishte pase sa korigjime se familja e ture eshte ni famile e vecante ne malsie the e besoje se ele aje ashte djaloce i mire. Diaspora eshte elementi ma i forte pere pune the ndikime ne vendlindje si ne malsi apo ne troje te tjera. Kjo eshte ni megese per vllezer the bashkeathetare the cilte kritikojne diasporen.

  15. Si kure mose te kishte pase diaspore malsia ishte asimilua si kure vendet te tjera te banuare me shqiptare. te cilat nuke e kane pase diasporen aktive. Pore na ne se e quojme veten Malsore The patriota ne duhet te jeme pere malsine the malsore noshta ni dite dote jete ni ruge pere ne e jo i ruge me shume rugica.

  16. po qysh kur 20 vjecaret jane marre me ceshtje kombtare, apo vetem te na malsoret; moshataret e tij merren me aktivitete tjera (sport, muzikem, art, etj); nuk kam kurrgja kunder ketij djaloshi, por teper heret po fillon me u zhgnjye me ceshtje kombtare.

  17. Te nderuar!
    me qen se Klementin e njof personalisht apsk nuk eka nevojen e babait ose te asnji njriut ti ndihmoj te shkruej asnji gje sepse ashte nje djalosh fantastik i sjedhshim dhe jashte zakonisht i zgjuar , studjon ne NY dhe jeton ne vendin e lire ku ke te drejt te shprehish mendimet dhe ndienjat 100%, keshtu ballafaqerisht doli me emer dhe mbi emer dhe u shoreh ne nivelin e nalte te nji djaloshit me edukate e jo sikur disa ktu qe pshehen pas perdes me emra falco dhe per ate te njajten gja nuk e lejova vaten te paraqitem sepse ktu si ne ije i kire si ne ije i keq dahesh i shame !

  18. Eshte nje mkat i madhe per cdo njeri qe nuk ja leshon zemra te jete i gezuar ose i lumtur per suksesin e tjetrit dhe pyetja eshte o zot deri kure dote zgjas inati ne mes neve , a e shofin se kurr vadhja nuk mund vallzohet me nji njeri a po dy por duhet shumica te jen sebashku e fatkeqsisht ne melasi ajo spo ndollet , per ate vend qe kemi madhe cdo dite dhe atje i muerme hapat e pare te jetes duem ta shohim ne perparim per dime e mashume por nuk po e lejojn njani tjetrin ,psh . qyre ktu nji djalosh e shkruen nji artikul cdo fjale ma se e vertet e duhet ta sulmojn ne ate menyre.

  19. Jo vetem se sulmojn ate nga inati por duhet te shfrytzojn rastin edhe per anetaret e familjes apo prinderit , por ata prind duhet te jen ma se te lumtur me nje djalosh te tille , dhe jame ma se e bindun se shumica as nuk ekan lexuar komplet vetem komentojn se e mendojn se u sjedhe rasti !
    Klement suksese ne pune , shkollime dhe ne jete , vazhdo dhe mos u ndal , dhe let jete jo vetem familja por malsia krenare me ty , kurse ata qe i myt inati let te merren me komente negative .
    Tung 🙂

  20. Esht djalosh i ri me te vertet, por mesa duket ka shprehi per ceshtje kombetare. Mos pritni ma shum prej 20 vjecarit megjithese sic ceku edhe dikush me lart vetem dy vjet pat ma shum aj qe deshtet ta benit deputet. Dhe jam i sigurt se qysh se esht le dhe kur esht ba me dijte dicka per veten babin e ka ndegjua dhe e ka pa ka vepron per ceshtje shqiptare. Le ti japim kohe ketij studenti qe te zhvillohet, ka dhan nje mendim dhe nese gaboj ndonje send gja nuk prishi me ket pune. Disa nga diaspora me mendimet e tyre po prishin, dhe jo po ndreqin, se skan lidhje me realitetin ne Malsi, dhe ja futen

  21. Une jam i bindun dhe pajtohem me Z Sinqerisht se Komentin nuk e ka shkrua djaloshi por i ati. Por shtrohet pyetja nese e ka shkrua ky vet pse nuk e ka pyet te atin e ti per te arriturat e ti ne politik per 22 vj, eshte ai qe ka perkrah tragjikomedin politike te shqiptareve Z Me…et Ba….i dhe tani ne keto zgjedhje nuke perkrah por ja shet votat V Sin, dhe ta dish se shume shpejt edhe ai do te jete pjes e Forces Per Bashkim me Gjukanoviqin sepse ashtu

  22. Nuk munet me i dieg votat as Diaspora dhe as ni djalosh i cili ka ni te kaluar te paster e pa njodha.
    Votat i diegin ata te cilet hyjn ne koalicion pa kushte, dhe prenoj te nenshkruajn platforma, ne te cilat nuk permendet emri i komunes se Malsise. Tradhtaret i degin votat o njerz se Diaspora jo Diaspores i lengon zemra, trupi e shpirti, kur shef se cfar tradhtaresh, dominojn politik ne vendlindjen e tyne Malsin, ata te cilet jane te gatshem te shesin cdo gje, vetem qe b.thes tyne te madhe ti sigurojn ni kolltuk ministri apo ndoni funsioni tjeter ne qeverin (qeverin antishqiptare).

Comments are closed.