BEQIR SINA, Bronx New York
Bronx – New York – Mark Gjonaj, shqiptari i parë që fitoi zgjedhjet për anëtarët e Asamblesë së New York-ut, distrikti 80-të, në Bronx – New York, mbrëmë në atë të ashtuqujturën “Nata e Madhe”, përpara një turme entusiate mbështetësish, përfshirë vëllezërit e tij shqiptarë ka festuar fitoren në njërën prej lagjeve më të popullara me shqiptarë me këtë rast Gjonaj ka falënderuar votuesit për mbështetjen që i dhanë.
Gjonaj, i cili kryesoi në këto zgjedhje, fillimit dy muaj më parë në zgjedhjet brenda Partisë Demokratike, përballë rivales së tij Naomi Rivera, në mesazhin e tij të urimit deklaroi se tashti është koha për të lënë pas politikën dhe fokusimi duhet të jetë tek nevojat e qytetarëve, të qarkut 80, të Kuvendit të New Yorkut.
“Votuesit e qarkut 80-të, të Kuvendit të New York-ut, bën një zgjedhje të qartë me votën që më dhanë dhe besimin ndaj meje dhe unë u jam tepër mirënjohës për mbështetjen e tyre. Unë pres që të punojmë së bashku me udhëheqësit e komuniteteve të tjera, në javët dhe muajt e ardhshëm. Unë pres që të bashkohemi në luftën e tyre për punësim, paga më të mira dhe për të një shkollë, më të mirë duke ulur mbipopullimin”, shprehet Gjonaj.
Mark Gjonajt është shqiptari i parë si përfaqësues shqiptarëve të New York-ut në Asamblenë, ku fitoi mbrëmë ndaj rivalit të tij Republikan Torres me me 78.9 perqind te votave – Distrikti 80-të, 78.9% për Mark Gjonaj dhe 9.1% Torres, ndërkohë që 12.0% janë të tjerët nga 100%, të numëruara
43-vjeçari Mark Gjonaj, babai i dy fëmijëve i lindur nga prindër shqiptarë, të cilët emigruan nga Reçi i Ulqinit-Mali i Zi, u rrit në një lagje italo-shqiptarësh në lagjen e njohur Belmont, ku babai i tij punoi si inspektor ndërtimi. Ai mbaroi shkollën e mesme St Raymond dhe u diplomua në Universitetin St. John’s, Queens.
Mark Gjonaj, kështu bëhet edhe dhurata më e bukur në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë që shqiptarët e Amerikës po i bëjn me këtë rast kombit tonë në prag të këtij 100 vjetori – Mbasi u desh të kalonte një shekull që mbas Joseph DioGuardit me gjak shqiptari(Arbëreshë nga jugu i Italisë) të dilte një bir shqiptari nga Reçi i Ulqinit të ngjitej në një post kaq të lart në Shtetet e Bashkuara.
Ky është rasi i parë mbas 100 vjetësh shqiptarët e Amerikës nxjerrin një shqiptar në krye të Kuvendit të Shtetit të New Yorkut, që ti përfaqësojë ata dhe të jetë zëri i tyre në këtë shtet , ku shqiptari i Amerikës Mark Gjonaj e “shkaterron” kundershtarin e tij me më shumë se 60 përqind të votave nga rivali i tij Torres
Mrk Gjonaj kështu që tash do të hyjë në historinë e shqiptarëve të Amerikës si i pari shqiptar në historinë e këtij emigracioni që zgjidhet në një post kaq të lart shtetëror në SHBA –
Një fitore tjetër e madhe e së Martës së Madhe si thirren këtu zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara është dhe Miku i madh i shqiptareve, dhe i dëshmuar në Kongresin amerikan Eliot Engel fiton me 77.5 përqind te votave -77.5 përqind Engel – 21.4 përqin McLaughlin 1.2 përqind të tjerët nga 90 përqind të votave të numëruara.
Komuniteti shqiptar i Nju Jorkut, në ditën e votimeve përveç votës së Presidentit, për kandidatët për Kongres dhe Senat, kanë pasur rastin në shtetin e New Yorkut, për të votuar për herë parë për një shqiptarë . Sidomos, ata që ishin të regjistruar dhe jetonin në Distriktin 80 në Bronx – New York, heret në mëngjes shkuan të votojnë pa humbur kohë për bashkëkatdhetarin tonë Mark Gjonaj .
I cili ishte i cilësuar nga sondazhet dhe analistët e këtyre zgjedhjeve në këtë qytet si kandidatur më e fortë për marrë mandatin për një ulëse në Dhomën e Ultë e Legjislaturës së Shtetit të New Yorkut- New York State Assembly.Zoti Gjonaj së bashku me gruan e tij Robertën ka votuar të martën në orën 9 të mëngjesit në qëndrën e votimit 108 – në Bronx – New York, i shoqëruar dhe nga djali i tij Josephi.
Në të njëjtën qëndër votimi ku kishin votuar dhe një numër i konsiderueshëm shqiptarësh.Ndërkohë,që Gjonaj ka pritur rezultatin në mbrëmje të gjithë mbështetësit e tij – në të ashtuquajturën “night of victory”, në Maestros Restaurant në Bronx – New York, aty mbas shpalljes së rezultateve Gjonaj ka bërë “lansimin” e kandidaturës –
Votuesit shqiptarë gjatë kësaj fushate të gjatë dhe të lodhshme janë bërë pjesë e mbështetjes së plotë në fushatën e tij,- duke e parë fitoren e tij si atë të një përfaqësues i parë komunitetit shqiptar për një vend në Kuvendin e shtetit të Nju Jorkut
Megjithse, bashkëatdhetari ynë Mark Gjonaj, duhet pranuar se është përballur me një konkurrencë të fortë, me një Republikan , një të Pavarur dhe ku “parpitmas” si kandidate nga “Partia e Punës – Workers Party ” ka hyrë një ish Assemblywoman, pra një ish përfaqësuese grua Naomi Rivera, nga ish partia Demokrate, ku ajo humbi në zgjedhjet parprake brenda partisë, Gjonaj ishte fitues me votat e mbështetësve të tij në qytetin e Bronxit.
Partia Demokrate u bëri thirrje demokratëve të votojnë prapseprapë Mark Gjonaj, i cili ka treguar gjatë kësaj fushate, se ai i kishte të gjitha shancet e mëdha, për të fituar. Megjithëse, në fund të funditi çdo gjë është përcaktuar nga rezultati i 6 nëntorit në mesnatë nga vota e hedhur sot në kutin e votimit – ajo që e përcaktoi fitues bashkëatdhetarin tonë zotin Mark Gjonaj!
Shqiptarë të regjistruar në këtë zonë elektorale kan dalë, dje për Mark Gjonajn masivisht dhe kan votuar Mark Gjonaj mbasi ai tash është i pari Asamblyman i shtetit të New Yorkut, me prejardhje shqiptare. I cili është bërë, edhe me votën shqiptarëve i pari shqiptaro-amerikan i zgjedhur në poste të larta publike në Bronx – New York. Dhe shqiptarët e Amerikës bëjnë histori – duke nxjerr të parin shqiptarë në këtë post kaq të lart në shetin e New Yorkut.
Gjonaj në zonën elektorale (Distrikti 80-të) mori shumë se 3.000 vota të shqiptarëve(të regjistruar) që banojnë në këtë zonë dhe ishin më se të nevojëshme për të mposhtur tre sifidantët, e tjerë një Republikan dhe një të Pavarur si dhe rivalen që ri-kandidonë në Partinë e Punës dhe është pjestare nga një familje e fuqishme politike në Bronxin e Demokratëve.
Mark Gjonaj, është regjistruar si një demokrat dhe mban detyrën e tainshme të komisionerit të Komisionit Taxi & Lemuzine të Qytetit të Nju Jorkut dhe tash prej janarit 2013, do të jetë zëri i komunitetit në këtë qytet por edhe i shqiptarëve në Kuvendin e New Yorkut, mbasi do të përfaqësojë lagjet me të populluara me shqiptarë Qarkun 80-të që përfshin lagjet e njohura të shqiptarëve Morris Park, Pelham Parkway, Pelham Garden, Allerton dhe një pjesë e Bedford Park.
Mark Gjonaj, 43 vjeçar, është i lindur në Amerikë nga prindër shqiptarë emigruar nga Reçi për-rreth Ulqinit – Mali i Zi, dhe flet shumë mirë gjuhën e ëmbël dhe të bukur shqipe:
Ai është dalluar si veprimtarë dhe aktivist i komunitetit në këtë zonë, dhe një zë i fuqishëm për komunitetin shqiptar në këtë lagje të qytetit Bronx-it, i cili ka popullsinë më të madhe të emigrantëve shqiptarë, nga Kosova, Shqipëria, dhe viset shqiptare, e dyta ose e treta për nga numëri në shetin e New Yorkut.
Ai është veprimtari, i cili për çdo 28 nëntorë, me shpenzimet e tij e zbukuron qytetin e Bronxit me flamujt kuq e zi, duke bërë që që flamuri ynë kombëtarë të valvitet në çdo rrugë e shesh të këtij qyteti me dy milion banorë.
Mark Gjonaj u rrit në një lagje italo – shqiptarësh në lagjen e njohur Arthur Ave si një shqiptarë i vërtet në Belmont, ku babai i tij emigrant punoi si inspektor ndërtimi. Ai mabroi shkollën e mesme në shkollën St Raymond ndërsa u diplomua Universitetin e djemve në “Parkchester and St. John’s University” në Queens.
Queens.
Prindërit e tij më vonë hapën një kompani të pasurive të patundshme në Morris Park, MP Realty Group. E cila tani është e mbikëqyrur nga Mark Gjonaj, ajo zotëron disa njësi pallatesh dhe qindra banesa.
Mark Gjonaj është anëtarë i shoqatës VATRA, dhe bashkë-themelues i Shoqatës të Komunitetit Shqiptaro-Amerikan, dhe president i kompanisë Corp Realty Group, një firmë e vogël me “një lumë” të ardhurave vjetore, të cilat “vërviten” në mes të 500,000 dollarve deri në 1 milion dollar në vitë. Ai ka kontribuar në mijëra dollarë për fushata Demokratike dhe gjithashtu edhe Republikane, për fushatën Presidenciale, Senatit, Kongresit, dhe politikanëve të tjerë, të New Yorkut, dhe në ato të komunitetit shqiptarë.
Edhe një arsye më shumë! Mark Gjonaj jeton me besimin se është Shqiptar dhe po investon ekonomi dhe moral edhe në trojet Shqiptare.Votoni për Mark Gjonaj..
Shteti i Nju Jorkut i cili ka një popullsi rreth 20 milion banorë ka Kuvendin me dy dhoma përfaqësuesish të cilën e zgjedh me të drejtë vote, çdo katër vjetë. Kuvendi ka Senatin e quajtur New York State Senate dhe Dhomën e ultë të Legjistaturës e cila thirret New York State Assembly. Dhe çdo përfaqësues që përfaqëson rrethin e tij është anëtarë Assemblymen në dhomë e ulët e Legjislaturës së Shtetit. Senati – New York State Senate, e cila ka gjithësejt 61 anëtarë.
Ndërkohë, që Dhoma e Ultë e Legjislaturës – New York State Assembly, përbëhet nga 150 anëtarë që përfaqësojnë një numër të barabartë të rretheve, çdo rreth(ose Distrikt) që ka një popullsi mesatare prej 128,652. Anëtarët e Kuvendit shërbejnë në një mandat dy-vjeçarë, por pa kufij afati – pra, mund të zgjidhesh deri sa t’ë përfundosh karjerën politike në këtë dhomë përfaqësuesish.
I urojmë fatë kadidatit shqiptarë Mark Gjonaj !
Urime z. Gjonaj. Deshiroj qe te mos jesh i vetmuar ne suksese te ketilla, por i shoqeruar nga bashkekombes tjere te suksesshem ne SH.B.A. Shembulli bukur per gjithe ata qe kane zgjedhur ate vend te jetojne: arsimim, pune te ndrshme dhe angazhim publik. Jam e lumtur qe e lexova kete shkrim.
Tepër pak kini shkrua biografin e tij,kush asht baba,nâna,gruoja,kur kan shkua ën amerik,çfar fakultetit e çfar punet bân sot?
DodGjeka – Lexo se ke ne opinion & Editoriale
” Gjonajt e Reçit, një shembull i integrimit të suksesshëm – nga Gjekë Gjonaj”
02/10/2012 | 4 Komente
Kanë kaluar dyzetë e ca vjet kur familja Gjonaj nga fshati Reç i komunës së Ulqinit, buzë lumit Buna…
I neruoshimi Martin,bukur asht kur muj njeri meu integrua,por a ka Marku parti Shqiptare a Amerikane,A ka Marku grua Shqiptare a Amerikane.A kapa baba i tij gruon Shqiptare a Amerikane.A dijn fëmija e tij g’jûhën Shqipe? A vizitojn fëmija shkollat Shqipe a inglishtjen?
Belda lexuosat u interesojn edhe jekti përgjegje se asht shtir me komentua pa dijt se kush asht Mark Gjonaj, saher ka vizitua vêtlindjen
KJO ËSHT DITË HISTORIKE PËR AMERIKËN SI EDHE PËR KOMBIN TONË SHQIPËTAR. I NDERUARI Z. MARK GJONAJ! URIMET MË TË SIQERTA PËR POSTIN TUAJ TË SHTRËJT DHE TË SHËJTË, NA NDEROVE TËR KOMBIN SHQIPËTAR. ZOTI U BËKOVT DHE NDEROFT . SI DHE Z..BEQIR SINA. PËR KËTË ARTIKULL KAQ TË BUKUR QE NA GËZOI TËR KOMBIN, EDHE VOTUASIT E NDERUAR, QE JU LLAN VOTËN TË CILËN JU E MERITONI. GËZUAR!
Foto. shtjefën ivezaj. GALERIA ” MUZEU ETNOGRAFIK I MALËSISË.” LEKAJ – TUZ.
I nderuar z. Mark Gjonaj dëshiroj të të uroj për suksesin e arritur në këto zgjedhje. Është kënaqësi e madhe kur dëgjon por dhe shikon që shqiptarët kanë përparime të tilla drejt pushtetit. Aq më tepër kur këto fitore vijnë në momente jubilare siç është 100-vjetori i Shpalljes së Pavarsisësë së Shqipërisë festë që për Malësinë e Madhe po vjen më e nderuar se kurrë kur kihet parasysh se me 25 Nëntor 2012 do i jepet titulli i lartë ” Neri i Kombit “. Edhe një herë urime dhe mirëse të vini në Malësi të Madhe ta festojmë së bashku 100-vjetorin. Me respekt Sytki Ndrecaj N/Prefekt Malësi e…
Urime Mark Gjonaj!!!!! Uroj që edhe shumë shqiptar tjerë ta ndjekin rrugën e tij të suksesit, sepse kështu mund të tregojmë se shqiptarët dinë të jenë edhe drejtues të mirë ..
Mua nuk pom duket ma senzacionel se kur kan hî boshnjakt ën kuvêdin e komunes Tuzit
Urime Gjonaj – Marku na ka fituar prej votava te shqiptarve se shumica e shqiptarve qe jetojn ne at regjion nuk kane te drejte vote..as Obama nuk ka fituar vetem me vota te zezakve (vetem 13% e popullsise ne SHBA jane zezake)
Urime dhe suksese jo vetem Mark Gjonajt, por te gjithe shqiptaret kan nje fitore te madhe me ket raste.
Po ti Dod a e ke gruan shqiptare a te di fmija shqip a te shkruhen shqiptar etj etj??
Bukur te mesoj Martini se ku me lexua per te.
Per ty Dod Gjeka zoteri Mark Gjonaj esht nje burr i dashtur dhe i respektuar ne komunitet, familjar i mir,kombetar i mir dhe fetar i mire. Te dy prindet i ka shqiptar, gruen shqiptare, dhre femija i flasin mjaft mir shqip. Pra edhe nga Amerika e jo ti njaty ne Kroaci ne prag te deres dhe ne te gjitha keto pika pothuejse ke ra ne provim.Ne malsi deri par disa vjetesh qe u hap ky Forum ase qe kemi dit se existon kun ndonje Dod Gjeka Vulaj. Hajde se edhe ti Dod u bane gazi i botes tye perqesh gjithkan, sikur e kemi zakon na shqiptaret qe tran para syve nuk e shofim, por qimen para tjetrit po. Tun
A dini pse u dveta tana jekto gjâna për Markun?Ni vêt e lexova Shqiptaro-Amerikan e n’dytin kje Itallo -Shqiptar ater nuk dijta me i dhan maje se kush asht.Le ka ën Amerik e asht integrua e tash asht edhe deputat,kjoft shnosh e i prîft Zoti sparit se asht i shêmull i mir.Jâto pytje kan dasht me tha se si muj njeri meu integrua e me përparu ën tok t’huoj e Malësort nuk mujn meu integrua as me përparua ni gjeveri ku jân tash iqin vjet.Kur hî i Malësor ni parti Malazeze e bâjm tradhtar,ja vên fisit vić,prap asht tradhtar,bân koalicion me malazes asht tradhtar,kur ja nep votën…
Gurbeti asht diçka tjetër,atje muç me bâ,siç po thoni ju,gjithçka t’don.Atje jân tan Amerikan e kurr nuk kam tije se e përmêt dikush ën Gjrmani i Gjerman çi njehen me miliona,me çua aq nalt.pshm.Kisinger a kên Gjerman,Eisenhauer Gjerman.Sinan Hasani a ken kryetari i Jugoslavit.A e kini lexua kur kam tha se ma senzacionel asht me ken boshnjaku en Tus se Shqiptari ën Amerik.Me përpjek Markun me iqin vjetorin e pavarsis asht tepër shum,por ashtu asht te na.
Domethane, simas tejet puna e Markut kenka nje kurrgja send. Chud chudet, a po na kallzon pra Dode, kush asht i mire pervech chobanave, puntorve, stajanicave, me ni fjale anafalbeteve ?
ky Doda nuk asht normal. po si nuk tvjen tyrp me fol? po njerzit si Marku kan 100 her ma shum vler se ti Dod me tan far e fis. po ule kryet aty e kqyr rreth vetit e jo mundohe en gjithkan mej qit fjal e tua tlliqta.