Platforma e Forcës me partitë e pakicave

Në platformën që Forca për bashkim ka nënshkruar me përfaqsuesit e partive të pakicave ndër të tjera kërkohen përdorimi i lirë i simboleve kombëtare, mbrojtja e kulturës dhe identitetit kombëtar përmes forcimit të institucioneve të pakicave, kthimi i të drejtave pronësore në mënyrë të drejtë dhe brenda një kohe të arsyeshme, përmirësimi i sistemit të arsimit në gjuhët e pakicave në të gjitha nivelet,  decentralizimi në favor  komuniteteve lokale qeverisëse, përfaqësimi proporcional në organet shtetërore dhe institucione etj.

Edhe përkundër faktit se një pjesë e kërkesave legjitme të shqiptareve është  në tekstin e platformës, mospërfshirja në platformë të kërkesës për komunën e Malësisë ka ngjallur diskutime por edhe reagime të mëdha në opinion. Duke e ditur pozicionin e të gjitha partive politike shqiptare rreth kësaj çështje tema në fjalë lë hapësirë për spekullime nga më të ndryshmet. Sipas informacioneve nga mediave elektronike malazeze spekullohet se pengesë për këtë ka qenë Partia boshnjake e cila është nënshkruese e kësaj platforme.

Ulqini Online platformen në fjalë e ka marrë nga mediat malazeze dhe e ka përkthyer të plotë nga gjuha malazeze, pasi një kopje e tillë në gjuhën shqipe nuk ekziston ose nuk është në qarkullim për mediat. Paraprakisht kërkojmë falje për gabimet eventuale gjatë përkthimit.

Ja teksti i plotë i platformës.
Teksti i platformës

Duke u nisur nga realiteti shoqëror se Mali i Zi është një shtet qytetar, ku popujt pakicë janë konstituent dhe autokton, përcaktimet e të cilëve, ndër të tjera është arritja e një nivel më të lartë të integrimeve në proceset demokratike në shoqëri, reforma të mëtejshme në përputhje me parimet evropiane, si dhe mbështetja për demokratizim e mëtejshëm të shoqërisë t me qëllim për të hyrë në BE, përfaqësuesit e partive politike dhe koalicioneve që përfaqësojnë pakicat kombëtare në Malin e Zi – Partia boshnjake, Iniciativa qytetare kroate për forca për bashkim, me qëllim të përmirësimit të drejtave të njeriut dhe të pakicave dhe mbrojtjen e identiteteve të tyre të veçanta, si dhe përmirësimit të kushteve të jetesës, me 30 tetor të këtij viti, kanë arritur në përfundimin e platformës politike rreth parimeve të veprimit kolektiv:

Neni 1

Subjektet politike dhe koalicionet , nënshkruese të platformës politike, kanë rënë dakord të punojnë së bashku për të avancuar statusin dhe të drejtat e pakicave dhe të gjithë qytetarëve të Malit të Zi.

Neni 2

Objektivat e veçanta janë:

1. Demokratizimi i mëtejshëm i shoqërisë, në përputhje me rregullat dhe standardet e BE dhe forcimin institucioneve të sistemit, me qëllim të hyrjes në BE

2. Forcimin e stabilitetit dhe kohezionin të Malit të Zi si një shtet multietnik dhe multikonfesional

3. Përshpejtimi i integrimeve euroatlantike

4. Forcimi i institucioneve i shtetit të së drejtës, sigurisë juridike dhe implementimi i të gjitha ligjeve si dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

5. Zhvillimi i balancuar rajonal dhe investime në rajonet e pazhvilluara banuara nga popujt pakicë

6. Krijimin e kushteve për përmirësimin e mjedisit social dhe ekonomik në Mal të Zi, sidomos në zonat e banuara nga popujt pakicë

7. Përfaqësimi proporcional, gjegjësisht zbatimi i Kushtetutës dhe ligjit ku garantohet e drejta e përfaqësimit në punësimin e pakicave në organet shtetërore dhe institucione

8. Decentralizimi në favor  komuniteteve lokale qeverisëse dhe avancim të demokracisë, të drejtave të njëriut dhe pakicave dhe shtetit të së drejtës dhe përmirësimin e sistemit të qeverisjes vendore nëpërmjet funksionimit të saj efikas

9. Përmirësimi i sistemit të arsimit në gjuhët e pakicave në të gjitha nivelet, pjesëmarrja adekuate e programeve kulturore dhe edukative dhe krijimi i redaksisë për nevojat e pakicave në shërbimin publik

10. Restituimi apo kthimi i të drejtave pronësore në mënyrë të drejtë dhe brenda një kohe të arsyeshme

11. Përdorimi i lirë i simboleve kombëtare, mbrojtja e kulturës dhe identitetit kombëtar përmes forcimit të institucioneve të pakicave

Neni 3

Nënshkruesit e Platformës së bashku do të marrin pjesë në bisedimet për të formuar  shumicën parlamentare dhe Qeverisë së Malit të Zi dhe do të ndjekin zbatimin e parimeve të pranuara.

/Ulqini Online/

52 Comments

    • Ih, cka po u marrke vesh edhe ti ne politike, aman zotit. Po gjerat duhet lexuar edhe ndermjet rreshtave se nuk eshte fjala per me shite speca, ose rrush, me lyp cmimin per kg. e tungjatjeta. Cka paska ketu te paqarte? Po don me e shkrua: bum komunen?

  1. Mendoj se keto dispozita jan te pa qarta??? DPS-i mundsi me thyer këto detyrime me asni problem sepse ata nuk jane mjaft specifike. Nje grup i politikanëve paarsimuar kan pas mundesi me ba ket nenshkres shume ma mir. Cobanat duket se kan shkrue. Opsioni i vetem per me fituar komunen e Malësis eshte gjykata konstitutionale. Cka mendoni ju Shqiptaret e Malesis???

  2. Pika 8 cka tek asht ??? Pse kan than se nuk ka gja per komune ??

  3. Pocaver, ju thaft dora kush e ka shkrua e pranua e nenshkrua

    • Plotesisht pajtohem me mendimin tuaj, Tyrp per partit shqiptare me prenuar me shkrua keso lloj platforme dhe me prenuar kushtezimin nga boshnjaket. Por kushedin noshta e kan rregullua qe me ken ne nivele lokale ne koalicion me boshnjak.pasi qe sa jane per ceshtje kombetare e kan deshmuar.

      • Mo he burri i dheut,poti Malësort i kan xgijell Ulqinakt mos me lân komunën e plot t’Malësis se Ulqinakt e druon konkurencën.

        • Dode Gjeka, ti vertet ia fut kot. Po cka merre vesh ne keto pune, pash ty. Ku e lexove, kush t’a tha, apo ku e ndegjove kete qe po e thua? Mos bre, se ky Forum eshte serioz, e jo me vjell gjithcka te vjen per fytit.

  4. kjo eshte kopjim prej kushtetutes qe cdo gja asht gjenerale dhe kurgje konkrete

  5. Nese zbatohet kjo plateforme ka permbajtje te mire sepse ceket dicentralizmi i pushtetit lokal, perdorimi i lire i flamurit, permiresimi te drejtave te pakicave, etj. Nese nuk zbatohet kjo plateforme, perfaqesuesit e pakicave, posedojne opcionin e doreheqjes, qe do te rezultonte ne renjen e qeverise, dhe sipas kushtetutes shkuarja ne zgjedhje te reja te parakoheshme, qe do te ishte fatale per Gjukanoviqin. Kjo plateforme ka mundesin reale te zbatohet, jo se Gjukanoviqi eshte vullnetmire, por s’ka tjeter rrugedalje.Rreziku tjeter qendron ne faktin se mund te perdore “ryshfetin”.

  6. realiteti asht ky>
    1. keto kushte jane vetem me qite hi syve ne popullit se asgja konkrete nuk ka
    2. kjo asht karrike per ne se barabar as populli sna beson ma
    3. fatmir gjeka pa platform ka hi, si kta me platform me boshnjak ci tha edhe teksti se jan kunder komunet
    4. tyrp per ne BOSHNAJKT kan ni parti e na kem 7
    me t mira u pashim

  7. Syri gabim e ke. me dirheqjen e 2 deputetve shqiptar nuk bjen shumica. 41 asht shumica. 39 milli, 3 bosna, 1 hrvat= 43 apo?

  8. Nuk e kam te qart perse nuk asht pshi ni shkrim i imi ketu.Por vazhdoj se te them se pika 8 nuk asht aio qe kerkohet shoket e mi. Decentalizomi eshte bartje ose delegim i kompetencave nga pushteti qendror ne ate lokal.
    Cka nenkupton dobsimin e ndikimit te qendres te ni sistemi te organizuar ne pjesen e ati sistemi. Decentralizimi nuk behet nepermjet permisrimit te sistemit te qeverisjes vendore dhe funksinimit efikas, por kalimit te kometencave nga ai qendror ne ate lokal ai ater ben me te qendruashem sistemin demokratik dhe ben krijimin e ni baze te qendruashme edhe per zhvillim ekonomik.

  9. Pyetem ka na dual kjo pjell politikanesh a vertet i meritojm a jane shembelltyra e popullit…sa mir punuaka udba nder ne…si nuk leu noj zog shqiptarit mu dal e mu tha ndaluni more brisa te fatit te kombit…Vaselc si ka mundesi qe te gjithe po shnderrohna ne spektator te thjesht… Aq te zot jan keta uzurpator te fatit tone… Kete pocaver edhe Stalini e kishte nenshkrua…kjo marrveshje personale damkos, perdhunon e zben shpresat tona…jemi te pafat te mjer dhe presim shume nga ata qe kurr ne asnje moment ne nje vend me njerz normal kush nuk kishte prite…fati i zi joni vuloset nga djajt

  10. Te nderuar komentues kam nje pyetje per te gjithe juvet:
    Mbasi qarte po shifet se ky eshte Intelekti, Lidershipi dhe Ajka jone Nacionale ne kete mini shtet.
    Simbas mendimit tuaj si do te duken Partit Politike,Padronet dhe Faktori Shqiptare ne kte shtet sot 20 vjet????
    Me rrespekt.

    • O Kraja i nderuar, pas 20 vjeteve ka gjase qe ceshtja shqiptare ketu do te jete e “zgjidhur”. Elementi katolik po emigron dhe sllavizohet (Shestani), ndersa ai islam po boshnjakizohet. Ku e ke Tivarin, Plaven, Tuzin o Zoteri? Trendet jane te atilla qe nuk premtojne ndonje te ardhme te ndritur. Andaj, derisa te mergates te mos vendosin me u ri-atdhesua me familje dhe te mos ndalet kanceri i indit shqiptar permes islamit (bosnjakizimit), planet afatgjata jane pune e kot.
      Samirja

  11. Shume bukur e kan pasur shpjegua keta te FDI se keta te tjeret (Forca e Gjeka me shoqni) jane dora e zgjatur e DPS, por megjithate ne Malesi kemi preferuar me shumeqe te votojm DPS bashk me Boshnjaket dhe me keta burrat “shqiptar”. Malesia do te korrin pjedhen qe e mbijedh dhe i meriton ate qe voton, andaj mos te ju vyejn keqe aspak.

    • PASHA BESEN SKA DOR ME TE ZGJATUR TE DPS SE KETA BURRAT E FDI PO ME VOTAT E TYRE TE DJEGURA QE E KAN DIT SE SKAN SHANS ME KALUA KUJT I KAN NIMUA A VETEM DPS KSHTU QE MOS TE UA TIEJ ZANIN MA DUKE NA SHIT PATRIOTIZEM MORE FMI **** JUA SE PASHKU ME DALIBOR KAVARIQIN TUAJ PSTTT.

      • Habitem si te eshte aprovua ky koment kaq i pamatur, z. Sinqerisht. Folni kot, pa asnje argument, me bark e jo me koke. Perdorni pakez edhe koken dhe arsyen kur merrni te drejten te vleresoni dikend, e sidomos per gjera kaq te ndjeshme. Kjo qe thoni ju, eshte nje plage e vjeter, ku secilin njeri qe ka dashte te beje dicka te mire per vendin, e kemi njollose. Kjo eshte pjeserisht arsyeja pse jemi aty ku jemi dhe kemi ata qe i kemi per gare politike.

  12. Trojet Tona, une kam ni vrejte per ty, une nuk isha pajtua me ty se duhet me fajsua popullin, qe ka votua DPS ose keta tjeret qe jane dore e zgjatur e saj, edhe nukj kane votua FDIne.
    FDIa ka punua ne teren me shume pak njerz, peshen me te madhe mbi supet e veta e kane bart Antoni edhe Besniku, per te cilet une mendoj se jane djem te mire edhe prej familjeve te mira edhe shume te sinqert. por ke ti aty A*******n i cili eshte teper joserioz edhe i pa sinqert, e po ashtu ni V***l C****j i cili shkon ne pozitivna e bahet kshilltar politik, e nuk i ndihmon djemt ai asht dasht te jet i kycun…

    • Analist, pajtohem pjeserisht me juve, megjithate edhe populli duhet te jene me i vetedisuar politikisht tashme 23 vite. Per FDI mendoj qe pa ndihmen e A*****n (sado qe eshte joserioz) dhe V. C. keta djema te sinqert nuk kishin pasur mundesi as dituri me dale ne zgjedhje. Nese dikuj i pengon posti fakultativ qe ka V.C. ne PCG parti opozitare e nuk i pengon aleanca boshnjako DPS eteheri analiza eshte jo e sinqert.

  13. Une e kam analiyua keshtu e noshta edhe kam gabua, ne emisionin ne Boin
    aspak me i mire ne paraqitje ska ken Doktori se Besniku e Antoni.
    Ne emisionin debata ai Besniku ka qen i shume i qart ne kerkesat e veta cdo her e ka pas me kuj ndaj qeveriet duke thene se aio eshte prodhuasja e te gjitha te kqiave ne kete vend, edhe per me dasht me ardh te ndyshimi duhet te ndryshohet edhe qeveria. Antoni ka her ka kerkuar dorhiekjen e deputetve eshej proteste ndaj ligjeve diskriminuase por kta jane qiesh kane thane po cka dine ky fmi,jo more din se nuk ishte ken studenti ma i mire ne ni fakultet.

    • Pajtohem me juve kur eshte ne pyetje jo-serioziteti dhe pa-aftesia e ketij qe po e quani Ju Dr. Ky Gjonaj me Antonin kane qene shkelqyeshem, megjithate mendoj qe largimi i A***n kishte sijedh me shume vota sepse Malesise i nevoiten njerz serioz, puntor dhe te afte ne fushen e politikes dhe drejtesise.

  14. brenda ni qytetit qe ka banor sa dy her Mali i zi e qe ne bote Tirana niher si qender universitare, e podgoricen vone ka me njoft kush.duhet me dite se Dorheqja eshte:paraqet aktin me te cilin titullari i funksionit publikmanifeston vendimin e vet te dal nga raporti, me te cilin nga ai kerkohet ose pritet dicka tjeter nga aio qe ai eshte i gatshme ta bej.
    Doktori tash me ba me dasht si burrat ai jep dorhikje se per FDI ka ba shume pak e asht dasht me ba ma shume se ne kete kohe malsia ka pas nevoj per te. edhe diaspora e dine shume mire se sa serioz eshte.

  15. O vellezer, të presim edhe pak dhe të shohim se çka po na bjenë këta perfaqësues… Tu japim së paku 100 ditë kohë dhe atëherë të komentojmë, sepse atëherë do të kemi edhe argumente…
    Pra edhe ne si komentues, ju lus që të jemi më konstruktiv për çështjen tonë edhe ashtu të mjegulluar……

  16. Do ju lutesha të nderuar komentues… Të jemi më tolerant me njëri tjetrin, dhe po kështu edhe ndaj këtyre përfaqësuesëve tonë… Të jemi tolerant sepse pas tyre qëndrojnë votat e mbi 3 mijë votuesëve.. Unë për të satën herë po e përsëris se nuk kam mundur të votoj në katër lista shqiptare… por megjitthatë unë nuk dua ti kritikojë përfaqësuesit pa u dhënë mundësinë e veprimit, Ju betohëm se ky ështrë qendrim im për hirë të çështjes sonë kombëtare .. Edhe njëherë për hirë të kombim të jemi më tolerant në këtë 100 vjetor dhe të shikojmë se çka mund të na bashkojë sepse për këtë kemi nevojë

    • Sinqerisht, nese vertet e ke sinqerisht, po me pelqen qendrimi yt. Lehte eshte me kritikua, por duhet te gjithe me e pyet veten – ku shim edhe ne gjate fushates? Cfare ishte kontributi yne per mirevajtje te punes dhe sigurimit te votes e vendeve? Pse ne, nuk jemi vetkritik, por me gure e dru i sulmojme te gjithe: si ata qe kane fitua dicka, si ata humbesit? Shikoni te tjeret sa bukur i komentojne rezultatet zgjedhore.

  17. Met tha menja se po plas lufta…tolerant e tolerant…po ua merrni ryben..e po i trypnoni…i kan pas 23 vjet edhe 100 dite sjan shume

  18. Mir thon se gjicka del en drit, heret a von, po ty sinqerisht si nuk tvjen barre me than mos komentoni, ni an ke te drejt se kta primet sa per tu komentuar, por kite me u da me veprua tjeter qysh, me ja nis me protesta tan shqiptart e Malsis ci e kan votua Vasil Sinisen, e Gjergjushen, e me i hiq atyjte se nuk va kem llan voten per me ja llan DPS-it. Se ashtu kishim dit edhe na me ja llan direkt. Nuk e di se me cfar ftyret kan me dal para Malsiet kta njerz, me siguri kan me i digj e me i cua en ferr.

    • ty tlumte!!! qe ti dijke cka asht politika…thirre edhe FDIne ne proteste ruej se harron…

    • thirre edhe FDIne ne protesta mos harro….vec te dijsh se kta ci i kem zgjedh vet e ti e tan tjert ktu skan ge per keso marrinash

  19. Ne na duhet me nderua Dr se i ka titullin, por en Malsi nuk asht bolle vetem titulli, por nevitet edhe dicka tjeter, prej ti asht prit shume ma teper, por en politik ai asht i ngjashem me kete platformen e pakicave ska thane kurrgja konkrete, ai duket se e rua bishtin, ndersa tek Antoni e dallon ne mnyren e te folurit e shef en sy se e ka me shpirt e me zemer me mbrojt Malsin edhe se asht i sinqert, ati duhet ti ndihmojm se ne qoft se nuk prodhojm ni politikan te sinqert por nje mbas tjetrit tradhtar na kem krye e une mendoj se as Dr nuk asht ma i mire se V…..l Si…aj.

    • Jo vetem ne Malesi, Sinqerisht. Askund nuk mjafton titulli, por – megjithate – titulli eshte nje garance qe dikush, se paku ne nje fushe ka bere dicka. Po te ishin te lehte titujt, do ishim stolise edhe ne disa me ata. Une, kam respekt per tituj, por – pajtohem se politika eshte megjithate nje mejshtri qe nuk varet vetem prej personit, por votave. Si me i marre e meritua ato, eshte nje vister faktoresh qe ndikojne. Nuk mendoj se eshte ndonje humbje pse nuk kane fitua, as per ne as per ata. Ata e kane nje pervoje, ndersa ne, shohim a kemi gabua qe nuk i perkrahem, apo jo.

      • Sa kemi ne Malesi njerez me tituj? Mundesh ne gishta te duarve me i numrua. Edhe ata qe i kemi, zakonisht punojne jashte vendit. Pjesrisht edhe per kete shkak, nuk kemi kapacitet politik te mjaftueshem per garen elektorale. Une, i di disa emra qe neper vende ku punojne dhe veprojne me tituj, jane shume te respektuar.

  20. Platforma e Forces eshte tyrp dhe barre me pa dikush, po cfare platforme more kjo? Vaseli mendshim po heshte, nuk besoj se Vaseli e perkrah kete platforme, kjo eshte nje aventur e Cungut per interesa te ti personal ….

    • Po ia fut kot Ivezaj. Jo vetem qe nuk ke njohuri per programin dhe Platformen, por as nuk ke ide pse Vaseli po hesht. Mos u merr me gjera qe nuk i njeh. Nuk eshte marre mos me di, por eshte budallaki nese nuk din – sesa pake din. Une nuk jam ne asnje parti, por e di se Forca nuk e meriton kete vleresim. Pra, merru me gjera qe te shkojne perdore i nderuari Bajraktar.

      • samire, nket rast ke t bajsh me njerez ci nuk din me ba me gisht ku asht tuzi e jo ma shume…Vaseli ka arrit te siguroj komunen e Tuzit-do ta shihni kete shume shpejt…hesht?-shume here heshtja thote ma shume se fjala Ivezaj….a e perkrah platformen, t betohem se ti ske lillje per kete pune ma shume se ke lillje me Jurij Gagarinin…

  21. kenkan prish angj… g…. e an… lu…. sa po e ulin tash posht angjellin kta te fdis. se deri dje i kan pajt si ata e askush tjeter. kekan tverteta fjalt se jan prish per pare

    • ne nje koment ma heret ne nje teme tjeter ju kam pas thane se naten e marteses se a*******t, b*****u, v*****i e a*****i u shashin ne troja n lillje me paret…kini pa qjesh ater…e more njerez po ata sjan ken n ket loj per nojsen tjeter. N fakt A****i po, por asht injorant e naiv i shkreti ai. V****i asht pioni i ANBse, B*****u asht gjithmone unte e A******i nderton shpia…t gjithe ne plus-a***i djeget…por ndasht se kte ja kan than shume dashamires te tij e ai i ka perqesh…

  22. Une nuk jam i FDIse por po ia spjegoj keti trojet tona qe me se si e kam analizua punen e antareve te Fdi, edhe Shkb na ketu po debatojm per ni tem dhe jo se kush asht prish me kane, edhe kush asht pjes FDIse Iniciativs Alternativs etj, as me trensmetua muhabetet e kafeneve si po ben ti, ti me kete koment je jasht temet…

  23. gjanat qe ndodhin neper kafe , fliten neper kafe edhe jasht tyne. sidomos kur subjekt jan ata qe vehtja ju duket se kur ecin tokes, me krye e teshin qjellin

  24. Asgje me teper : tyrp ju qofte!
    Ku ini lider dhe ish deputetet e partive shqipetare.
    Ne mos heshtja e juaj eshe pajtim.
    Ne mos pritni edhe ju ndonje dramce qe te ju mbesi.
    Po kejo gjithkuj i perngjan por jo nje plateforme.
    Me teper jane parime politike, pa kushte, pa data.
    Plateforma do mund te ishte nje fjali:
    DJUKANOVIC< PLOTESOJI PREMTIMET QE NA BERE TESH 23 + vite.

    As nuk kemi pritur me teper prej gjashte (6) perfaqesuaseve, me dy mandate.

    Anton Lulelgjuraj. Bashkangjitu Dritan Abazovic (25 vjecare). nUk do te jeshe i ri. Teper i ri per keta persona me plot njerezim, sepse…

    • Cka je cua peshe ti Dardani? Mos shkreto se politika nuk eshte me pre dru. Edhe nese presin dramca, kuptimi i angazhimit politik gjithmone eshte me fitua dicka, e jo me humbe. Fundi, keta njerez kane hy ne gare, kane sprovua vetin, por edhe trupin zgjedhor. Jane angazhua sa kane pase mundesi dhe perkrahje. Pa hy ne uje, nuk mesohet noti – o Dardani.

      • bravo dardani: antoni ja humbi mandatin Vaselit e Dritani ja humbi Gencit….pyetu pak se kush i futi ne politike??? votat e Antonit i shkuan DPS e votat e Dritanit Pozitivnas q ne fund i shkuan DPS!!! logjika jote thote se ata sjane te ri-pajtohem me ty, sepse sikur te mos te ishin te ri sdo te kishin te drjete te kandidohen, por..jane paguar shume mire, bile ste shkon menja sa qe ta bejen kete qe e bene.por duhet me dijt se populli nuk ahst budall, kta dy persona kurrma ne jete sjane te zotet ti marrin nga 100 vota sepse u doli boja shpejt.do te bindesh se zgjedhje do kete prap dhe shpejt.

  25. po menoj cka kite me na nodh me kene kta komentues udheheqesa te popullit?! ska pergjigje por jam i bindur se njerezit e ketille “dy berre te vizatueme ne leter me jau dhan mi ruejt t kishin me ti hup
    ‘!!! e cka kishin mi ba popullit?Politika eshte loje-e lojtar ne politike eshte fituesi e jo humbesi.e nese humbesi vazhdon te qaj si ju disa e te fyeje fituesin kjo eshte shenje se edhe ne lojen tjeter do te jete humbes..nese dikush mendon se ma mire te humbesh se te fitosh dicka allaversen gjithmone i humbur qofte.une jam me fituesin qe nga 2006 e deri ne se paku 2050..ju shani-se sdini…

  26. Te lumte Samirja! Me pelqen si i trajton gjerat. Ke nivel ne te gjitha aspektet. Vetem vazhdo se kemi nevoje per zgjueresi. Pershendetje!

Comments are closed.