Presidenti Vujanovic nisi bisedimet për mandatarin e qeverisë së re

Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanovic, nisi sot bisedimet me kryetarët e subjekteve parlamentare në lidhje me propozimet për mandatarin në krijimin e qeverisë së re.

Ai sot pati bisedime me Nazif Cungun – kryetarë i Forcës, Fatmir Gjeka – kryetarë i Partisë Demokratike, Rafet Husovic – Partia Boshnjake, Marija Vucinovic – Iniciativa Qytetare Kroate dhe Darko Pajovic nga partia Mali i Zi Pozitiv. Bisedimet me të gjithë përfaqësuesit e partive tjera do të vazhdoj nesër.

Cungu pas takimit me presidentin e shtetit tha se për pjesëmarrjen e Forcës në pushtetin ekzekutiv do të flasin kur mandatari të jetë i njohur, dhe sqaroi se nuk u takon atyre të propozojnë se kush do të jetë mandatarë.

Gjeka pas takimit me presidentin tha se ka siguruar përkrahjen për formimin e Komunës së Malësisë. Ai sqaroi se presidenti Vujanovic tërësisht e përkrahë formimin e komunës së Malësisë.
Gjeka shpreson që së shpejti do të festojnë formimin e komunës dhe sqaroi se për pjesëmarrjen e koalicionit që përfaqëson në qeverinë e re do të bisedojnë me mandatarin e ri. /Malesia.Org/

18 Comments

  1. Hajt se ishalla po shohim edhe lajme te mira se me kto tjerat u gime !

  2. Po presim pak me pa se cpo bahet, le te shpresojm se nuk do te rrejn shkijet prap.Edhe ket po e bajn nga presioni e Amerikaneve dhe UE se pasha buken su kishte ra nder mend kjo pune, por presjoni nga jasht.Nejse me pa njeher se cpo ndolle mos te ngutemi per me u gzua hala.Tek e fundit nje komun qe na takon po e lypim o burra, do te ishte mir te bashkohemi me shqipni e jo nje komun, por po shkojm STEP by STEP dhe besoj se komuna do te merret shum shpejt.

  3. Le te na e japin ate qyqe KOMUNET se edhe vota nga Malsoret kjo partia e DPS kan marr bolle, ma shum se tana partit shqiptare bashk.. aferim ju kjoft, se as dreqi se din punen tan. Dalt hajr kjo pune, se sdi cka me than tjeter.

  4. GJYKA Ju i gjykoni gjerat shume drejte dhe gjithehere nga besimi qe ke pret me shume nga te tjeret
    Une kurr nuk jam pesimist por gjerat nuk jane mire tani aspak, atehere edhe shresat po mendoj se jane minimale
    Shqiptaret po refuzojne te merren vesh nder vedi,kjo eshte katastrofa jone.
    Kur vjen puna per poste e pushtet te armiku te gjithe “Padronit e Djallit” i rrine “Gaditur”, kurse bashkarisht shqiptarce nuk kane Zot te ulen ne tryezen e marrveshjes.
    Te rrime me shprese se Zoti nuk heqe dore prej nesh edhepse sot nuk jemi te drejt dhe as unik.
    Pershendetje dhe suksese i nderuari…

  5. shume interesant, vec krahasoni per cka flet cungu e cka gjeka.
    ketu doli ne pahe, se kush kushtezoj me komune te malesis, mbas krejt spekulimeve mire qe nisen me u deklarua. po ku qyqen jan iniciativa qytetare, po alternativa, pse nuk ndegjohen per te gjalle.

  6. Citoj “Gjeka pas takimit me presidentin tha se ka siguruar përkrahjen për formimin e Komunës së Malësisë. Ai sqaroi se presidenti Vujanovic tërësisht e përkrahë formimin e komunës së Malësisë.
    Gjeka shpreson që së shpejti do të festojnë formimin e komunës dhe sqaroi se për pjesëmarrjen e koalicionit që përfaqëson në qeverinë e re do të bisedojnë me mandatarin e ri.” e tash me pa si e komentoni ju Vaselashat,Nimanbegashat e Nazifashat kete? Fatmir Gjeka eshte burre per dallim nga keta Ulqinakt e juve te dashur te cilet shkuan bashke ne qeveri me boshnjaket te cilet “na perkrahin” per…

    • …per komune. Gjithsesi Fatmir Gjeka tu gjatt jeta, faleminderit dhe pune te mbare!

  7. heeeeeeeeh pun e kryeme. i paska than Filipi se e perkrah komunen!!!!!!!
    e perkrah e? e perkrah edhe Milli . tash vec sa te perkrahin edhe Amfillohije Radoviqi

  8. Pata 2 muajve edhe pa e dvet Milli na tha se e perkrah komunen, bile ata me gisht!!!!

  9. se a e perkah a po jo milli apo filipi kete gje te gjithe e dim, por duhet te jemi real sepse se paku nga keta politkan edhe pse ska pesh fjala e gjekes me e permet poe permet komunen e malsis ndersa cungu e keta tjert po na flassin se do perkahin cilin do kandidat te dps-it tyrp

  10. ashtu asht por kem me pa sa kush ka me punua kur ti zan karrikat

  11. Aj edhe Cungu kite me permet komunen por se lan keta Boshjakt, hahahaha. Katastrof, Koalicioni shqiptar, dhe fatmir gjeka qe disa po e shajn, po ec rruges per realizimin e kerrkeses primare politike qe kane shqiptaret, komunen e Malesise. Cungu asnje fjal nuk e ka bisedua per komune, tyrp.
    shumices qe kesajt shane, perulen dhe dezinformuen, kan hup tash, p[o shifet qart se kush po punon dhe ka primare komunen e malesis.

  12. Pershendetje Trieshi, mire qe jeni optimist se pesimizmi nuk asht i mire. Sa per mue, mbasi qe gjendjen momenntale te Malesise nuk kam mundesi ta ndryshoj, mundohem besimin mos ta hupi. Mue me shqetson me se shumti dhe me deshpron mungesa e marrveshjes, fyerjet, prekja deri edhe ne familje nga njerzit tone ne kto medija te mira por te keqperdoruna nga disa. Mire apo keq, te gjitha keto tjerat kalojne, kurse na, pasardhesit tone mbesim, prandaj, sado qe e tensionuer te jete gjendja, kam apelue te permbahemi nga keto dukuri. Nuk thom qe asht chdogje ne rregull, por don Zoti e behet mire.

  13. Pritni pak se asgje ebde nuk dihet, do te shofim sa kush do te perkushtohet me sinqeritet me punua per komun, dhe te drejta te tjera qe na takojn. Mos u ngutni le te formohet kjo qeveri………….. dhe te shofim se cka do te behet..dal nga dal mos kceni kaq shpejt.

  14. Urime Gjukanoviqit ishalla na tregon ata cka ka tregua per nje cerek shekullit…i mban premtimet siç i ka mbajtur e na prosperojme ndashte zoti ma mire se deri tash…e shpresoj se zoterinjet e FDI ruajne harmonin e brendshme e nuk ndoll kjo qe thuhet (ketu) se jane percare…une shpresoje qe jo…

  15. Po po prap se prap kur ti zan karrikat kem me pa se kush sa punon
    por asht ni pun e keqe se kur ule ne karrik nuk te bahet me punua gja vec jav zen frymen edhe atyre tierve.
    Me cudit pak puna e kryetarit te komuns si nuk po i tihet ndonji fjal kun se malesia e meriton me nije dic prej tina.

  16. Hahahhahahah sa te dinak jan disa ne kete forum … Pse menoni se me permet komunen me vujanoviqin asht krye puna ..jo more komentues komuna kerkon pune edhe ata pune qe duhet me deshmua para ligjit dhe politikes. Punen me te mire ketu kan ba Vaseli e Genci qe kan punua elaboratin dhe dorzuar ministive gjegjese per realizimin e komunes . Ajo shpejt ka me u realizua . Ju duhet ta dini se as njeri me me vullnet se Vasel sinishtaj nuk eshte marre me komune gjithashtu asnji nuk do ta sjell komunen vetem angazhimi i Vaselit qe ka ken konkret dhe i perpiket. Keta qe shenova u e te gjithe e dini po

  17. Por disa e kan veshtir ta pranojne , dikan nuk len politika qe eshte kundershtar e dika inadi qe ka drejtpperdrejt per IQ dhe Vaseli . Fatmiri sigurisht do te punoj edhe ai sa te muj por…me sa e pash ne lajme deklaraten e tij i lodhun mu duk .. Keq i shkonte lidhja e fjalive

Comments are closed.